BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Rrëfehet Riçarlison: Pas Botërorit isha shumë keq, një psikolog më shpëtoi jetën

Rrëfehet Riçarlison: Pas Botërorit isha shumë keq,

Qendërsulmuesi i Brazilit, Riçarlison, që luan me Totenhemin, rrëfen për depresionin që përjetoi menjëherë pas Botërorit. “Nuk them se doja të vetëvritesha, por kërkoja në mendjen time vetëm imazhe vdekjeje! Psikologia më shpëtoi jetën”, zbulon 26-vjeçari në një intervistë prekëse për “ESPN Brasil”. Fjalët e 26-vjeçarit janë prekëse. “Nëse jeni në vështirësi, nëse mendoni se keni nevojë për një psikolog, kërkojeni një”, thotë Riçarlison, i cili flet më tepër për depresionin. Periudha ishte menjëherë pas Botërorit Katar 2022, ku sulmuesi me numrin 9 të Seleçaos kishte luajtur si titullar 4 nga 5 ndeshjet e Brazilit. Duke shënuar dhe 3 gola (dygolësh ndaj Serbisë) dhe duke e mbyllur si kryegolashënues i skuadrës Selaçao. Pasi u kthye në Londër, Riçarlison u fut sërish në realitetin e Totenhemit. Që drejtohej atë kohë nga Antonio Konte. Braziliani ishte blerë në verën e vitit 2022 për 70 milionë euro, por nuk po arrinte të integrohej. Edhe pse problemet e tij me depresionin nuk kishin të bënin vetëm me fushën, siç rrëfen vetë futbollisti. “Isha gati të dorëzohesha, shkoja në stërvitje duke menduar vetëm se kur do të kthehesha në shtëpi, të kthehesha në dhomën time, pasi nuk e dija se çfarë po ndodhte në mendjen time. Shkova madje dhe te babai im, i cili ndjek ëndrrën e futbollit bashkë me mua. I thashë që doja ta lija futbollin. Po, ta lija, edhe pse ishte një lloj kulmi i karrierës, menjëherë pas Kupës së Botës. Ajo që ndodhi pas Katarit, kur u ktheva në shtëpi dhe zbulova gjëra për njerëz që kishin jetuar me mua për 7 vjet...”, la të nënkuptuar futbollisti brazilian, me sa duket nga një ngjarje jo e këndshme familjare. Riçarlison nuk e ka sqaruar problemin personal, ndërkohë që për sa i përket gjendjes së tij në atë kohë shprehet mjaft i emocionuar por që tani ka kaluar. “Kisha arritur aty ku s’mban më. Nuk them se po mendoja të vrisja veten, por isha në depresion dhe doja të shija vetëm imazhe vdekjeje. Tani mund ta them, terapeutja më shpëtoi. Më para kisha paragjykime, isha i bindur se isha i çmendur dhe ajo që po provonte psikologu s’kishte kuptim. Në familjen time ka njerëz që mendojnë se je i çmendur nëse shkon te psikologu, por për mua ishte zbulimi më i mirë i jetës. Për këtë arsye them se nëse keni nevojë për një psikolog, kërkojeni pasi është fantastike të hapesh. Dhe të flasësh me dikë që mund t’ju ndihmojë. Pak më parë një psikolog më falënderoi që përcolla problemin e shëndetit mendor në futboll, që doja të flisja, pasi është e rëndësishme. Dhe ju pëlqen apo jo, ndihmon për të shpëtuar jetë njerëzish”, shtoi ai.