BREAKING NEWS

Blindohet Kombinati, Rama: Ushtria nuk do të lejojë makina në treg, tunel higjienik dhe largohen ambulantët

Blindohet Kombinati, Rama: Ushtria nuk do të lejojë makina në
x

Sport

Ronaldo me rekord të ri, bën 1000 ndeshje në karrierë, shifra jubile përballë Berishës

Ronaldo me rekord të ri, bën 1000 ndeshje në karrierë,

Një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, Kristiano Ronaldo, do të regjistrojë këtë fundjavë një rekord të ri dhe bëhet fjalë për numrin e ndeshjeve të luajtura në karrierë. Këtë fundjavë ai do të jetë “Mister 1000”, duke qenë ndër ikonat e këtij sporti dhe padyshim tepër i suksesshëm edhe si golashënues. Kështu, referuar medieve sportive italiane, Kristiano Ronaldo e ka kthyer në ritual thyerjen e rekordeve. “Ylli” portugez në këtë 2020 po udhëheq një Juventus në vështirësi në planin e lojës, por 5 herë fituesi i Topit të Artë, para se të përqendrohet të Champions League, për të provuar që ta fitojë si bardhezi, do të arrijë një rekord që e kanë festuar shumë pak kampionë të futbollit: 1000 ndeshje si profesionist në një stadium që do ta admirojë për herë të parë për se gjalli (“Paolo Mazza” i Ferrarës, në SPAL-Juventus). Mesi shumë futbollistëve që kanë arritur 1000 takime në karrierë si profesionistë (flasim për emra të mëdhenj si: Maldini, Sejdorf, Roberto Karlos) Kristiano Ronaldo rezulton të jetë më “i shpejti”, duke e kaluar këtë prag në 18 sezone. Kjo tregon për profesionalizimin dhe kujdesin e veçantë për trupin, deri në të qenit maniak, gjatë gjithë karrierës së tij. Nga viti 2002 deri më sot, Kristiano Ronaldo ka luajtur 835 ndeshje zyrtare në nivel klubesh dhe 164 me përfaqësuesen e Portugalisë (ka fituar Europianin e fundit). Është golashënuesi më i mirë i luzitanëve në histori me 99 finalizime. Objektivi i tij është të bëhet lojtari i dytë në histori që shënon më shumë në nivel përfaqësuesesh (rekordin e mban Ali Daei i Iranit). Në total, me klubet dhe përfaqësuesen, ka shënuar 724 herë me një mesatare prej 0.72 gola për ndeshje. Duhet të pranojmë se Kristiano Ronaldo futet në rangun e “dinozaurëve” në futbollin botëror, duke u krahasuar me legjendat Pele, Maradona, Zidane, Myler, Romario etj, pa harruar dhe argjentinasin Mesi, me të cilin ka 12 vjet që rivalizon.