BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Ronaldo në lot dhe me të kuqe në “Mestaja”, Juve me 10 vetë shkatërron Valencian

Ronaldo në lot dhe me të kuqe në “Mestaja”, Juve me

Kristiano Ronaldo e nisi me karton të kuq aventurën e tij në Champions League këtë edicion. Pas nëntë vjetësh me fanellën e Realit të Madridit, Ronaldo këtë sezon luan për Juventusin. Dhe “Zonja e Vjetër” ka ambicie për trofeun, duke qenë se ka krijuar një superskuadër. Mbrëmë në “Mestaja” të Spanjës, Juventusi u përball me Valencian, në duelin e parë të grupit H të UEFA Champions League. Ishte një ndeshje e tensionit të lartë, provokuar nga agresiviteti i tifozerisë vendase, por edhe rivaliteti i ashpër në fushë. kjo ndeshje bëri bujë sepse Ronaldo doli me karton të kuq në minutën e 29-të.

Një përplasje pa top me një mbrojtës kundërshtar dhe një lëvizje e dorës në nervozitet, ku i kërkon kundërshtarit të ngrihet në këmbë, u interpretua nga gjyqtarët si gjest antisportiv dhe për pasojë Ronaldo la fushën duke qarë. Deri në atë moment Juventusi pati tri raste të pastra shënimi, por dy herë Mandzukiç e një herë Khedira dështuan ta çonin topin në rrjetë. Kur Juve mbeti me 10 vetë Valencia rriti presionin në sulm, por në minutën e 45-të, spanjollët shkaktojnë penallti që shndërrohet në gol nga Pjaniç. Në pjesën e dytë ishte sërish Pjaniç që realizoi golin e dytë, edhe një herë tjetër nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë drejtim fitores së Juventusit.

Valencia rriti ndjeshëm forcën sulmuese, por nuk ia doli të çante mbrojtjen italiane. Madje në fund Valencia humbi një penallti. si përfundim fiton Juve 2-0. Po në këtë grup, Mançester Junajtid nuk e vuri në diskutim fitoren përballë modestëve të Jang Bojs në fushën e zviceranëve, duke fituar 3-0. Po mbrëmë, në grupin E, Bajerni i Mynihut nuk e diskutoi fitoren në Portugali përballë Benfikës 2-0, ndërsa Ajaksi shkatërroi AEK-un e Athinës 3-0. Në grupin F ndodhi edhe surpriza më e madhe, Mançester Siti pëson brenda në fushën e tij dy gola në pjesën e parë nga Lioni, duke tejkaluar çdo parashikim. Edhe pse ngushtoi në pjesën e dytë, Siti e humbi ndeshjen 1-2.

Në të njëjtin grup, ukrainasit e Shakhtarit barazuan 2-2 me Hofenheimin, duke krijuar një gjendje mjaft enigmatike që në startin e këtij grupi. Në grupin G, dueli më i fortë ishte ai midis Realit të Madridit dhe Romës, por u fitua thellë e pastër 3-0 nga “Los Blancos”. Isko shënoi ën fund të pjesës së parë, kurse në pjesën e dytë shënuan Bejl dhe Diaz. Dueli tjetër, Viktoria Plzen-CSKA Moskë përfundoi në barazim 2-2.

Grupi E

Benfika-Bajern            0-2

Ajaks-Aek Athinë       3-0

Grupi F

Shakhtar-Hofenheim   2-2

Mançester Siti-Lion                1-2

Grupi G

Real Madrid-Roma                 3-0

Viktoria Plzen-CSKA Moskë 2-2

Grupi H

Valencia-Juventus                               0-2

Jang Bojs-Mançester Junajtid             0-3