Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ronaldo shënon më shumë, por golat e Mesit janë “pesha të rënda”

Postuar: 20/11/2019 - 07:22

Ata të dy kanë hyrë në historinë e futbollit tashmë, por kanë një luftë të ashpër me njëri-tjetrin se kush është më i miri dhe ka gjasa që ky rivalitet të vazhdojë edhe disa vite. Sepse Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo po rivalizojnë fort me njëri-tjetrin për më të mirin e botës. Jo pa polemika, portugezi dhe argjentinasi kanë fituar nga 5 “Topa të Artë”. Sa u përket golave me përfaqësueset respektive, ka një ndryshim të madh në numër në favor të portugezit, por kur llogaritë bëhen me forcën e kundërshtarëve që kanë patur përballë, bilanci është në anën e Mesit. Është e vërtetë që Ronaldo ka shënuar 99 gola me Portugalinë, por vetëm 28 prej tyre (29%) kanë qenë kundër skuadrave që renditen në “top 50” (më të mirat e botës). Në rastin e Mesit, 57 nga 70 golat e tij me Argjentinën janë realizuar kundër grupit të skuadrave “top 50”, kështu që efikasiteti i Argjentinasit rritet në 82%. Statistikat janë marrë nga “Goal.com” dhe “AS”. 99 golat e Kristiano Ronaldos janë shënuar ndaj: 7 – Lituanisë. 5 – Andorrës, Armenisë, Letonisë, Luksemburgut, Suedisë. 4 – Estonisë, Ishujve Faroe, Hungarisë, Holandës. 3 – Belgjikës, Danimarkës, Irlandës së Veriut, Rusisë, Spanjës, Suedisë. 2 – Azerbaixhanit, Bosnjë Hercegovinës, Kamerunit, Qipros, Republikës Çeke, Egjiptit, Kazakistanit, Arabisë Saudite. 1 – Argentinës, Kroacisë, Ekuadorit, Finlandës, Ganës, Greqisë, Islandës, Iranit, Marokut, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Panamasë, Polonisë, Serbisë, Sllovakisë, Ukrainës dhe Uellsit. 70 golat e Lionel Mesit janë realizuar ndaj: 5 – Brazilit, Paraguait, Uruguait. 4 – Venezuelës, Ekuadorit. 3 -Kolumbisë, Kilit, Zvicrës, Bolivisë, Nigerisë, Meksikës, Panamasë, Haitit, Guatemalës. 2 – Spanjës, Kroacisë, Algjerisë, Hong Kongut, Nikaraguas. 1 – Francës, Gjermanisë, Portugalisë, Perusë, Iranit, Shteteve të Bashkuara, Sllovenisë, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë. Ndërkohë, përplasje mes Lionel Mesit dhe Edinson Kavanit në miqësoren Argjentinë-Uruguai 2-2, e zhvilluar në Izrael, ishin në qendër të vëmendjes së mediave. Mësohet se sulmuesi i PSG-së e ka ftuar “yllin” e Barcelonës në një duel kokë më kokë, gjatë një sherri gjatë pjesës së parë. Sipas gazetës argjentinase “Ole”, Kavani ishte fiksuar nga kamerat duke sugjeruar se ai dëshironte të përleshej me Mesin gjatë ndeshjes. “Ole” pretendon se Mesi iu përgjigj: “kur të duash”. Përplasja mësohet se ka vijuar edhe në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes në përfundim të pjesës së parë, aq sa është dashur ndërhyrja e Luis Suarezi, për të ç’tensionuar situatën. Gjithçka nisi pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Mesit që ndezi dhe zënkën mes argjentinasit dhe Kavanit. Mbrojtësi i Uruguait, Diego Godin, u fiksua duke i hedhur krahun në sup Mesit për të ulur gjakrat. Kavani, i pyetur për këtë incident, deklaroi pas ndeshjes se “ishte një klasike, një ndeshje me shumë fërkime dhe përplasje, siç ndodh gjithmonë në futbollin e Amerikës së Jugut.” Kjo është hera e dytë në katër ditë që Mesi është përfshirë në një incident të diskutueshëm. “Ylli” i Barcelonës dhe trajneri i Brazilit, Tite, shkëmbyen fjalë gjatë fitores së Argjentinës ndaj “Seleçaos”.

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 06/12/2019 - 07:19

Kur vlerësimet vijnë nga Lionel Mes, atëherë duhesh marrë seriozisht dhe Sadio Mane, sulmuesi afrikan i Liverpulit e ka këtë fat dhe mund të ndihet krenar.

Postuar: 06/12/2019 - 07:17

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, duket i kënaqur nga ecuria e lojtarëve të tij me skuadrat

Postuar: 06/12/2019 - 07:16

Lojtarët e Tiranës, sikurse të gjithë futbollistët që janë ndodhur në zonën e influencës së tërme

Postuar: 05/12/2019 - 18:43

Sipas mediave zvicerane, sulmuesi i Liverpullit dhe i Zvicrës, Xherdan Shaqiri i ka mbjellë flo

Postuar: 05/12/2019 - 12:06

Racizmi është një nga problemet më të mëdha që ka futbolli në Itali dhe debatet kanë qenë të shum

Postuar: 05/12/2019 - 07:24

Trajneri Karlo Ançeloti po kalon momente të vështira tek Napoli, megjithëse dje presidenti Aureli

Postuar: 05/12/2019 - 07:23

Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po kalojnë momente të mira me ekipet e tyre në kampionatet e ndry