Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ronaldo rrëmben çmimin “Goal 50”, lë në hije Mesin e Nejmar

Postuar: 15/11/2017 - 07:50

Kristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë për vitin 2017. I ka fituar shumicën e çmimeve dhe trofeve dhe i mbetet edhe një i fundit dhe në fakt më i madhi, “Topi i Artë”, që jepet nga “France Football”. Portugezi mori dje çmimin e radhës së futbollistit më të mirë, pikërisht nga tabloidi ndërkombëtar sportiv “Goal.com”, i cili kishte marrë në analizë me dhjetëra futbollistë e në fund zgjodhi 50 më të mirët e ku portugezi Ronaldo zuri vendin e parë, duke lënë në hije Mesin e Nejmar që nuk u radhitën as në treshen e parë të votimit. Gazetarët nga 37 edicionet e “Goal” nga vende të ndryshme të botës kanë votuar për 50 më të mirët në 10 vjetorin e çmimit për 50 futbollistët më të mirë në botë. Kështu, ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Kristiano Ronaldo, e ka fituar çmimin “Goal 50” si lojtari më i mirë për vitin 2017, i ndarë nga ueb-sajti ndërkombëtar i lajmeve nga futbollit, “Goal.com”. Sulmuesi 32-vjeçar e mbrojti titullin pasi e ndihmoi Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve për të dytën herë më radhë, si dhe La Ligën. Ronaldo e mposhti portierin e Juventusit, Xhixhi Bufon, Luka Modriçin dhe Lionel Mesin për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë në botë në 12 muajt e kaluar, sipas vlerësimit të gazetarëve të “Goal.com”. Ronaldo i shënoi 25 gola në 29 paraqitje në triumfin e Realit në La Liga, por ishte Liga e Kampionëve ajo në të cilën portugezi shpëlqeu përsëri. Mesi, i cili ka pasur statistikat më të mira individuale gjatë 12 muajve të fundit, është vlerësuar vetëm si i katërti në botë nga Goal.com, për shkak të mungesës së titujve, përveç të “Copa Del Rey”. Lojtarë të mëdhenj që nuk kanë zënë vend në top 50 janë Gareth Bale, Andres Iniesta, Arjen Robben, Kevin de Bryjn dhe Serxhio Aguerro. Pas një starti jo të lehtë këtë sezon me Realin e Madridit ylli i “Los Blancos”, Kristiano Ronaldo duket se tashmë ka dalë me letra të hapura duke refuzuar të nënshkruajë kontratën e re që do të zgjaste qëndrimin e tij në “Bernabeu”. Siç u përfol para disa ditësh portugezi nuk kishte ndërmend ta firmoste kontratën e re, duke i qëndruar asaj aktuale e që përfundon në vitin 2021, por tashmë mësohet se kushtet e yllit 32-vjeçar kanë ndryshuar. Një Ronaldo i nervozuar, siç raportojnë mediat spanjolle, i ka komunikuar presidentit Florentino Perez vendimin për t’u larguar nga klubi mbretëror që në fund të këtij sezoni, përkatësisht në 30 qershor, për një çmim të arsyeshëm siç ai vetë e ka cilësuar termin financiar. Arsye që ka ndikuar në vendimin e prere të yllit portugez duket të jetë fakti se ai nuk ndihet më i vlerësuar në ambientet e “Santiago Bernabeut”. Më poshtë paraqitet lista me 20 lojtarët që u renditën të parët nga 50 gjithsej të vlerësuar nga “goal.com”.

20 më të mirët nga lista “Goal 50”

1. Cristiano Ronaldo

2. Gianluigi Buffon

3. Luka Modric

4. Lionel Messi

5. Sergio Ramos

6. Neymar

7. Kylian Mbappe

8. N'Golo Kante

9. Paulo Dybala

10. Toni Kroos

11. Marcelo

12. Eden Hazard

13. Isco

14. Dani Alves

15. Leonardo Bonucci

16. Thiago Alcantara

17. Harry Kane

18. Pierre-Emerick Aubameyang

19. Robert Leëandoëski

20. Luis Suarez

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 52

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 10:32

Manchester United nuk ka humbur dhe kohë dhe menjëherë pas shkarkimit të Mourinhos, ka gjetur trajnerin e ri.
 
Drejtuesit kanë vendosur t’ia besojnë stolin një ish-legjende.

Postuar: 19/12/2018 - 07:46

Dy ditë më parë lajmi se Michael Schumacher kishte dalë nga gjendja e komës dhe mund të ecte bë

Postuar: 19/12/2018 - 07:19

Mançester Junajtid po përjeton një periudhë të trazuar, për shkak të pozitiva të dobëta në rendit

Postuar: 19/12/2018 - 07:17

Elseid Hysaj mbetet “as këndej e as andej”.

Postuar: 19/12/2018 - 07:16

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë interesante të saj, ku ekipet po përpiqen të bëjnë maksim

Postuar: 18/12/2018 - 20:04

Pas deklaratave të bëra nga Wanda Nara në emisionin “Tiki Taka” mbi Mauro Icardi-n (&

Postuar: 18/12/2018 - 19:25

Manchester United me një status në “Twitter” njoftoi sot ndërprerjen e marrëveshjes m