BREAKING NEWS

Lëvizje e rëndësishme! Romeo Kara çon në SPAK dosjen e bujshme të CEZ (Dokumenti)

Lëvizje e rëndësishme! Romeo Kara çon në SPAK dosjen
x

Sport

Ronaldo: Në këtë moshë kisha menduar të peshkoja, por me këtë formë synoj sërish Champions

Ronaldo: Në këtë moshë kisha menduar të peshkoja, por

Ai është padyshim një nga më të mirët në botë, ndoshta një nga më të mirët e historisë së lojës së futbollit. Kristiano Ronaldo ia ka dalë të shndërrohet në “yll” falë punës së madhe që bën, disiplinës së hekurt në programin stërvitor, vullnetit dhe përkushtimit si askush tjetër, por edhe besimit të madh në vetvete. Ka shumë me talent, por askush s’bëhet i madh pa punë. Ronaldo e vërteton këtë. Ndërkohë, Kristiano Ronaldo festoi të mërkurën 35-vjetorin e lindjes. Është rasti në fakt, për të bërë një bilanc të karrierës së tij. Në një intervistë të fundit, “CR7” veçoi edhe një herë golin që i shënoi legjendës Bufon si më të bukurin e repertorit të tij. “Goli im më u bukur është ai kundër Juventusit, ai me roveshatë, është pa dyshim më i vështiri”, u shpreh Ronaldo. Edhe pse po i afrohet 20 viteve karriere si profesionist dhe numëron trofe të shumtë me klubet ku ka luajtur por dhe në aspektin individual, portugezi ka ende shumë uri. “Aktivizimi me Juvetusin më jep mundësinë të fitoj Championsin. Kemi një skuadër të mirë, por e dimë që do të jetë shumë e vështirë”, theksoi Ronaldo. Pas festës së surprizës që i bëri e fejuara Xheorxhina (i dhuroi një automjet me vlerë 600 mijë euro), Ronaldo dha intervistë për “Canal 11”, duke kujtuar se nuk e mendonte që do të kishte këtë karrierë: “Nuk e kisha menduar kurrë që do të fitoja atë që unë kam arritur. Imagjinoja se në moshën 35-vjeçare do të isha duke peshkuar në Madeira. Janë shumë faktorë që ndikojnë në suksesin në Champions, por i kemi cilësitë për t’ia dalë mbanë. Do të ecim para hap pas hapi”, përfundoi Ronaldo. Ndërkohë, trajneri Zinedin Zidane është shprehur me nota të larta për sulmuesin portugez, pasi falë golave të tij, ndër të tjera, ia doli për tre vite rresht të fitojë Champions me Realin e Madridit. Sipas një ish-madrileni, Stiven MekManaman, Zidane mund t’i bashkohet Juventusit sezonin tjetër dhe mund të bashkohet në këtë mënyrë me Ronaldon. “Nëse ai e fiton ligën dhe largohet, atëherë do të jetë një radhë e klubeve që do ta duan atë si trajner. Sa i përket spekulimeve për Juventusin… ai ka luajtur atje, flet italisht dhe atje e konsiderojnë hero, kështu që s’do ta kishte të vështirë të shkonte atje. Ai s’do ta kishte të vështirë sepse Juventusi është shumë dominues, e njeh Kristianon shumë mirë dhe i njeh mirë shumë lojtarë të asaj skuadre. Nuk e di se si është situata e Mauricio Sarrit në Juventus, por për momentin ata po luajnë mirë dhe janë të krye të tabelës. Mendoj se Zidane mund ta marrë postin e trajnerit në cilindo klub. Të gjitha klubet do ta donin atë për shkak të rekordit të tij dhe për shkak të arritjeve që ai i ka siguruar në një periudhë të shkurtë kohore. Pse mos ta marrë edhe Juventusi?”, nënvizoi MekManaman. Nëse bëhet bashkë Ronaldo me Zidanin, atëherë suksesi është i garantuar.