Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sadio Mane: Guardiola hileqar, ushtron presion tek gjyqtarët duke më akuzuar si simulues

Postuar: 08/11/2019 - 07:20

Të dielën në orën 17:30 Liverpuli do të përballet me Mançester Sitin, në duelin ë konsiderohet mjaft i rëndësishëm për fatet e sezonit, pasi diferenca midis dy skuadrave është momentalisht 6 pikë. Një fitore e të kuqve e shkëput Liverpulin dhe i jep avantazhe titulli e për këtë duket se po punon ta frenojë trajneri rival i Sitit, Pep Guardiola, që prej disa ditësh sulmon “yjet” e Liverpulit, një prej të cilëve Sadio Mane. Në fakt, afrikani mori një të verdhë për simulin si dhe realizoi një gol në momentin e fundit të ndeshjes. Senegalezi ishte vendimtar në fushën e Aston Vilas në javën e fundit të Premier League, ku suksesi 1-2, i arritur me përmbysje, i lejoi Liverpulit të tij të mbante në distancë sigurie me 6 pikë ndjekësit e Mançester Sitit në prag të ndeshjes direkte, në program pasditen e së dielës së ardhshme në “Anfield”. Pep Guardiola duket se nuk e ka kapërdirë dot atë gol të Mane dhe përfitoi t’u dërgonte një mesazh rivalëve duke deklaruar: “Liverpuli ka fituar shpesh kështu, pasi ka një talent të veçantë. Ndonjëherë janë të zotët të hidhen, ndonjëherë shënojnë gola të pabesueshëm në minutën e fundit”, theksoi Mane. Më pas vjen justifikimi i “simulimeve”, ose më saktë kundërpërgjigja për trajnerin katalanas të Sitit, Pep Guardiola, që e kishte akuzuar në media si lojtar që simulon shumë. Dhe Mane ka reaguar fort, edhe pse vetë Jurgen Klop i irrituar nga deklaratat e Guardiolës, zgjodhi të mos u jepte ushqim polemikave. Mane nuk u përmbajt, duke iu përgjigjur me sarkazëm sulmeve të trajnerit të “Qytetarëve” pas suksesit europian kundër Genk në “Anfield”. “Ishte inteligjente nga ana e Guardiolës të tërhiqte vëmendjen e Majkëll Olivier, që do të drejtojë ndeshjen. Unë do të mendoj vetëm për të luajtur futboll, siç bëj gjithmonë. Nuk u kushtoj vëmendje atyre që ka thënë Guardiola dhe nuk më japin asnjë motivim ekstra. Do të jap gjithçka për të ndihmuar skuadrën time”, shtoi ai. Më pas, senegalezi rëndoi dozën, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt provokimeve të trajnerit kundërshtar. “Nëse do të ketë një penallti, do të vazhdoj të hidhem. Nëse rrëzimi sjell një penallti në favorin tim, do të bëj që kjo të ndodhë. Përse jo? Klop tha diçka të drejtë. Unë nuk hidhem. Kundër Aston Villas pati kontakt në zonë. Arbitri më dha një karton kur mendoi që nuk ishte penallti. Nëse penalltia është, ma japin, nëse nuk është, nuk ma japin. Nuk kam asnjë problem, ky është futbolli. Nuk do të ndryshoj kurrë mënyrën time të të luajturit”, nënvizoi më tej Mane. Në muajin e fundit sulmuesi senegalez ka fituar penallti edhe kundër Leicesterit dhe Totenhemit, pastaj erdhi dhe episodi ndaj Aston Vilës. Numrat të bëjnë të mendosh se senegalezi di t’ia dalë në këto raste, edhe pse përsëritja e imazheve konfirmoi ekzistencën e një kontakti mes tij dhe Frederik Guilbert në sfidën e “Villa Park”. Në “Anfield” do të jetë një ndeshje me mjaft tension dhe e vështirë për arbitrin Oliver, polemikat e vigjiljes tashmë janë servirur./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 18:02

Të dielën, më 17 nëntor, do të mbahet ceremonia e përurimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare, ku djemtë e kombëtares do të ndeshen me skuadrën franceze, kampione e botës në fuqi.

Postuar: 15/11/2019 - 17:21

Franca dhe Turqia janë dy kombëtaret që kanë prerë tashmë biletën për në Euro 2020 nga grupi H ku

Postuar: 15/11/2019 - 15:37

“Air Albania Stadium” do të inagurohet të dielën kundër Francës.

Postuar: 15/11/2019 - 09:16

Stadiumi i ri Kombëtar duket se është gati për ndeshjen me Francën, pasi tashmë i është vendosur

Postuar: 15/11/2019 - 07:21

Vite më parë ai ishte një nga sulmuesit më të shpejtë e më të mirë në qarkullim.

Postuar: 15/11/2019 - 07:19

Në një rrëfim emocionues për “Corriere dello Sport”, gardiani kuqezi Tomas Strakosha

Postuar: 15/11/2019 - 07:18

Andorrra ul me këmbë në tokë Shqipërinë, duke barazuar me shifrat 2-2 në “Elbasan Arena&rdq