Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sabien Lilaj, kontratë dyvjeçare me Ruç në Poloni

Sabien Lilaj, kontratë dyvjeçare me Ruç në Poloni

Postuar: 13/08/2014 - 08:54

Mesfushori i Kombëtares tonë kuqezi, Sabien Lilaj, është një hap larg transferimit tek polakët e Ruch Chorzov. Mesfushorë i kampionëve të Shqipërisë ka braktisur skuadrën në fazën përgatitore në Austri, për të kaluar testet mjekësore tek skuadra Polake. Vetë futbollisti ka postuar fotot në “Facebook”, teksa ka për të bërë të tjera teste mjekësore. Ruch Chorzov që sezonin e kaluar u rendit në vendin e tretë, ishte pranë firmës me mesfushorin tjetër të kampionatit shqiptar Erjon Vucaj, dhe tashmë duket të ketë kthyer sytë drejt mesfushorit të Skënderbeut. Për Lilaj është ofruar kontratë 1+1 ndërsa termat financiarë janë të kënaqshme, me një pagë dy herë më të lartë se ajo që merr aktualisht tek Skënderbeu.
 
Megjithatë ky transferim pritet të sjellë reagimin e klubit, pasi i kontaktuar në telefon, presidenti i kampionëve të Shqipërisë, Ardian Takaj ka theksuar se futbollisti është nën kontratë me klubin edhe për sezonin e ardhshëm. Pritet që me kalimin e testeve mjekësore, Lilaj të firmosë kontratën për Ruch Chorzov, skuadër e cila nuk e ka nisur mirë kampionatin këtë sezon, duke marrë vetëm 1 pikë në 4 javët e para. Në rast se 25-vjeçari firmos me skuadrën polake atëherë për të do të jetë ekipi i 4 në karrierë, pas Tiranës, Lokomotiv Zagreb dhe Skënderbeut. Lilaj gjithashtu është një futbollist, i cili është në vëmendjen e trajnerit të Përfaqësueses Shqiptare, Xhani de Biazi dhe ky kalim mund të shtojë shanset për të qenë pjesë e kuqezinjve në edicionin e Eliminatoreve të Euro 2016.
 
Lilaj ka një eksperiencë të parë të çmuar me Tiranën, ku ka bërë sezone fantastike, e më pas luajti për një vit në Kroaci. Më pas u kthye në gjirin e Skënderbeut, duke u shpallur kampion. Më tej ai është ftuar edhe nga De Biazi në radhët e Kombëtares, ku ka spikatur për lojën këmbëngulëse e të fortë në mesfushë si dhe angazhimin e madh fizik, gjë që i ka pëlqyer fort trajnerit De Biazi. Për të rritur cilësitë e tij, ai ndërmori këtë hap në merkato, për të luajtur me një skuadër të një kampionati më cilësor dhe me shpresën se do të fitojë një vend titullari bindës në skuadrën përfaqësuese. Me këtë lëvizje ai i ka dhënë një shans të madh vetes, pavarësisht se para firmosje ka pasur replika në distancë me presidentin e klubit të Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili ka dashur që mesfushori Sabien Lilaj të luante për “Ujqërit e Dëborës” edhe për sezonin e ri.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Tre javë pas një ataku në zemër, ku për fat të mirë Iker Kasijas e kaloi pa pasoja fatale për jetën, një tjetër lajm i vështirë vjen në shtëpinë e portierit legjendar spanjoll.

Postuar: 21/05/2019 - 20:12

Juventus është në kërkim të një trajneri që pas largimit të Allegrit.Trajneri nga Livorno u

Postuar: 21/05/2019 - 20:10

Juventusi duket se ka gati goditjen e madhe të merkatos së verës.

Postuar: 21/05/2019 - 17:59

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj I

Postuar: 21/05/2019 - 13:47

Largimi i Masimiliano Allegrit nga stoli i Juventusit ka bërë që drejtuesit të nisin punën për

Postuar: 21/05/2019 - 12:47

Pas humbjes 4-1 ndaj Napolit, tifozët e Interit kanë ndërmarrë një fushatë në rrjetet sociale m

Postuar: 21/05/2019 - 11:29

Kombëtarja shqiptare do të luajë pas pak ditësh dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Europianit