Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëzimi i portierit të Partizanit nga kati i gjashtë i pallatit, flet vëllai i të fejuarës së tij: I kam ndenjur tek koka. Nuk ishte motra ime arsyeja!

Postuar: 10/10/2019 - 09:48

Aldo Teqja, portieri i Partizanit mbrëmjen e të shtunës u rrëzua nga kati i gjashtë i pallatit ku banon. Fatmirësisht arrti të shpëtojë dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Ishte një ngjarje që mori gjithë vëmendjen ditët e fundit dhe që për policinë ishte një veprim i kryer në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike, por ky variant është hedhur poshtë nga vetë Teqja dhe babai i tij.

Për “Panorama Sport” ka folur flet ekskluzivisht Redi Veriu, kunati i portierit të kuq. Ai është futbollist dhe aktivizohet me Tërbunin. Pas ngjarjes ai reagoi me një status në rrjetet sociale, ku i kundërvihej medias, ndërsa në intervistën e mëposhtme tregon gjithçka me detaje.

Redi, si është Aldoja tani?

Aldoja është jashtëzakonisht mirë. Ka filluar të hajë, pasi ia pranon metabolizmi. Ka pasur një tub për të hequr gjakun nga mushkëria, ia kanë hequr sot (dje), pasi është pastruar. Është në gjendje shumë të mirë.

Ju keni qenë vetë aty, keni folur me motrën?

 Kam katër ditë që nuk lëviz që aty, i kam qëndruar te koka pa limit.

Çfarë ka ndodhur realisht, për ta bërë situatën sa më të qartë për të gjithë?

Ai e ka thënë vetë, me gojën e tij, nuk kam pse ta them unë, nuk ia ka imponuar asnjeri ta thotë. Ka folur vetë te “Procesi Sportiv”. Nuk kam çfarë të them më tepër, ai ka qenë versioni, foli edhe i ati i vet. Unë mora pjesë në këtë histori vetëm se motra ime është akuzuar shumë si shkaku kryesor i ngjarjes. Të gjithë ta marrin vesh që ai me motrën time, jo se është motra ime, kanë shkuar shumë mirë. Kanë 9 vjet që njihen, janë të fejuar. Lajmet thoshin se janë me shtëpi me qira, por nuk është kështu. Ajo është shtëpia e Aldos, prindërit kanë 30 vjet aty. Motra ime nuk bashkëjeton me Aldon, është e fejuar, por rri në shtëpinë time. Kanë menduar vetë ata për një dasmë dhe kur të dalin në shtëpi më vete, ose mund ta blejnë një shtëpi, ose mund të rrinë me qira. Janë secili në shtëpi të vet, bëjnë çdo gjë normale që bën një çift i fejuar. Nuk është bërë sebep një sherr midis tyre për ngjarjen. Jam 100% i sigurt, sepse i njoh të dy, motrën time dhe Aldon.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 09:04

Tribuna VIP në ndeshjen Shqipëri-Francë, ishte e mbushur me personazhe të sportit, medias, politikës e jo vetëm.

Postuar: 18/11/2019 - 07:31

Ndeshja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Francës ishte një zhgënjim për tifozët kuq e zi, pasi humb

Postuar: 18/11/2019 - 07:09

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, foli për “Rtsh” pas humbjes në ndeshjen me Francën

Postuar: 17/11/2019 - 23:25

Sot në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme p

Postuar: 17/11/2019 - 23:11

Federata Shqiptare e Futbollit inauguroi stadiumin e ri të Kombëtares së Shqipërisë ndërsa të pra

Postuar: 17/11/2019 - 22:55

Nota më negative e kësaj mbrëmje gala është pikërisht rezultati i ndeshjes me Kombëtaren e Edi Re

Postuar: 17/11/2019 - 22:08

Ka startuar pjesa e dytë e ndeshjes me Francën. Reja ka bërë menjëherë 2 zëvendësime.