BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Sport

Rritet vlera e kuqezinjve, Selahi drejt Sëlltikut, Veseli nënshkruan për La Manshin në ligën e dytë franceze

Rritet vlera e kuqezinjve, Selahi drejt Sëlltikut, Veseli nënshkruan

Lojtarët e Kombëtares po bëjnë përpjekje të harrojnë këtë periudhë të vështirë pandemie e të pozicionohen si duhet në skuadrat e tyre për të bërë maksimumin në fushë dhe të përmirësojnë statistikat e tyre sezonale. Të tjerë janë sy e veshë nga merkato, me dëshirën për të ndryshuar ambient dhe për të gjetur skuadra më të njohura e më cilësore për vazhdimësinë e karrierës së tyre. Në fokus janë kryesisht të rinjtë, të cilët janë në planet e Edi rejës për eliminatoret e ardhshme të Botërorit të vitit 2022 dhe Europianit të vitit 2024. Gjithë qëllimi i Rejës ka qenë të formatojë një grup të së ardhmes që do të jetë i aftë të përmbushë objektivat e skuadrës kombëtare në kualifikueset e dy evenimenteve të mëdha të futbollit për ekipet kombëtare. Në këtë vëzhgim të Rejës dalin dhe situata pozitive, pasi ka lëvizje në treg që ngjallin besim. Së fundmi në faqet e para të medieve sportive prestigjioze janë tre lojtarë të rinj, Kumbulla i Veronës, Vrioni i Juventusit dhe Broja i Çelsit, por ditën e djeshme dy lojtarë iu shtuan listës së atyre që marrin vëmendje mediatike. Bëhet fjalë për Lindon Selahin, talentin e ri të Kombëtares që aktivizohet me Tuenten në kampionatin holandez, si dhe Frederik Veseli, i cili ka eksperiencë në Serie A, nuk është më në grupin e të rinjve por të lojtarëve të afirmuar e që në një moment të vështirë të karrierës së tij zgjedh të kalojë në Francë, në ligën e dytë, ku do të luajë për skuadrën e njohur të La Manshit. Natyrisht vëmendjen kryesore e merr Selahi, të cilin e kërkon një klub me emër të madh si Sëlltiku skocez.

La Manshi, shans “rezervë” për Veselin

Frederik Veseli nuk është duke kaluar periudhën e tij më të mirë në karrierë. Mbrojtësi i kombëtares pasi mbeti jashtë planeve të Empolit, u transferua me formulën e huazimit në Ligën e Dytë franceze ku është pjesë e Le Mansh. Në një intervistë për “lematin.ch”, e pranon se u transferua në Francë për të fituar sërish vëmendje, mirëpo pandemia që bllokoi futbollin nuk e ka ndihmuar në këtë aspekt. Sa i përket të ardhmes, Veseli është i hapur për të provuar eksperienca, madje edhe për një rikthim në Zvicër. “Qëllimi im ishte që të bija në sy në Francë pas kaq vitesh në Itali. Për shkak të kësaj situate të jashtëzakonshme, ky nuk ishte rasti. Unë ende nuk kam dëgjuar nga Empoli. Ata kanë një sezon për të përfunduar. Më ka mbetur një vit nga kontrata ime atje, kështu që ata më paguajnë, nëse duan të më mbajnë, unë do të qëndroj. Situata në të cilën u largova nga Empoli nuk ishte shumë e mirë. Nuk dua të them shumë për këtë. Unë do të largohem vetëm nëse paraqitet një projekt i rëndësishëm, në një klub ku mund të luaj dhe të sjell përvojën time. Unë jam i hapur për gjithçka, nuk kam asnjë preferencë në mënyrë absolute. Mund të përshtatem kudo, flas pesë gjuhë”, nënvizoi Veseli. Më tej ai komentoi superligën e Zvicrës, nëse ishte një mundësi për kalimin në një kampionat që ai e quan të njohur ngaqë ka dalë prej andej. “Sigurisht. Jam rritur në Renens, kam luajtur Lozanë-Sport si i ri dhe kam luajtur me Kombëtaren zvicerane deri në U21. Zvicra mund të më interesojë”, u shpreh Veseli.

Selahi merr interesimin e Sëlltik, Tuente refuzon ofertën e parë

Një tjetër futbollist shqiptar mund të luajë në Skoci gjatë këtyre viteve të fundit pas Eros Grezdës dhe Florian Kamberit. Bëhet fjalë për talentin Lindon Selahi të cilit i ka ardhur një ofertë zyrtare nga gjigantët skocezë të Sëlltik Glasgou. Për Selahin një eksperiencë te kampionët e Skocisë do të ishte vërtet mbresëlënëse. Megjithatë oferta e bërë nuk e ka bindur klubin holandez. Mbetet të shihet nëse skocezët do të ngulojnë më shumë dhe ta rritin ofertën e tyre për Selahin. Mesfushori këtë sezon ka luajtur në 25 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, ndaj edhe për të me shumë mundësi zërat e merkatos mund të jenë të shumta gjatë kësaj vere.