Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëfimi/ E gjeta Messin duke qarë si një foshnje kur humbet nënën, ja pse

Postuar: 14/09/2018 - 16:25

Lionel Messi ka përjetuar njërin nga momentet më të këqija me kombëtaren e Argjentinës, pasi humbi finalen e dytë, kësaj here me penallti, ndaj Kilit. Ishte “Copa América” në vitin 2016. Elvio Paolorosso, ish-ndihmësi i trajnerit Gerardo Martino në atë kohë, ka përshkruar momentin e vështirë që kaloi “10” në orët pas humbjes së dhimbshme.

“Situata pas finales së “Copa América” ishte me shumë dhimbje në dhomat e zhveshjes, por më e keqja erdhi më vonë, – kujton ai. – Ishte ora 02:00 e mëngjesit, pak a shumë. Shkoi në holl të hotelit dhe e gjej Leon vetëm, absolutisht vetëm, duke qarë si një fëmijë, që mund të kishte humbur nënën. Të gjithë ishin shtrirë, asnjë nuk e kishte vënë re, që të mund ta ngushëllonte. E përqafova dhe i kërkova të qeshnim pak të dy bashkë”.

Për ta mbyllur deklarimin e tij, njeriu që shoqëroi “Tata” Martinon edhe te Barcelona, mbrojti Messin duke thënë: “Unë e kisha Messin te Barcelona dhe tek Argjentina. Gjithçka që kam për të, janë vetëm fjalë mirënjohjeje. Ai gjithmonë ka bashkëpunuar mirë me ne, me shokët e skuadrës, madje vinte re edhe nëse topi ishte i fortë apo i butë”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2018 - 07:36

Dalja e Kroacisë në finalen e Kupës së Botës dhe marrja e trofeut të “Topit të Artë” si lojtari më i mirë i Kupës së Botës, e kanë bërë mesfushorin kroat të Realit të Madridit, Luka Modriç, protagonistin k

Postuar: 21/09/2018 - 07:34

Mërgim Mavraj dhe klubi i Hamburgut janë në luftë me njëri-tjetrin.

Postuar: 21/09/2018 - 07:32

Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri i Partizanit Skënder Gega nuk e fshehu entuziazmin e

Postuar: 20/09/2018 - 20:10

Edhe pse nuk është kandidat për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë sipas FIFA-s, Lionel M

Postuar: 20/09/2018 - 20:02

 Xhani De Biazi ishte ai që i dha mundësinë Elseid Hysajt që të debutonte në radhët e kombët

Postuar: 20/09/2018 - 16:17

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë pas ndeshjeve të para në Ligën e Kampionëve.

Postuar: 20/09/2018 - 15:47

Fjala gjimnastikë vjen nga gymnos që do të thotë zhveshur, pra stërvitje lakuriq.