
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Rrahmani: Napoli im super, tani i motivuar për të fituar titullin

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Janar 2023

Ish-mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, tani kapiten i Kosovës, Amir Rrahmani, beson se Napoli ku ai bën pjesë mund ta fitojë titullin e kampionit në Serie A. Napoli është shkëputur në krye të tabelës me 50 pikë të mbledhura, 12 më shumë se Milani që renditet i dyti, pas 19 xhirove të zhvilluara. Rrahmani shton se nëse Napoli vazhdon me paraqitje të mira siç ka bërë deri më tani, atëherë mund t’i fitojë edhe ndeshjet e mbetura për ta fituar titullin e kampionit për herë të parë që nga viti 1990. “Diferenca prej 12 pikëve është një sinjal që po bëjmë mirë, por jemi vetëm në gjysmë të rrugës dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm. Në mendjen tonë ne ende nuk kemi bërë asgjë dhe në secilën ndeshje futemi për tri pikët. Synimi ynë është të shënojmë gola dhe të mos pranojmë”, tha Rrahmani të enjten në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”. “Kemi ardhur në gjysmë të rrugës për titullin, por kemi edhe shumë ndeshje para vetes. Rruga është e gjatë, por ne besojmë se nëse luajmë siç kemi luajtur deri më tani, mund t’i fitojmë edhe këto ndeshje”. Krahas titullit të kampionit, Rrahmani pret që Napoli të shkojë larg edhe në Ligën e Kampionëve. Napoli është kualifikuar në 1/8 e finales së Championsit si lider i Grupit A, ku ka shënuar pesë fitore në gjashtë ndeshje të luajtura. Në fazën nokaut, Napoli do të përballet me skuadrën e Eintraht Frankfurtit. Mbrojtësi i qendrës beson se Napoli mund ta kalojë të paktën edhe këtë fazë. “Besoj se punë të mirë kemi bërë këtë sezon edhe në Champions. Përfunduam të parët në grup që nuk ishte aspak i lehtë për shkak të kundërshtarëve të fortë. Tani të shpresojmë që ta kalojmë këtë fazë dhe të kualifikohemi në çerekfinale duke vendosur rekord të klubit”, shtoi Rrahmani. Futbollisti pati një dëmtim por e kaloi dhe tani është lider tek Napoli.
Më të lexuarat


Kylian Mbappe e ka vendosur, ja kur do të transferohet te Real Madrid

Kategoria Superiore, Partizani përballë Teutës, Vllaznia sfidon Bylisin

Mos e humbisni, (VIDEO)/ Humbi 1 milion euro vetëm me një dorë, reagimi i Neymar është sa ‘për të qeshur dhe për të qarë’

Barcelona merr vendimin e papritur për Messi-n

Lojtarët më të paguar në Francë, dominon treshja e sulmit të Paris San Zhermen

Disiplina i heq Flamurtarit spektatorët, ndikuan protestat në ndeshjen me Dinamon

Pas dy dekadash Partizani e Tirana luajnë kokë më kokë për titullin

(FOTO) Shokon ndjekësit/ Çfarë po ndodh me Sergoi Agueron? Pëson sulm në zemër gjatë transmetimit live dhe më pas...

Kupa e Shqipërisë/ FSHF merr vendimin, ja çfarë do të caktohet gjatë procesit të hedhjes së shortit

Sulmuesi suedez do të mbushë pas pak muajsh 42 vjeç, por klubi italian i beson fort, sidomos për rolin e liderit, ndaj do t’i rinovojë kontratën
