BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

S’ka gola në Partizani-Kukësi, zhgënjen Çani dhe Juliano

S’ka gola në Partizani-Kukësi, zhgënjen Çani dhe

Me Edgar Çanin titullar nga minuta e parë dhe me Alban Hoxhën të kthyer në kuadratin e portës së kuqe, si dhe me Idriz Bathën si kapiten i skuadrës, Partizani ishte gati të kthehej tek suksesi, për më tepër që në fushë kishte kundërshtar as më pak e as më shumë se kampionët e edicionit të kaluar, Kukësin. Pritej një ndeshje spektakolare, por nuk ndodhi kështu, sidomos në pjesën e parë, ku të dyja skuadrat luajtën me kujdes që të mos pësonin gol dhe Partizani madje ishte më në vështirësi. Kukësi u duke më i qetë midis minutës së 30-të dhe 45-të, ku dominoi në mbajtjen dhe qarkullimin e topit, por edhe në rastet e krijuara, por sidoqoftë pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Ajo që të habit është tek Partizani, i cili në 45 minutat e para dukej se nuk ishte në fushë. Në të dytën ishte disi më mirë, por duhet pranuar se trajneri Mark Juliano zhgënjeu me zgjedhjet e bëra, sikurse edhe loja e Partizanit la për të dëshiruar. Një pikë në dy ndeshjet e para janë shumë pak për ekipin që synon titullin kampion. I kënaqur me barazimin doli Kukësi që mori një pikë në transfertë.

Ndeshja

Partizani e nisi keq ndeshjen e djeshme, duke mos pasur aspak qartësi në veprimet me topin dhe ajo që binte në sy nga 45-minutëshi i parë ishte shkëputja totale e reparteve që nuk lidheshin me njëri-tjetrin në asnjë aksion. Partizani sulmoi shumë pak në pjesën e parë dhe nuk kishte rrezikshmëri. Edgar Çani e nisi ndeshjen si titullar, por ai ishte larg të qenit formës së tij më të mirë dhe nuk shkëlqeu. Lojtarët e tjerë të skuadrës së kuqe në shumicën e kohës ishin “out” dhe pati momente që morën edhe fërshëllima nga tifozët e tyre. Madje vetë prezenca e paktë e tifozëve dukej qartë se ishte një shprehi e mospajtimit me gjendjen e grupit dhe rezultatet, sepse Partizani vinte nga një disfatë e pabesueshme ndaj Laçit. Rastet sulmuese në portën e Kukësit janë me pikatore, ndërsa vetë kuksianët u duken më të motivuar dhe falë kualitetit të disa prej lojtarëve titullarë, si dhe një mbrojtjeje solide me Hallaçin e Ylli Shametin, duke i vënë “bllok” jo vetëm Çanit, por të gjithë lojtarëve me cilësi sulmuese tek të kuqtë. Elis Bakaj tentoi në dy raste nga goditja e dënimit të shënjestronte portën e kuqe, por pa sukses, ndërsa Alijev rrezikoi mjaft në vijën e parë, duke e afruar Kukësin disa herë te goli, por portieri Hoxha i zgjidhi mirë detyrat dhe nuk lejoi që sfera të përfundonte në rrjetë. Praktikisht, me përjashtim të një gjuajtje nga jashtë zone të Prognit në minutën e 28-të, partizani nuk bëri asgjë në pjesën e parë, nuk krijoi një rast të rrezikshëm dhe nuk u dha kënaqësi tifozëve të vet në shkallët e stadiumit, diçka e rëndë për një skuadër që e nis sezonin me bujë të madhe si pretendent për titull kampion. Në pjesën e dytë Partizani tentoi të marrë ritmin, por hasi në zhdërvjelltësinë e Kukësit në mesfushë, i cili nuk i lëshonte pozitat e forta. Në një moment ndodh dhe ajo që pritej. Elis Bakaj në vijën anësore ka fërkime me tifozët e Partizanit që reagojnë të irrituar. Forcat blu rrethojnë tifozerinë e kuqe për të mos përshkallëzuar situatën. Më pas loja rinis e qetë. Në minutën e 56-të vjen dhe rasti ideal për gol për Kukësin, një pasim pa pretendime vjen në kufijtë e zonës në krahun e djathtë të sulmit dhe Guri zbulohet i lirë i pambuluar. Ai gjuan me të majtën, por bën më të vështirën, e nxjerr topin jashtë, duke humbur një rast të artë. Në mesin e pjesë së dytë të dy trajnerët, si Milinkoviç i Kukësit, ashtu dhe Juliano i Partizanit, bëjnë disa ndryshime për t’i dhënë impuls lojës së skuadrës së tyre. Për t’u shënuar është se Edgar Çanin që nuk la kurrfarë shenje në këtë ndeshje e zëvendësoi Xhevahir Sukaj, autori i shumë golave dy edicione më parë tek të kuqtë dhe njeriu që ka realizuar mjaft gola për “demat” sa ka qëndruar tek ky ekip. Por edhe futja e Sukajt nuk arrin të bëjë diferencën, pasi Kukësi mbrohet mirë, ndërsa Bakajn nuk e mbajnë nervat në një moment dhe ndëshkohet me të verdhë. Nga minuta e 80-të deri në fund të takimit P:artizani tentoi ta fitojë ndeshjen, duke sulmuar me furi. Në dy raste ishe Batah që shënjestroi portën, por Koliçi në një moment bën mrekullinë. Edhe Sukaj tentoi me një gjuajtje me kokë, por pa problem për Koliçin, sepse topi përfundon jashtë. Ishin minuta ankthi për Kukësin, i cili u detyrua të tërhiqej në mbrojtje për të marrë të paktën një pikë në këtë përballje. Si përfundim, Partizani-Kukësi mbyllet 0-0, me të dy ekipet e pakënaqura, por dukshëm të favorizuar Kukësin që ngjitet në 4 pikë në vend të dytë, ndërsa partizani mbetet i parafundit me 1 pikë.

Adriatik BALLA