BREAKING NEWS

Nis nga puna Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve / Zbulohet çfarë do të ndodhë me Sali Berishën

Nis nga puna Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve / Zbulohet
x

Sport

Sadiku largohet zyrtarisht nga Malaga, lëvizja e tij në treg në dorë të Levantes

Sadiku largohet zyrtarisht nga Malaga, lëvizja e tij në treg në

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë një moment të mirë me skuadrat e tyre në Europë, por ka dhe prej atyre që i kanë mbyllur angazhimet dhe po presin të lëvizin në treg, me shpresën se do të gjejnë një destinacion më të mirë për karrierën e tyre. Një prej futbollistëve që po pret të marrë drejtim në merkato është sulmuesi elbasanas i Kombëtares, Armando Sadiku, i cili këtë edicion ishte i huazuar nga Levante për tek Malaga, pra luajti me Malagën dhe la gjurmë me golat e tij tek ky ekip. Por Sadiku e ka mbyllur me Malagën dhe njoftoi dje nëpërmjet një mesazhi se e sheh veten diku gjetkë, por pa sqaruar se ku do të përfundojë, pasi kartoni i tij është në dorë të Levantes. Nga ana tjetër, po në Spanjë e po pjesë e Malagës, është dhe Keidi Bare, i cili pritet të ndryshojë ambient dhe të kalojë në një skuadër tjetër, ku një nga ekipet që e kërkon me ngulm është padyshim Espanjoli.

Sadiku tërhiqet nga Malaga, e ardhmja duket në Greqi

Sezoni i Armando Sadikut si i huazuar te Malaga ka mbaruar dhe nga vetë ai mësohet se do të largohet. Ditën e sotme sulmuesi ka publikuar një postim, ku falënderon të gjithë ata që e ndihmuan te Malaga, ku shënoi 13 gola dhe ishte pranë rekordit si lojtari me më shumë rrjeta brenda një sezoni gjatë dekadës së fundit. Tani Sadiku do të kthehet fillimisht te Levante, që ka në pronësi kartonin e tij. Me shumë mundësi do të largohet nga atje, për shkak të mungesës së hapësirave. Arisi i Selanikut shihet si një opsion i mundshëm për elbasanasin, por mbetet të shihet se ç’do të ndodhë, pasi termat financiar janë të vështira për tu arritur nga grekët. “Dje kemi përfunduar një sezon të vështirë, por të bukur. Realizuam objektivin final dhe vuajtëm për ta arritur atë. Malaga do të vazhdojë edhe një vit luftën në ligën e dytë, për t’u rikthyer atë ky e meriton ky klub, në La Liga. Dua të falënderoj tifozët tanë që na kanë brohoritur dhe na kanë ndihmuar të shpëtojmë prej rënies nga kategoria. Që ditën e parë që shkova në ‘La Roselada’ kam ndjerë një ndjenjë të veçantë. Falënderoj gjithashtu shokët e skuadrës, të cilët më kanë ndihmuar të shënoj 13 gola dhe që të jem i lumtur duke luajtur pas muajve të vështirë. Falënderoj të gjithë njerëzit në klub, të cilët më kanë mbështetur që ditën e parë që kam mbërritur. Tani është koha për të pushuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm”, shkruan Sadiku në “Instagram”.

Elozhe për Baren, drejtori sportiv i Espanjolit: Lojtar teknik i shkëlqyer

Refuzimi i ofertës së Espanjol për Keidi Baren nga Malaga, nuk ka dekurajuar katalanasit të cilët vazhdojnë të shohin mesfushorin e përfaqësueses shqiptare si një prej objektivave kryesorë të merkatos së tyre. Klubi që sapo ra nga La Liga, ka piketuar Baren si përforcimin kryesor për mesfushën në sezonin e ri dhe po ndjek me interes situatën e futbollistit shqiptar. Malaga ka nevojë të shesë futbollsitë për të siguruar të ardhura të rëndësishme ekonomike dhe Bare është varianti më i mirë i mundshëm për të kaluar 2 milionë eurot. Ndaj kur Espanjol ofroi më pak se kjo shumë, kluibi e refuzoi atë, pasi pret që skuadra nga La Liga të bëjnë ofertat e tyre. Por Espnajol e ka seriozisht për lojtarin dhe drejtori sportiv Rufete, po e monitoron situatën për të bërë gati një ofertë të dytë për klubin dhe vetë lojtarin shqiptar, që ta transferojë në Katalonjë. Në konferencën e sotme për shtyp, drejtori sportiv u pyet pikërisht për mesfushorin shqiptar. “Keidi Bare është një lojtar i madh, i cili i përket Malagas dhe ne po punojmë në pista të ndryshme. Në këtë moment merkatoja është jonormale dhe ne na përkon me ndryshimin e kategorisë. Ka një plan afrimesh që i kemi shumë të avancuara dhe një plan tjetër shitjesh dhe duhet të marrim disa vendime në një kontekst tjetër. Por më parë, duhet të finalizojmë çështjen e trajnerit të ri”, theksoi ai para gazetarëve. Mediat katalanase sigurojnë se emri i Bares është ai që qarkullon më shumë në klub, bashkë me mesfushorin Fran Merida I cili është larguar nga Osasuna.