BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Sahit Prizreni: Ju tregoj emocionin unik të titullit botëror në mes të Beogradit nga Abakarov

Sahit Prizreni: Ju tregoj emocionin unik të titullit botëror në

Sahit Prizreni nuk është emër i padëgjuar në sportin shqiptar. Në mundjen e lirë, në peshën e vet, ai ka qenë numri dy në Europë e numri tre në botë, por mospasja e kushteve të duhura nuk ia mundësuan një titull botëror. Por, i ndjeshëm për nevojën që ka ky sport me aq traditë në Shqipëri të kishte një titull botëror, ai e realizoi objektivin e vet duke natyralizuar shqiptar dy sportistë cilësorë nga Federata Ruse, Islam Dudaevin dhe Zelimkhan Abakarovin, të cilët në më pak se një vit i kanë sjellë Shqipërisë medalje të rëndësishme nga turnetë dhe kampionatet madhore rajonale e botërore. Madje pak ditë më parë, Zelimkhan Abakarov fitoi në Botërorin e Beogradit medaljen e artë, e para në historinë e mundjes për flamurin shqiptar, një emocion i madh dhe një sukses i madh. Sahit Prizreni, rrëfen për gazetën “SOT” të pathënat nga ky triumf, duke mbrojtur sportistët, por njëherësh duke kërkuar nga institucionet që mundja shqiptare të mbështetet dhe këta sportistë që pranuan me kënaqësi për Shqipërinë të shpërblehen për mundin dhe rezultatet e tyre, sepse kanë rritur imazhin e Shqipërisë në sportin ndërkombëtar.

- Zelimkhan Abakarov mori pasaportën shqiptare dhe në më pak se një vit fitoi çdo titull të mundshëm, e së fundmi u kurorëzua kampion bote, në Beograd. Kjo i dha një dimension më të madh suksesit të tij. A mund të na thoni, jo vetëm si kreu i federatës së mundjes, por edhe si sportist që keni një emër në mundjen e lirë, si e keni përjetuar këtë sukses të mundjes shqiptare?

- Emocioni që na dha suksesi i Zelimkhan ishte unik, i papërjetuar më parë. Unë vij vetë nga sporti dhe i njoh emocionet që dhuron ky sport, por ky i Zelimkhan Abakarovit ishte i veçantë, pra unik. Në gjysmëfinale ai mundi një mundës serb, brenda në shtëpinë e tij, dhe mundësi serb ishte medalist i Olimpiadës së Tokios. Mundi kampionin e botës në fuqi dhe ky sukses, i parë në këtë formë, merr një rëndësi të madhe, prandaj dhe emocionet kanë qenë të mëdha. Me këtë rast, unë dua të falënderoj jo vetëm sportistin, por edhe trajnerin L.Çakmashi. Ky sukses na ka elektrizuar pa masë. Ka prej disa ditësh që nuk pushoj duke parë videon, pasi të emocionon. Nuk jam duke e tepruar aspak, pasi është rast historik për mundjen tonë. Kuptohet, Zelimkhani meriton falënderim special për këto emocione që na dhuroi.

- Epo, sportisti vërtet është natyralizuar me pasaportë si shqiptar, por vjen nga një vend ku ushtrohet me mundës cilësorë, ka kushte. Edhe ne kemi pasur mundës të mirë se ky sport ka traditë tek ne, por s’kanë arritur titull botëror. Kushtet, pra, janë bërë pengesë...

- Sot që flas më duket e pamundur se çfarë kam arritur, sepse kushtet që kemi pasur ne nuk ofrojnë shumë për të qenë në këto nivele. E megjithatë, mund të them me krenari se udhëtimi i këtyre dy djemve, Abakarov dhe Dudaev, kanë pasur mbështetjen tonë të pakursyer. I kemi dërguar në aktivitete madhore, përfshi Lojërat Mesdhetare. Dhe ky besim është shpërblyer e për këtë jam krenar. Sepse sot Shqipëria ka zyrtarisht një kampion bote e kjo është arritje e madhe e mundjes shqiptare. Por prapë e theksoj, se sporti ynë është në vështirësi. Në fillim, kur ne bëmë letrat për sportistët, shumë ishin skeptikë për këtë lëvizje, por sot që flasim djemtë e kanë justifikuar këtë besim dhe ata kanë bërë maksimumin. Djemtë kanë rritur cilësinë e klubit të Tiranës, rritën nivelin e përfaqësimit tonë, rritën gjithashtu imazhin e mundjes shqiptare e të sportit shqiptar. Kjo nënkupton se suksesi i tyre përmirëson imazhin e vendit tonë.

- Ata janë pjesë e klubit të Tiranës? Pushteti lokal nuk ka shumë mundësi, ky është fakt....

- Po, janë pjesë e Tiranës. Dhe ky klub meriton respektin tonë sepse është i vetmi klub në Shqipëri që bën maksimumin për sportistët, që e mban gjallë sportin. Kjo nuk mjafton, natyrisht, duhet që edhe bashkitë e tjera të investojnë në sport, të bëjnë më shumë. Nëpër shumë bashki e drejtori ka punonjës që paguhen kot, sikur paratë të investoheshin më mirë me trajnerët e sportit, atëherë bashkitë do të sillnin një situatë të përmirësuar për sportistët dhe ekipet. Por kjo gjë kërkon vullnet, e shumë bashki këtë vullnet duket se nuk e kanë. Kur mungojnë investimet dhe projektet, kjo e vështirëson punën tonë si federatë.

