BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri dhe jep lajmin "e keq" për Edi Ramën

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve
x
BREAKING NEWS

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe
x
BREAKING NEWS

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur,
x

Sport

Sadiku drejt Sporting Gijonit, Vrionin e kërkon Sampdoria në Serie A

Sadiku drejt Sporting Gijonit, Vrionin e kërkon Sampdoria në Serie A

Lojtarët e Kombëtares janë duke shqyrtuar ofertat që kanë marrë në këtë periudhë dhe po përpiqen t’i japin një dimension të ri karrierës së tyre. Në merkato kanë dalë jo vetëm disa veteranë që synojnë të zgjasin karrierën e pse jo të gjejnë ekipin e duhur për të zgjatur aktivitetin në futboll, por edhe të rinjtë që synojnë transferime në klube më me emër dhe që duan të bëjnë shpërthimin e madh. Dy emrat e lakuar së fundmi janë sulmues. I pari veterani Armando Sadiku, në ligën e dytë spanjolle me Las Palmas, që ka marrë një ofertë nga Sporting Gijoni, si dhe i riu Xhakomo Vrioni, i cili shkëlqeu me fanellën e Tirolit në Bundesligën e Austrisë por është në pronësi të Juventusit e me shumë gjasë sezonin tjetër do të huazohet tek Sampdoria në Serie A. Edhe lojtarë të tjerë po shqyrtojnë ofertat të ardhura këtë muaj në adresë të tyre.

Sadiku drejt sporting Gijonit

Prej kohësh përflitej një lëvizje e re e Armando Sadikut, por nuk kishte siguri. Tani ky opsion është real dhe me shumë gjasë do të realizohet këtë verë. Ai shënoi gjashtë gola me Las Palmas në sezonin e fundit, ekip me të cilin luajti në duelet “play-off” për t’u ngjitur në La Liga. Objektivi nuk u arrit, ndërkohë që sulmuesi nga Elbasani del lojtar i lirë më 1 korrik. 31-vjeçari filloi të shënonte dhe arriti një formë të mirë në fundin e sezonit, drejtuesit e Las Palmas i ofruan rinovimin, por deri tani nuk ka asnjë akord. Gjithsesi, lojtari i kombëtares shqiptare mund të vijojë të qëndrojë në La Liga 2. Onda Cero shkruan se për Sadikun ka interesim nga Sporting Gijon. Emri i lojtarit shqiptar ndodhet në krye të listës së dëshirave të Javi Rico, drejtorit sportiv të klubit asturian. Gijon ka ambicie të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll. Sezoni i fundit ishte për t’u harruar, djemtë e Abelardos u renditën në vend të 17-të, ndërsa drejtuesit po punojnë për të përforcuar skuadrën. Nëse gjendet gjuha e përbashkët, Sadiku do të luajë prej sezonit të ardhshëm në “El Molinon”, stadiumin më të vjetër në Spanjë, në përdorim që nga viti 1908.

Vrioni drejt Sampdorias në Serie A

Mediat italiane shkruajnë se Sampdoria është klubi i interesuar për sulmuesin e Juventus U-23 dhe kombëtares shqiptare, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu në elitën e futbollit austriak. 23-vjeçari u huazua te Tirol dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit me 19 gola, po aq sa shënoi edhe Karim Adejemi, i cili u transferua nga Salzburg te Dortmundi për 30 milionë euro. Vrioni ka dalë nga moshat e Sampdorias, klub që e shiti te Juventus U-23 për 3.9 milionë euro në janarin e vitit 2020. Në fillim dukej thjesht një plusvlerë (false), por në fakt ishte lojtar i vërtetë e me vlera edhe në treg. Madje, vlera e tij është rritur ndjeshëm. Maks Alegri ka planifikuar ta marrë me vete në fazën përgatitore, me Vrionin që do të tentojë të shfrytëzojë këtë mundësi fantastike. Sampdoria e kërkon përsëri, klubi dorian e do në huazim, ndërkohë që drejtuesit e Juventusit e vlerësojnë 10 milionë euro Xhakomo Vrionin.