Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Roshi ktheu Kombëtaren tek fitorja: Tani meritojmë pushime të qeta

Postuar: 13/06/2019 - 07:26

Shqipëria fitoi të martën në mbrëmje përballë Moldavisë me rezultatin 2-0, duke marrë një trepikësh me vlera në rrugëtimin e saj në këto eliminatore të Euro-2020, në kuadër të grupit H, duke qenë vetëm tri pikë larg kryesuesve, një diferencë jo dhe aq e ndjeshme kur mendohet se janë luajtur vetëm katër takimet e para dhe mbeten ende gjashtë takime të tjera, që do të thotë se janë mundësitë reale që Shqipëria të luftojë deri në fund për një nga dy vendet e para. Edhe pse duket e pamundur, ekuilibri i forcave në grupin H u jep mundësinë të gjithë rivalëve në këtë grup të pretendojnë kualifikimin. Kuqezinjtë, pas fitores me Moldavinë do të bëjnë më të mirën për të përmbushur detyrimet e tyre, duke nisur nga sfidat e shtatorit kundër Francës dhe Islandës. Ndërkohë, duke folur për mediat, por edhe në rrjetet sociale, sulmuesi i krahut i përfaqësueses, Odise Roshi, është shprehur se pas fitores së fundit me moldavët Kombëtarja është kthyer në “binarët” e duhur dhe tani funksionon si makineri, që do të thotë se mund të rrisë pretendimet e saj për një kualifikim të mundshëm në Europian. Roshi shtoi se tani lojtarët duhet të shkojnë të bëjnë pushime të qeta, para se të grumbullohen për dy sfidat e mëdha të shtatorit që do të jenë përcaktuese, sidomos dueli me islandezët në Elbasan. Së pari Roshi foli për modulin taktik të përdorur nga trajneri Edi Reja dhe aktivizimin e tij në pjesën e dytë në krahun e majtë të lojës, një pozicion jo natyral pasi të gjithë e dinë se fieraku luan në krahun e djathtë. Por kjo ishte një skemë e re taktike nga trajneri, e cila rezultoi efikase. “Është një skemë që ne nuk kemi luajtur në Kombëtare për një kohë të gjatë, por duhet thënë se, edhe tek ekipi ku luaj e përdorim këtë skemë. Siç e dini unë vij nga një dëmtim i gjatë, kam thuajse 9 muaj që nuk luaj. Por, nëse mund të ambientohem siç thotë trajneri, atëherë mund të luajë nga fillimi. Nuk është problem për mua të luaj majtas, pasi kur jam nga e djathta më shumë mendoj të krosoj në zonë, ndërsa nga e majta mund të futem drejt qendrës dhe të godas portën apo të jap asist. E rëndësishme sot është që kam dhënë asist dhe kemi fituar lojën, besoj se janë të gëzuar edhe çunat, të ikim me pushime të gëzuar. Kemi bërë një lojë të mirë, edhe Moldavia luajti mirë. Besoj se e kemi merituar fitoren”, u shpreh Roshi pas fitores me Moldavinë. Ai e dhuroi bluzën e tij pas takimit për një tifoz special, i cili rezultoi të ishte tifoz personal i Roshit i ardhur nga kryeqyteti çeçen, Grozni. “Ishte një tifoz special që na ndjek edhe me skuadrën e Akhmat Groznit, prandaj në fund i dhashë edhe fanellën”, shtoi Roshi. Më pas ai foli për trajnerin Edi Reja, duke kujtuar se ka ndryshuar shumë gjëra në skuadër. “Ka ndryshuar shumë gjëra, trajnerin kemi 10 ditë që e njohim. Të gjithë e dimë eksperiencën e trajnerit, ka qenë në ekipe shumë të mira, por skema që po luan trajneri ishte pozitive. Ne fituam dhe kur fiton nuk ke çfarë thua. Jam shumë i lumtur që erdha me asist dhe me fitore ndaj Moldavisë. Ka kaluar një periudhë e gjatë dëmtimi dhe kam rrezikuar shumë por jam i lumtur që erdhi fitorja. Ndryshim krahu? Kam luajtur edhe në krahun e majtë dhe megjithëse krahun e djathtë kam timin, sërish bëra mirë. Kam folur me trajnerin dhe i kam parë ndeshjet. Kam dashur t’ia jap Cikalleshit, por më pas mu kthye sërish dhe shkoi te Cikalleshi që shënoi. A jam unë hajmalia e ekipit? Jo, nuk e kam menduar ndonjëherë, por njerëzit ma thonë shpesh”, shtoi më tej Roshi. Nuk mungoi komenti i tij edhe për përshtatjen që ka në lojë me lojtarët e tjerë të sulmit, për të cilët tha se i njeh që nga U-15. “Unë kam një kohë më shumë se 10 vjet që luaj me të gjithë sulmuesit, njihemi nga U-15 si me Cikalleshin, Bekimin apo Sadikun. Puna ime është të bëj gol ose të jap asist, pavarësisht sulmuesit”, nënvizoi Roshi. Në fund vjen komenti i tij për ndeshjet në grup, rivalët dhe objektivat. “Si Islanda, Turqi dhe Franca, janë ekipe shumë të mira. Kemi ndeshje të vështira në shtator kundër Francës dhe Islandës. Ndeshja e parë në Francë shumë e vështirë, kundër kampionëve të Botës. Duhet të japim më të mirën, pastaj se çfarë ndodh në fushë është gjë tjetër”, përfundoi Roshi.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:29

Në Europë të korruptuarve u vihen prangat në duar.

Postuar: 19/06/2019 - 07:28

Tirana po shndërrohet në skuadra më e suksesshme në tregun e kësaj vere.

Postuar: 19/06/2019 - 07:26

Partizani dhe Kukësi do të kenë një short shumë të vështirë në Europë dhe do ta kenë tepër të vës

Postuar: 18/06/2019 - 16:44

Shorti i Europa Leagues u hodh në Nyon të Zvicrës sot prej orës 15:30.

Postuar: 18/06/2019 - 07:29

Françesko Toti tërhiqet nga Roma pas 30 vjetësh në shtëpi.

Postuar: 18/06/2019 - 07:27

Kombëtarja fitoi ndeshjen ndaj Moldavisë në kuadër të grupit H pë3r kualifikueset e Kampionatit E