BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Sadiku në vështirësi, tifozët e Bolivarit kërkojnë largimin e shqiptarit

Sadiku në vështirësi, tifozët e Bolivarit kërkojnë

Pak vite më parë ai mori famë të madhe me atë paraqitje dinjitoze dhe atë gol historik që shënoi kundër Rumanisë në fazën finale të Europianit të Francës, por tani është një prej lojtarëve më pak të dëshiruar dhe një futbollist që po njeh vetëm rënie, aq sa në vitet e fundit ka ndryshuar një duzinë skuadrash, pa mundur të gjejë vetveten. Bëhet fjalë për Armando Sadikun, i cili po zhgënjen edhe në Amerikën e largët, atë të Jugut, pikërisht në Bolivi. Në 9 ndeshjet e fundit është aktivizuar 5 herë si titullar dhe 3 herë ka hyrë në fushë nga stoli, por edhe pse ka marrë shumë minuta në këmbë Armando Sadiku ende nuk po arrin të zhbllokohet me fanellën e klubit të tij të ri Bolivar në Amerikën e Jugut. Goli po vonon shumë ashtu si edhe përshtatja e Sadikut në kampionatin bolivian, aq sa kanë mjaftuar vetëm pak ndeshje që tifozët e Bolivar të kërkojnë largimin e sulmuesit shqiptar nga skuadra e tyre. Në sfidën e fundit të Copa Sudamericana, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në nivel klubesh në Amerikën e Jugut, Sadiku u ndal te shtylla me Bolivar që nuk mori më shumë një barazim pa gola në sfidën ndaj brazilianëve të Ceara duke mos shfrytëzuar dot as faktorin fushë dhe faktin që ndeshja luhej në një lartësi më të madhe se 3000 metra mbi nivelin e detit. Pikërisht lartësia mund të jetë edhe faktori kryesor që 29-vjeçari nga Elbasani nuk po shfaq dot formën e tij më të mirë në Bolivi. Në sfidën ndaj Vilsterman po në Copa Sudamericana një javë më parë Sadiku shpërdoroi një 11-metërsh ndeshje në të cilën u aktivizua për 70 minuta ndërkohë që në duelin ndaj Ceara edhe pse qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit, goditi vetëm një shtyllë në minutat e para të ndeshjes dhe më pas mbeti në hije. Bolivar në fund u ndal në një barazim pa gola dhe fakti që skuadra nuk po regjistron rezultatet e pritshme gjatë kësaj periudhe sipas tifozëve të Bolivar ka faj edhe Sadiku. Sipas fansave, një nga problemet kryesore është sulmuesi, i cili nuk është i përshtatshëm për lojën e ekipit. Rrjetet sociale janë mbushur me kërkesën e tifozëve të Bolivar që të largohet sa më shpejt sulmuesi shqiptar dhe të afrohet një bomber nga Amerika e Jugut i cili do të adaptohej me futbollin në kontinent ku europianët e kanë shumë të vështirë të përshtaten.

Rada, talenti shqiptar që po tenton të ngjitet në Serie B

Përfundimi i fazës së rregullt të kampionatit të Serisë C në Itali dhe përcaktimi i skuadrave që do të ngjiten e ata që janë në garë për ta bërë një gjë të tillë nëpërmjet “play-off”, jep mundësinë edhe të bilanceve për paraqitjet e deritanishme. Rezulton se në Grupin A të Serisë C, do të jetë nëj garë e ndezur mes shumë futbollistësh shqiptarë në “play-off”, pasi në të marrin pjesë Renate ku luajnë Rada, Kabashi e Lakti; Groseto ku janë Kraja e Kalaj; Pro Patria e Kolajt si dhe Juventusi U23 ku është Vrioni. Kjo garanton përballje shumë interesante mes emrash të cilët premtojnë shumë edhe për përfaqësuesen shqiptare. Sipas mediave italiane, emri që duhet ndjekur me vëmendje është ai i Armand Radës. Mesfushori ofensiv i Renate ka qenë një nga lojtarët më konstant në këtë edicion dhe për këtë arsye, portali “Tuttomercatoëeb” e ka përfshirë në formacionin ideal të fazës së rregullt të kampionatit. “Pantera zikaltër është i datëlindjes ’99. Ta rishohim në Serinë C do të ishte mëkat, është gati për Serinë B. Gjithmonë i përfshirë në lojë, i shpejtë, me prekje klasi, por kurrë jashtë pozicioni apo duke e ekzagjeruar. Përkundrazi, ka vendosur të gjithë teknikën e tij në funksion të skuadrës”, shkruan portali italian për mesfushorin ofensiv të Renate i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave kuqezi dhe nëse arrin të ngjitet në Serinë B, mund të jetë shpejt një opsion edhe për atë A.