
Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Sahit Prizreni: Bursa i takon Zelimkhan Abakarov, KOKSH nuk ka mbajtur qëndrim për atë që ndodhi me atletikën

Shkruar nga Adriatik BALLA 6 Shkurt 2023

Mundja është një nga sportet e traditës dhe më populloret në Shqipëri. Para vitit 1990 në Shqipëri, të dy stilet e mundjes, si stili i lirë, ashtu dhe ai klasik greko-romak, kishin popullaritet, masivitet dhe rezultate shumë të larta për kohën. Por mundjes së atyre viteve i mungonte ballafaqimi ndërkombëtar për shkak se Shqipëria që pretendonte se ishte shteti i vetëm socialist në botë, nuk pranonte të ndeshej me “imperialistët amerikanë” e “socialimperialistët sovjetikë”, për pasojë kampionët tanë “digjeshin” që në short. Gjatë viteve të fundit ka pasur rezultate të mira, por mundja nuk ka masivitet. Ndërkohë, falë marrjes së pasaportës shqiptare, një mundës nga federata ruse i ka sjellë Shqipërisë titull botëror e këtu është fjala për Zelimkhan Abakarov. Por mundësi nga Dagestani nuk është ende zyrtarisht bartës i bursës olimpike, gjë që me të drejtë një kampion bote e meriton. Përplasjet FSHM-KOKSH vijojnë prej javësh, ndërsa në këtë intervistë për gazetën “SOT”, presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, jep disa detaje që na orientojnë drejt vendproblemit. Ai thotë se do të takojë kreun e KOKSH-it, zotin Fidel Ylli, për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi.
- Prej disa javësh një nga çështjet e përfolura rreth mundjes është bursa olimpike që akordohet për federatën tuaj, por që nuk merret nga kampioni i botës Zelimkhan Abakarov. Nga njëra anë ju e nga ana tjetër Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar që ka ekskluzivitetin e dhënies së bursës. Cili është qëndrimi i federatës dhe juaji si president i kësaj federate rreth mundësisë së zgjidhjes së këtij problemi?
- Bursa është ajo që është, dihet. Vitin e kaluar unë pata një kontakt me zyrtarë të KOKSH-it për ta përfituar këtë bursë dhe sportisti që kishte medalje bronzi në Europian, Bajram Sina, e përfitoi atë. Nuk mund të them sot se nuk e ka merituar, pasi kjo ishte një arritje e mirë e mundjes tonë. Sportisti është 24 vjeç, me pritshmëri të mira, në rritje, garon në stilin klasik dhe kishte arritur një rezultat shumë të mirë. Mos harrojmë që Sina është prodhim vendas dhe këtë medalje e ka fituar për moshën U-23. Më pas bursën e Sinës e ndamë në dy pjesë, pasi po vend të tretë europian arriti edhe Islam Dudaev.
- A ishte e drejtë kjo?
- Mendoj se ishte një veprim i drejtë, i arritur me kompromisin e palëve, përfshi dy sportistët. Bëhet fjalë për një bursë 700-dollarëshe, ku e ndarë në gjysmë u jep sportistëve nga 350 dollarë në muaj secilit. Që t’i kthehemi çështjes kryesore, unë kam insistuar që mundja të marrë një bursë shtesë nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, një bursë që mendoj që secili nga ne e miraton, pasi i takon kampionit të botës Zelimkhan Abakarov. Një bursë rreth 1 mijë dollarë në muaj, që do të ishte shenjë respekti e vlerësimi për sportistin, por edhe motivim për të për Olimpiadën e ardhshme në Paris (2024). Por, në këtë moment që flasim, ne nuk mund ta mohojmë që KOKSH i ka akorduar sportistit një pagesë prej 330 mijë lekë të vjetër në muaj. Nuk është pak e as shumë, por nuk është problemi tek shuma. Problemi është tek e drejta. Unë vazhdimisht në qëndrimin tim i kam mëshuar faktit se sportistit i takon një bursë e plotë, është kampion bote, s’kemi shumë të tillë.
-Më falni për ndërhyrjen, por po ta kapësh problemin në aspektin e rregulloreve, KOKSH e ka dhënë bursën e vet për mundjen dhe ju e keni ndarë mes sportistëve. Në qëndrimin e KOKSH-it thuhet se është në dorën tuaj si federatë që këtë bursë ta kaloni në emrin e sportistit tjetër. Pse nuk e ndërmerrni këtë hap?
- Edhe një herë, po flasim për një sportist që është kampion bote. Mundja në këtë moment ka disa sportistë elitarë, pretendentë për të fituar tituj europianë e botërorë dhe për të siguruar pjesëmarrjen olimpike. Unë e sqarova çështjen e bursës se si e kemi ndarë midis Sinës e Dudaevit, por kërkojmë një bursë tjetër, enkas për Zelimkhan Abakarovin, një bursë të plotë, që KOKSH e ka në dorë ta bëjë.
- Si, konkretisht?
-Shqipëria ka sot një sportist të pezulluar por që merr bursë olimpike. Unë do ta takoj edhe nga afër kreun e KOKSH-it, zotin Ylli, dhe do t’ia bëj të qartë se kjo bursë i takon mundjes e konkretisht kampionit të botës. Kjo s’do të thotë se unë jam kundër sportistit të atletikës, por në kushtet kur ai është i pezulluar, bursa që jepet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për KOKSH-in tonë, duhet të shkojë tek një sportist aktiv, i pa pezulluar dhe me rezultat shumë të lartë. Ne si mundje e kemi këtë rast dhe duam ta shfrytëzojmë. Çfarë po i kërkojmë ne KOKSH-it? Në kushtet kur presidenti dhe sekretari i atletikës kanë dhënë dorëheqjen për shkak të skandalit të krijuar me pezullimin e sportistit të tyre, KOKSH duhet të mbante një qëndrim, gjë që nuk e ka bërë. KOKSH në vetvete është një institucion që i merr vendimet, përfshi dhënien e bursës, në bashkëpunim me federatën. Unë si federatë dua që të trajtohet sportisti im, që ka një rezultat të lartë e të pakontestueshëm, është kampion bote. Është detyra ime si president federate që ta mbaj sportistin të motivuar për objektivat e mëdha sportivë. Por një detyrë të tillë ka edhe KOKSH-i. Midis nesh si federatë dhe KOKSH-it shihen raportet që bëjmë për ecurinë dhe rezultatet e sportistëve. Ndaj unë jam në të drejtën time e në të drejtë të sportistit ta kërkoj këtë bursë. Është çështje e së drejtës dhe në sport ka shumë rëndësi trajtimi i drejtë i sportistëve. Është në nderin e vetë KOKSH-it që të pajisë me bursë olimpike një sportist të përmasave të Zelimkhan Abakarovit. Titullin botëror ai e ka fituar për Shqipërinë dhe duke përfaqësuar flamurin e Shqipërisë. Ndërkohë, duke i dhënë këtë bursë Abakarovit, ne nuk e dëmtojmë dyshen e mundësve që ndajnë bursën tjetër olimpike. Kjo i jep mundjes një ndihmë modeste që të jetë e motivuar për garat e mëdha dhe objektivat kualifikuese për në Olimpiadë.
- Ecuria e federatave si ju varet nga buxheti që u akordohet. Sa keni përfituar nga fondi grant i shtetit?
- Realisht nuk e di dhe s’kam si ta di. Në fakt, kjo është një tragjikomedi ndër vite. Hallka e fundit në çdo instancë që përfiton nga buxheti jemi ne të sportit. Mos harroni se ne përfitojmë një buxhet modest, një pjesë e të cilit shkon për rrogën e financierit dhe të sekretarit të federatës. Për këtë vit, na u tha se do të dalë në janar, por ja që ka hyrë shkurti e akoma s’dimë gjë. Që ta themi hapur, as e di sa do të jetë shuma, e as e di kur do ta shpërndajnë.
- Cilat janë objektivat tuaja sportive, si federatë flas, gjatë vitit 2023?
- Objektivat madhore për garat ndërkombëtare lidhen me Europianin dhe Botërorin, ku ky i fundit ka vlerë kualifikuese për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Europiani do të zhvillohet në muajin prill në Kroaci, kurse Kampionati Botëror do të zhvillohet në Serbi në muajin shtator. Kuptohet, ne do t’i vlerësojmë shumë këto aktivitete, sidomos ato me vlerë kualifikuese. Do të shkojmë minimalisht me 6-7 sportistë, të paktën nga 3 sportistë në secilin stil. Nuk duhet të harrojmë se një aktivitet shumë i rëndësishëm për ne do të jetë turneu botëror “Muhamet Malo”, që do të organizohet nga ne, këtu në Tiranë. Është një aktivitet që është futur në kalendarin e federatës botërore të mundjes. Aktiviteti do të zhvillohet në kryeqytetin tonë më 12-15 prill dhe ne do të bëjmë përpjekje maksimale që të jetë një superaktivitet që i kushtohet një emri të madh, tashmë të ndjerë, ish-mundësi e zemërmiri Muhamet Malo. Pra aktivitete kemi plot, por përtej dëshirës tonë, shumë gjëra do të varen nga buxheti që do të na akordohet.
- Një akuzë e bërë për ju lidhet me mungesën e aktiviteteve, kjo ndoshta nga numri i paktë i sportistëve. Nga ana tjetër, duke u dhënë prioritet mundësve të huaj e që janë pasaportizuar shqiptarë, keni lënë pas dore mundësit vendas...
- Nuk është e vërtetë, ne kemi bërë shumë veprimtari sportive. Vjet ne i çuam sportistët në të gjitha aktivitetet e mëdha si në turne botërorë, Lojërat Mesdhetare, Europian e Botëror etj. Por nuk patëm buxhet të mbyllnim Kupën për të rinj. Nuk është e vërtetë që vendasit janë lënë pas dore, jo aspak. Bëjmë përpjekje maksimale që talentet të vlerësohen, tu jepet mundësia në gara dhe punohet për më të mirën. Se sa do t’ia dalim do të shihet në vazhdim, edhe pse buxheti ka qenë “thembra e Akilit” për kalendarin tonë të aktiviteteve.
Më të lexuarat


Twitter-i ka një “mbret” të ri! Rrëzohet nga froni Obama, ja kush është personi më i ndjekur tani

Spektakël golash në ‘Allianz Arena’, Bayern i merr kreun Dortmundit

Tragjike/ Një tifoz humb jetën në tribunë

Man City thyen me “poker” golash Liverpool

Siti kundër Liverpulit, Guardiola: I respektojmë, por na duhet fitorja

Gjimshiti kalon dëmtimin e kthehet tek Atalanta, gjermanët të mahnitur me Simonin

Skënderbeu mund Apoloninë dhe mban kreun në Kategorinë e Parë, Partizani në Durrës për të mbajtur kreun e Superiores

ZYRTARE/ Kërkohet në KAS heqja e një titulli kampion të Juventusit për çështjen e plusvalencave

Kylian Mbappe e ka vendosur, ja kur do të transferohet te Real Madrid

Kategoria Superiore, Partizani përballë Teutës, Vllaznia sfidon Bylisin
