BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Rrapo Taho: Nëse Skënderbeu del fajtor, duhet të marrë një ndëshkim shembullor

Rrapo Taho: Nëse Skënderbeu del fajtor, duhet të marrë

Futbolli shqiptar po përjeton momente ankthi që lidhen me një vendim të pritshëm disiplinor për klubin e Skënderbeut të Korçës, i cili rrezikon 10 vjet përjashtim nga kompeticionet ndërkombëtare dhe një gjobë shumë të rëndë. E ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar te kjo çështje, kampionati vijon të ketë problemet e veta me arbitrimin, me organizimin e skuadrave të moshave dhe me mungesën e talenteve që kalojnë në ekip të parë, një defekt që po kthehet në “sëmundje” për klubet shqiptare. Për të gjitha zhvillimet e fundit, përfshi dhe premisat për sukses të ekipit kombëtar, “SOT”, intervistoi ish-futbollistin e shquar të Flamurtarit e Kombëtares, Rrapo Taho, i cili fokusin kryesor e pati te skuadra vlonjate, për të cilën tha se është ndërtuar mirë e me kujdes, por asaj i duhet të jetë më agresive në fushën e lojës dhe trajneri Duro të guxojë më shumë në sulm, pasi vetëm kështu në Vlorë do të marrë më shumë mbështetje dhe skuadra do të gjejë rezultatet e dëshiruara. Në fund Taho flet për ekipin kombëtar dhe shpresën se Kristian Panuçi do të bëjë gjëra të mira në eliminatoret e ardhshme, duke besuar se kuqezinjtë do të marrin pjesë sërish në Kampionatin Europian 2020.

 

Skënderbeu është kthyer në faqet e para të mediave sportive botërore për shkak të raportit që kanë hartuar inspektorët e UEFA-s që e shohin skuadrën korçare si të përfshirë në trukimin e ndeshjeve dhe ku rrezikon 10 vjet përjashtim. Cili është mendimi juaj për këtë çështje? A besoni se Skënderbeu do të vuajë pas këtyre zhvillimeve?

UEFA është një organizëm i rëndësishëm dhe që duhet marrë seriozisht. Unë nuk e di deri ku ka avancuar kjo çështje, pasi informacionin e kam marrë nga mediat, por duket se është një shqetësim serioz. Unë mund të them se kjo nuk është gjë e mirë për futbollin tonë, por ama, nëse Skënderbeu në fund të këtij procesi del fajtor, atëherë duhet të dënohet dhe e meriton ndëshkimin.

Me aq sa ju e njihni kampionatin tonë, ecurinë dhe nivelin e tij por edhe raportet që krijohen në garë, a besoni se ka trukime në futbollin shqiptar?

Po dhe jo.

Ç’do të thotë kjo?

Ne nuk mund të vëmë dorën në zjarr se këtu nuk ndodhin këto fenomene, sidomos në fazën e katërt të garës, kur është përcaktuar pak a shumë se cila skuadër del kampion e cila ka rënë nga kategoria. Në dukje ka toleranca, rezultate që nuk përputhen me realitetin dhe normalitetin, por them edhe “jo”, sepse nuk duhet ngjyrosur me të zezë çdo gjë e çdo ndeshje në kampionat. Ne duhet të kemi një besim më të madh te gara dhe të përpiqemi që çdo gjë të jetë brenda rregulloreve dhe e arsyetuar. Për këtë dhashë dhe një përgjigje të tillë, pasi gjërat nuk duhen parë vetëm nga njëra anë, por me të mirat dhe të këqijat e tyre.

Arbitrimi është në fokusin e kritikave dhe ka një logjikë të thjeshtë që gjyqtarët po vendosin fatet e garës. A është e drejtë kritika ndaj tyre në një kohë që vetë organizimi i futbollit në Shqipëri ka mangësitë e tij?

Debati për arbitrimin dhe vendimet e arbitrave në veçanti nuk është vetëm një problem në Shqipëri, pasi diskutimi është pjesë e garës në këto raste. Ne priremi të besojmë se gjyqtarët edhe gabojnë dhe gabimet janë njerëzore. A ka ndonjë gabim përtej njerëzores? Kjo është pastaj një çështje që duhet të na shqetësojë. Jo çdo gjykim i arbitrave në kampionatin tonë është i gabuar dhe ky mentalitet nuk duhet të zërë vend. Unë po jap shembull ndeshjen Partizani-Flamurtari, ku nuk pati ankesa për gjykimin. Pra, të tilla ndeshje dhe gjykime na duhen dhe kemi nevojë për më shumë besim. Së pari ne duhet të shohim punën tonë dhe pastaj të merremi me arbitrat. Nëse një klub punon me efikasitet me skuadrën e tij, është korrekt me lojtarët dhe i bën punët e tij mirë, atëherë mund të komentojë dhe arbitrat. Jo çdo gjë duhet paragjykuar, pavarësisht problemeve që për hir të së vërtetës ekzistojnë në futbollin tonë. Ne shprehemi për gjyqtarët, por harrojmë se edhe ata kanë personalitetin e tyre. Natyrisht, gabimet ekzistojnë, ndodhin dhe kur janë njerëzore janë të pranueshme. Megjithatë, jam i mendimit se respekti fitohet dhe nuk është gjithmonë gjyqtari i keqi.

