
Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

Ronaldo kthehet tek Junajtid, por me menaxherin në krah, diskutohet e ardhmja

Shkruar nga Adriatik BALLA 27 Korrik 2022

Kristiano Ronaldo po e mban “në ajër” Mançester Junajtid, duke kos ia dhënë fjalën se do të vazhdojë me këtë klub edhe në sezonin në vazhdim. Shkak është se “djajtë e kuq” angleze nuk marrin pjesë këtë sezon në Champions League dhe Ronaldo e ka të vështirë të luajë me një skuadër që nuk i siguron ambicien për të qenë fitues i trofeut më madhor për klube në Europë. Nga ana tjetër, klubi i ka vënë piketat e tij dhe mendon se lojtari do të qëndrojë sepse është nën kontratë. Por dje Ronaldo zbarkoi në klub pas shumë ditësh mungesë, por i shoqëruar nga menaxheri dhe mediat britanike aludonin për bisedime që e shohin portugezin larg Mançesterit, pra do të largohet drejt një klubi që luan në Ligën e Kampioneve. Kështu, sipas informacioneve, Kristiano Ronaldo dhe Jorge Mendes kanë zbarkuar në qendrën sportive të Mançester Junajtid, paraditen e sotme, teksa kjo është hera e parë që ylli portugez ballafaqohet me trajnerin e ri të “djajve të kuq” Erik Ten Hag. Ronaldo nuk u paraqit në nisje të grumbullimit, duke mos dhënë arsye, megjithatë klubi anglez preferoi rrugën e heshtjes, për të mos krijuar konflikt mediatik, gjithsesi duket se pas vendimit të portugezit fshihet pikërisht dëshira e tij për t’u larguar. Mediat britanike raportojnë se Mendes ka shoqëruar Ronaldon sot në “Carrington”, pasi dëshiron t’u bëjë të qartë drejtuesve të Mançester Junajtid, se ylli portugez do të largohet brenda merkatos së kësaj vere. Deri tani kartoni i Ronaldos u është ofruar disa klubeve, mes të cilave edhe Atletikos së Madridit, që mbetet për momentin pista më e mundshme, megjithatë fillimisht Mendes duhet të bëjë punë bindëse me drejtuesit e Mançester Junajtid. Këta të fundit shpenzuan rreth 15 milionë euro një vit më parë për të rikthyer Ronaldon në “Old Trafford” dhe i dhanë një pagë prej afërsisht 28 milionë eurosh, ndaj nuk janë të gatshëm ta lënë të largohet, pa marrë në këmbim një shifër prej të paktën 10-15 milionë eurosh. Ndërkohë, ndonëse prej disa kohësh përflitet nënshkrimi i kontratës së yllit portugez me Atletikon e Madridit, akoma asgjë nuk është zyrtare. Nuk ishte më saktë, pasi e dashura e tij Xheorxhina Rodriguez, së fundmi e ka nxjerrë zbuluar Ronaldon. Krejt papritur, bukuroshja argjentinase ka nisur të ndjekë në Instagram Karla Pereira, gruan e trajnerit të “Los Colchoneros”, Diego Simeone. Ky veprim nga ana e Xheorxhinës vetëm sa iu ka hedhur benzinë dyshimeve e ndjekësve.
Më të lexuarat


Edi Reja “skanon” kuqezinjtë: Bajramin e shoh tek Fiorentina, kurse Asllani ka nevojë të përmirësohet

Vllaznia e Josës me pretendime titulli, edhe blerjet bëhen për këtë objektiv

E dashura 22-vjeçare për pak sa nuk e vrau, del nga spitali personazhi i njohur i showbiz-it/ Ja akuzat që rëndojnë ndaj saj

“Finalet nuk luhen, fitohen”, Reali kampion absolut i Europës për 2022, barazon Milanin dhe Barcelonën, Benzema me Ançelotin futen në histori

Taulant Stërmasi: Luiza Gegën e shpërblen ligji, por vendi i pestë në botë meriton më shumë

Trajneri Xhiovani Kolela prezantohet tek Partizani, shtohen kuqezinjtë e rinj në Serie B italiane

Reali i pandalshëm, fiton Superkupën e Europës

Historia e Majk Tajsonit me tigrat, nga kafshimi i krahut tek denoncimet e fqinjëve

Mjeshtri i madh Mehdin Zhega, teknika dhe interpretimi

Skandali i merkatos së verës, futbolli shqiptar nuk është më tërheqës, mungojnë emrat e mëdhenj
