BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Sport

Ronaldon nuk e do më njeri tek Junajtid, portugezi stërvitet dhe ushqehet vetëm

Ronaldon nuk e do më njeri tek Junajtid, portugezi stërvitet dhe

Humbja me Brentfordin ia ka shtuar dhe më tej problemet Mançester Junajtid. Si të mos mjaftonte kjo, sulmuesi Kristiano Ronaldo tani duket gjithnjë e më larg Mançesterit, teksa nuk stërvitet me ekipin, por në mënyrë të diferencuar në shtëpi. Portugezi ishte titullar në ndeshjen që skuadra e tij u turpërua 4-0 që në pjesën e parë dhe tani duket se jo vetëm lojtari por dhe vetë drejtuesit, nuk duan që ta vijojnë më bashkëpunimin. Ten Hag e kishte theksuar më parë në konferenca për shtypin se Ronaldo është i rëndësishëm në projektin e tij, por tani duket se ka ndryshuar mendje dhe nuk është më i sigurt se sulmuesi mund të jetë shpëtimi për skuadrën e tij. Vetë sulmuesi qëndron i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës gjatë drekës, duke mos preferuar që të ketë më kontakt me ta. E qartë, Ronaldo duhet të gjejë një sistemim të ri, por dhe në këtë drejtim po has vështirësi, pasi skuadrat që janë përfolur kanë hequr dorë nga ai. Performanca ndaj Brendford i dha dhe një tjetër shuplakë, e natyrisht ia komplikon akoma dhe më shumë situatën e transferimit, edhe pse duket një mision gati i pamundur që ta shohim sërish në “Old Trafford”. Ten Hag u bë i pari trajner që humbi të dyja ndeshjet e para si trajner i Mançester Junajtid në historinë 102-vjeçare. Ndeshja e radhës për Junajtid do të jetë me Liverpul dhe mbetet për t’u parë nëse “Djajtë” do të bëjnë kthesën.Ndërkohë, Ten Hag po i shton problemet e tij me disa vendimmarrje të dyshimta në javët e tij të para në futbollin anglez. “Plehra” ishte një nga fjalët që holandezi përdori për të përshkruar performancën e paimagjinueshme të Junajtid në humbjen 4:0 në Brentford të shtunën që shënoi një pikë të re të ulët në historinë e fundit të klubit. Momente pas vërshëllimës së fundit në stadiumin “Brentford Community”, ndërsa tifozët e gëzuar vendas festonin një nga rezultatet më të mira të ekipit të tyre, Ten Hag u pa duke qëndruar i palëvizshëm në vijën e kontaktit, me të dy duart pas shpine, i paaftë për të besuar atë që kishte ndodhur. Ten Hag nuk u tërhoq kur kaloi pranë Kristiano Ronaldos me pamje humori, ose kur iu bë serenadë me brohoritjet “Ti po shkarkohesh në mëngjes” nga mbështetësit e Brentfordit. E diela duhej të ishte një ditë pushimi për lojtarët e Junajtid, por Ten Hag këmbënguli që ata të vinin për stërvitje, me transmetuesin britanik “Sky Sports” që raportoi se trajneri donte t'i bënte lojtarët e tij të vraponin 13.8 kilometra, pra problemet po shtohen, disa prej tyre janë krijuar nga holandezi.