Desha një mendim tuajin për zgjedhjet e asamblesë në FSHF, të cilat zgjodhën presidentin dhe strukturën e re drejtuese. Sipas jush, fitoi apo humbi futbolli në këto zgjedhje?

Jam i mendimit se futbolli fitoi nga këto zgjedhje. A ka bërë Duka diçka për futbollin? Unë besoj se po dhe shihet puna. Janë shtruar tapetet në fushat e shumë stadiumeve, ka organizim më të mirë dhe ajo që është kryesore falë edhe përkushtimit të tij e të FSHF-së Shqipëria ia doli të shkojë në Europian. A ka gabime në këtë rrugëtim? Sigurisht që po dhe unë dua të apeloj që Duka të mësojë nga këto gabime në këtë katërvjeçar dhe të nxjerrë mësimet e duhura në të mirë të futbollit. Fitoren e tij e solli eksperienca në krye të institucionit, sepse edhe Duka në fillim nuk kishte lidhje me futbollin por tani ka eksperiencë në drejtim, kurse Fino vinte nga një fushë tjetër dhe mungesa e eksperiencës dhe mospasja lidhje direkte me futbollin nuk e favorizoi.

Flamurtari është skuadra e zemrës. Në kohën kur luanit ju kishte shumë shkëlqim, por ndoshta këtë sezon po bëhet përpjekje për të qenë një skuadër më e fortë dhe pretendente. Ndihet dora e trajnerit Duro. A është ky Flamurtar në rrugën e duhur?

Flamurtarin e shoh në gjendje të mirë, sepse ka angazhim nga klubi dhe nga stafi. Për mendimin tim Duro ka bërë një punë të mirë me grupin, madje unë mendoj se duhet të ishin marrë rezultate më të mira sepse janë bërë blerje. Por unë e shoh këtë pozitivisht, pasi blerjet që janë afruar nuk bëjnë diferencë krahasuar me lojtarët që ishin më parë pjesë e grupit. Në fakt unë kisha një dëshirë tjetër, që boshti i skuadrës të ishte vlonjat, kjo do ta ndihmonte ekipin të kishte më shumë frymëzim dhe nga jashtë të mbështetej më shumë nga fansat. Në Vlorë kjo merr vlerë.

Sot skuadrat nuk funksionojnë si dikur, por në kushtet e tregut, ku blihen lojtarët e dëshiruar dhe krijohet një grup konkurrues...

Jam plotësisht dakord, por një grup bërthamë me vlonjatë do ta bënte ekipin më kuptimplotë për vazhdimësinë dhe më të lidhur me tifozerinë vlonjate. Jo se lojtarët e ardhur nuk janë të mirë, por kur ke vendas përkushtimi është më i madh dhe pesha e fanellës ndjehet më shumë. Kjo i jep emocion garës dhe objektivit. Gjithsesi, jam i mendimit se Flamurtari i këtij sezoni është skuadër e mirë, me lojtarë kualitativë dhe të kompletuar. Skuadra funksionon mirë në të dy fazat e lojës, pra si në mbrojtje dhe në sulm, e thënë ndryshe është në rrugën e duhur. Unë e shoh Flamurtarin pretendent për titull, pavarësisht diferencës që ka me kryesuesit. Skuadra është në rrugë të drejtë dhe prirem të besoj se do të luftojë për titull deri në fund. E mira do të ishte të shënojmë më shumë, pra të ketë një lojtar goli të spikatur, por...

Lojtari i golit i mungon krejt kampionatit, pra të gjitha skuadrave. Nga vjen kjo mangësi?

