
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Rrahmani po rinovon me Napolin, Strakosha në pikëpyetje tek Lacio

Shkruar nga Adriatik BALLA 6 Maj 2022

Lojtarët shqiptarë po bëjnë përpjekje për të rritur performancën e tyre në këto xhiro të fundit të kampionateve në Europë dhe më gjerë. Në të vërtetë sezoni ka qenë i mirë për shumicën e lojtarëve me origjinë shqiptare, kryesisht atyre të Shqipërisë e të Kosovës, ku padyshim ka futbollistë që kanë lënë gjurmë sikurse janë të rinjtë si Broja, Asllani, Bajrami, Uzuni, Kumbulla etj. por ka dhe lojtarë që kanë pasur një sezon të trazuar dhe presin me ankth fundin e edicionit për të mësuar çfarë do të bëhet me ta në të ardhmen. Natyrisht, situata është më premtuese për lojtarët që kanë kontrata afatgjata, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Strakoshën që është në “ajër” tek Lacio. Së fundmi vëmendje ka marrë mbrojtësi Amir Rrahmani, që është fare pranë rinovimit të kontratës me Napolin.
Rrahmani pranë rinovimit me Napolin, e konfirmon menaxheri Adrian Aliaj
Mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me Napolin këtë sezon, ku ka qenë një titullar fiks me trajnerin Luçiano Spaleti. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, është gati që të rinovojë kontratën e tij me klubin nga Kampanja dhe këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë agjenti i tij, Adrian Aliaj me anë të një deklarate dhënë për mediat kosovare. “Do të vazhdojmë në Napoli. Do të rinovojmë kontratën për 5 vitet e ardhshme. Në javët pasardhëse do të kemi një takim zyrtar me klubin”, tha menaxheri i Rrahmanit. Kontrata e 28-vjeçarit i skadon më 30 qershor 2024, por klubi napolitan dëshiron që ta zgjasë bashkëpunimin me të si shpërblim për paraqitjet mbresëlënëse këtë sezon me të kaltrit. Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Napolit në Serinë A, Rrahmani është aktivizuar gjithsej në total në 31 sfida ku ka shënuar 4 gola duke mos dhuruar asnjë asist për shokët e skuadrës.
Strakosha në “ajër”, rinovimi është opsion
Një nga futbollistët që nuk po gjen qetësi në lidhje me të ardhmen e tij është portieri Thomas Strakosha. Javët e fundit ai ka luajtur rregullisht me lacialët dhe ka bërë performancë të mirë. Në mediat italiane qarkullojnë zëra kontradiktorë rreth raporteve të tij me klubin. Një pjesë e medieve theksojnë se Strakosha do të largohet nga Lacio në fund të sezonit, pasi ka marrë oferta nga klube të tjera dhe praktikisht ai mund të zgjedhë në verë një klub ose në Serie A italiane, ose në Angli apo liga të tjera europiane. Media të tjera theksojnë se Lacio ka pasur një qasje dashamirëse ndaj futbollistit gjatë javëve të fundit dhe është gati të përmirësojë kontratën e tij me tregues të rinj financiarë që janë të leverdisshëm për lojtarin. Por ende palët nuk janë ulur për të diskutuar e deri atëherë Strakosha do të mbetet me “valixhe në duar”, nisur nga pasiguria e rinovimit të kontratës. Jo vetëm Strakosha, por edhe portieri tjetër i Kombëtares, Etrit Berisha, ndodhet në një pozitë “as mish e as peshk”. Kjo ndodh për faktin se Torino, skuadra ku bën pjesë gardiani kuqezi, ka disa lojtarë në këtë pozicion dhe ende nuk ka vendosur kë do të mbajë si portier të parë.
Më të lexuarat


Finalja e Champions-it shtyhet me 15 minuta, nuk do ta besoni arsyen

Finalja e Champions League, zbulohen formacionet zyrtare

Video epike/ Mourinho i jep autobusit të ekipit të Romës, për pak sa nuk e pëson keq

Reali zbarkon në Paris, Ançeloti dhe Klop kanë planin e tyre për trofeun e Champions

Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim
