Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sadiku pretendon qëndrimin tek Levante, por mediat e “dërgojnë” në Superligën e Turqisë

Postuar: 18/06/2019 - 07:27

Kombëtarja fitoi ndeshjen ndaj Moldavisë në kuadër të grupit H pë3r kualifikueset e Kampionatit Europian të vitit 2020, me shifrat 2-0, duke bërë një kthesë të mirë pas një morie rezultatesh negative dhe të pashpresa, si dhe duke mbajtur ende gjallë objektivat për një kualifikim të mundshëm, megjithëse kualifikimi duket aq i vështirë sa shanse reale praktike skuadra kuqezi ka fare pak. Sidoqoftë, me interes është rikthimi i disa lojtarëve që i mungonin Kombëtares si pasojë e dëmtimeve të gjata dhe këtu përfshihen tre titullarë që janë Amir Abrashi, Odise Roshi dhe Armand Sadiku. Ky i fundit ka kaluar një dëmtim të gjatë dhe kthehej në Kombëtare pas afro një viti, megjithëse muajt e fundit Sadiku ka luajtur me Luganon në kampionatin zviceran. Aventura me Luganon është mbyllur, pasi ishte i huazuar dhe elbasanas pret “sinjalin: e kthimit në radhët e Levantes, e cila ka kartonin e futbollistit. Por klubi spanjoll nuk e ka përfshirë Sadikun në projektin e sezonit të ri dhe po përpiqet t’i gjejë skuadër të re. Duke parë hapjen e pistës së largimit, një mori skuadrash kanë shprehur interesim për ta marrë futbollistin shqiptar, e së fundmi ka pasur sinjale të forta nga klubet elitare turke. Në fakt, pasi përfundoi periudhën e huazimit te Lugano, Armando Sadiku nga grumbullimi i kombëtares shqiptare bëri me dije se pas pushimeve do të kthehet në Spanjë për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ri me Levanten që është klubi që zotëron kartonin e tij. Por pavarësisht fjalëve të Sadikut, sulmuesi shqiptar nuk bën aspak pjesë në planet e drejtuesve dhe stafit teknik të skuadrës spanjolle dhe me shumë gjasa do të largohet përfundimisht nga Levante në merkaton e kësaj vere. E ardhmja e Sadikut mund të jetë në kampionatin turk, aty ku ka patur interes për të edhe më parë por 28-vjeçari nga Elbasani ende nuk ka shkelur në Turqi. Sipas mediave të këtij vendi, për Sadikun interesohet një skuadër e madhe e Superligës turke, pikërisht Trabzonspor që në ditët e ardhshme pritet të hyjë në bisedime me Levanten për të blerë përfundimisht kartonin e bomberit shqiptar. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat për sulmuesin elbasanas, por në kushtet kur Levante nuk e ka në projektin e saj të së ardhmes dhe po bën përpjekje për ta huazuar apo shitur tek një klub tjetër, oferta turke duket joshëse dhe nuk përjashtohet mundësia që Sadiku të bëhet pjesë e një klubi turk në sezonin e ri. Sa i takon prezencës së tij në Kombëtare, Sadiku është një lojtar që gëzon autoritet. Muajt e fundit nuk ka qenë vendimtar sepse vjen prej një dëmtimi të gjatë, por ai ende vijon të jetë një zgjedhje e mirë për teknikët që drejtojnë ekipin përfaqësues. Natyrisht, në të ardhmen trajneri Edi Reja por kushdo teknik qoftë, do të fokusohet më shumë tek të rinjtë, sepse me më të rinjtë është më e lehtë të gjesh cilësitë e nevojshme për rolet e ndryshme në fushë. Dhe këtu është fjala për të rinj që janë formuar dhe luajnë jashtë Shqipërisë, pasi kampionati shqiptar nuk prodhon lojtarë të nivelit të lartë dhe u bënë disa vite që nuk ka prodhuar futbollistë për nivelin e ekipit përfaqësues. Sadiku e nisi si zëvendësues ndeshjen kundër Islandës në Reikjavik, duke zëvendësuar Cikalleshin, kurse në duelin kundër Moldavisë ndryshuan pozitat me kavajasin, pasi Sadiku e nisi titullar, por i la vendin Cikalleshit në pjesën e dytë, i cili realizoi golin e parë të ndeshjes pas asistimit të Roshit. Duhet thënë se Sadiku ka ende potencë dhe shihet si zgjidhje, prandaj grumbullohet vazhdimisht në Kombëtare, por në momentin kur do të ketë konkurrencë do ta ketë të vështirë të gjejë hapësira. I duhet të rrisë performancën jo vetëm në Kombëtare, por edhe në nivel klubi ku luan.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:30

Liga e Kampioneve u kthye në fushë mbrëmjen e djeshme, tashmë me duelet e para të fazës së grupeve, ku nuk munguan aspak surprizat, por edhe spektakli.

Postuar: 18/09/2019 - 07:28

Janë luajtur katër javët e para të Kategorisë Superiore dhe është fakt që kjo gjysmë e parë e faz

Postuar: 18/09/2019 - 07:26

Kosova po bën një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjet ndërkombëtare, dëshmuar me pozitat e forta t

Postuar: 17/09/2019 - 23:01

Një sfidë e cila pritej të prodhonte gola dhe spektakël u mbyll në paqe me rezultatin 0-0.

Postuar: 17/09/2019 - 22:01

Janë mbyllur në barazim pa gola pjesët e para të dy supersfidave në Champions, Napoli-Liverpool s

Postuar: 17/09/2019 - 20:58

Interi e nis me barazim aventurën e tij në Champions League dhe shkak është bërë një lojtar &lsqu

Postuar: 17/09/2019 - 20:41

Slavia e Pragës është duke befasuar Interin në San Siro.