Është e vërtetë që s’kemi lojtar goli, por kjo duhet lidhur me menaxherët dhe me stafet teknike. Duhet bashkërenduar puna që të gjendet elementi i duhur që i shërben skuadrës, pra të afrohet një lojtar efikas në sulm. Emrat janë cilësorë, por nuk kanë efikasitetin e duhur dhe ky problem nuk është vetëm i Flamurtarit, por i të gjithë skuadrave në Superiore. Në këto kushte trajnerit i del për detyrë të gjejë lojtarin që do të shënojë golin. Ne kishim më parë Bushiç, i mirë, por se di pse kohët e fundit ai..., dua të them se sot kampionati nuk ka një lojtar goli të mirëfilltë dhe këtë mangësi e ka dhe Flamurtari. Njeriu gol i duhet çdo ekipi e sidomos Flamurtarit.

Si e shihni fundin e garës? Cilat janë pritshmëritë e skuadrave në garë?

Garën e shoh të hapur deri në fund. Kjo pasi kampionati ka ende shumë javë për të luajtur dhe surprizat nuk do të mungojnë. Është e vërtetë se skuadra korçare është shkëputur ndjeshëm në klasifikim, por formula e garës mundëson shpresë deri në fund dhe unë uroj që Flamurtari të jetë pretendent për titull.

A besoni se do të ndikojë goditja e UEFA-s ndaj Skënderbeut?

Nuk di të them sa do të ndikojë kjo, por edhe psikologjikisht kjo situatë do të favorizojë Flamurtarin, i cili duhet të shfrytëzojë mundësitë e tij për të lakmuar titullin. Unë e shoh skuadrën në rrugën e duhur, por do të kërkoja më shumë sulm nga ana e trajnerit Duro. Jam i bindur se ai do të bëjë diçka pozitive më të mirë se deri më tani. Në fakt, Flamurtarit i shkon loja sulmuese dhe duhet ta aplikojë atë. Gjendja jep optimizëm, gjithsesi.

Të flasim për Kombëtaren. Me ardhjen e Panuçit sikur janë gjallëruar shpresat për sukses. Ka lojtarë të mirë, të rinj të talentuar që vijnë përditë dhe një short i pranueshëm. Çfarë duhet të presim nga ky ekip?

Unë e shoh mjaft pozitivisht gjendjen në Kombëtare dhe grupi është premtues. Pa e nënvlerësuar De Biazin, i cili pati goxha arritje, Panuçi më duket më guximtar dhe bën lojë që të tërheq. Ai po afron lojtarë të rinj, po i vrojton talentet dhe ka kohën e duhur për të bërë punën e duhur. Mendoj se do të ketë të ardhme. Jam i mendimit se Panuçi do të bëjë gjëra pozitive në krye të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, madje më mirë edhe se De Biazi. Unë uroj dhe shpresoj fort që Kombëtarja të përsërisë rastin që të shkojë prapë në Europian. Unë besoj fort te Panuçi, pasi ai vjen nga një shkollë e njohur futbolli, ka qenë dhe vetë lojtar i madh dhe ka vizion për të bërë gjëra pozitive e të mëdha.

Para pak ditësh, një nga bashkëlojtarët tuaj të viteve të arta të Flamurtarit, Vasil Ruci, tha se brezi i fundit në Kombëtare ka dalë nga monizmi. Me këtë ai shprehte shqetësimin e tij se klubet tona në të gjithë këto vite nuk prodhojnë talente. Cili është mendimi juaj për këtë dobësi të klubeve me të rinjtë?

Ruci ka të drejtë, sepse nga ai brez dolën lojtarë të mirë si Lala, Skela, Bushi, Muka, Geri Çipi etj. Thuajse të gjithë ata patën fatin të provojnë veten e tyre jashtë vendit e të luajnë me skuadra të njohura. Sot elementë të tillë mungojnë dhe kjo duhet lidhur me organizimin e brendshëm të klubeve. Shqipëria nuk prodhon lojtarë kalibri te moshat sepse s’rivalizon dot me moshat e vendeve të tjera. Diferencat kur luajnë skuadrat tona të moshave me moshatarët e tyre të huaj janë të mëdha. Ndikojnë shumë faktorë, si kushtet infrastrukturore, por edhe kuadri sepse ka lidhje me seleksionimin. Nuk them që nuk punohet, përkundrazi, bëhet punë e ka dhe pasion, por duhet profesionalizëm në përzgjedhje. Sot ka trajnerë amatorë, janë teknikë të mirë, të apasionuar dhe të përkushtuar, por kjo nuk mjafton sepse duhet specialisti, profesionisti. Sot ka shumë hallka që çalojnë dhe këto sjellin pasoja. Klubet përmendin akademitë, por ky ka mbetur thjesht një term, pasi akademi të mirëfilltë nuk ka.

Intervistoi: Adriatik BALLA