- Meqë ra fjala, sa shkon buxheti i federatës tuaj? Kam përshtypjen që angazhimi në garat ndërkombëtare duhet t’ju ketë sjellë shumë shpenzime që nuk i mbulon buxheti i një federate...

- Shumë e drejtë ajo që thoni, buxheti i federatës nuk është në atë nivel sa të përballojë të bëjë të gjitha garat apo të mbulojë shpenzimet e pjesëmarrjeve ndërkombëtare. Për aktivitetet ne kemi një buxhet 86 mln lekë të vjetra, që lëvrohet nga ministria e linjës për sportin e mundjes. Nuk duhet të harrojmë se kemi shumë shpenzime, sidomos me fazën përgatitore të sportistëve, bileta, akomodime etj. Sot që flasim ne kemi ende shumë fatura të papaguara. Kuptohet, politika duhet të ndërhyjë që situata të përmirësohet. E megjithatë, më besoni, unë po shijoj këtë sukses të madh ndërkombëtar të mundjes shqiptare.

- Kur thoni që politika duhet të ndërhyjë, ku e keni fjalën?

- Këtu nuk e kam fjalën për pjesën e pushtetit, por për spektrin politik në tërësi, për klasën politike. Ajo duhet të reflektojë, të bëjë diçka për sportin. Dhe ca gjëra janë bërë, sidomos suporti i Ministrisë së Mbrojtjes. Por unë mendoj se ka shumë më tepër sportistë që e meritojnë trajtimin.  Flitet se do të ketë një ligj të ri, s’më mbetet veçse të uroj të bëhet më e mira. Suporti nga Ministria e Mbrojtjes edhe për disa sportistë të Kosovës, medalistë olimpikë, është gjë e mirë, por ne duhet ta shtrojmë pyetjen se “çfarë bën ti si shtet për sportistët e tu në shtëpinë tënde?”. Plus që më shqetëson dhe një detaj që lidhet me kampionin e botës.

- Çfarë?

- Ç’do të bëhet me kampionin e botës? Jam i dëshpëruar që ende nuk ka një sinjal nderimi, ndoshta po tregohem pak i nxituar. Djemtë nuk dinë shqip, ama unë di dhe unë i përfaqësoj ata si president federate. Jam përfaqësues i institucionit të mundjes.

- Po thoni që nuk ka pasur vëmendjen e duhur, ndryshe nga sa ndodhi me Gegën, Markun etj, kështu?

- Nuk është se ka munguar vëmendja. Mua më ka telefonuar ministrja, që e falënderoj, kreu i KOKSH-it, zoti Ylli e të tjerë, por vonesa lidhet me sa duket me faktin se kryeministri ka qenë jashtë shtetit. Por, pse e dua këtë? E dua sepse është motivim për sportistët dhe kjo nuk vlen vetëm për ata të mundjes, por për të gjithë sportistët në çdo disiplinë që përfaqësojnë Shqipërinë. Në fakt, ta them troç, e kam pritur një telefonatë nga kryeministri. Siç e dini edhe ju, unë kam qenë një zë i fortë në shërbim të sportistëve. Por, prapë e theksoj, ka ca gjëra që më bëjnë optimist, pasi ka një interes të shtuar nga institucionet, përfshi Ministrinë e Mbrojtjes, atë të Sportit etj, gjë që na jep kurajë.

- Ndoshta e keni të vështirë të flisni, por gazeta interesohet të dijë a do të fitojnë sportistët e pasaportizuar shpërblimin sipas VKM-së?

- Patjetër që po! Madje unë dua të falënderoj ministrin e Mbrojtjes, zotin Peleshi, që më priti dhe u tregua i gatshëm të na ndihmojë, duke na premtuar se do të bëhet më e mira. Kampioni i botës, referuar ligjit të shpërblimeve, merr 100 mln lekë të vjetra dhe kjo nuk është sekret, pasi është me vendim qeverie. Kuptohet, dhënia e shpërblimit vonon disi, pasi ndiqen procedurat, fillimisht duke pritur raportin e antidopingut, e më pas hapat institucionalë deri në lëvrimin përfundimtar. Në fakt, sportistët ende nuk kanë marrë shpërblimin e Lojërave Mesdhetare, por sado që të jetë vonesa, shpërblimi do të jepet. Por, në fund të fundit, sa më shpejt të ndodhë përkthehet në motivim për sportistët.

- Si e sheh të ardhmen e mundjes, duket se po e bazojmë atë në “miell importi”, apo jo?

- Unë nuk e shoh kështu, përkundrazi, ne kemi sportistë shumë të mirë në mundje. Një nga djemtë e rinj fitoi medalje bronzi e mundës tanët kanë fituar dhe medalje europiane. Por mundja ka nevojë për investime të fuqishme në infrastrukturë dhe politika efikase angazhimi të të rinjve.

- Është e kollajtë të fajësohen institucionet, por ju, si federatë, çfarë po bëni?

- Ju falënderoj për pyetjen! Ju siguroj që s’po rrimë, me aq sa mundësi kemi. Siç e dini ne kemi zhvilluar një turne botëror në Tiranë, turne që është futur në kalendarin e Federatës Botërore të Mundjes dhe kjo nuk është pak. Një turne me emrin e Met Malos, tashmë i ndjerë, njeriu që i ka dhënë shumë mundjes. Djali i Metit, Klajdi Malo, e ka ndihmuar shumë mundjen tonë. Ai shpërbleu edhe dy sportistët dhe u ka lidhur atyre një pagë deri në Lojërat Olimpike Mesdhetare. Unë s’gjej dot fjalë falënderimi për këtë gjest human të jashtëzakonshëm, por që tregon një dashuri të pakufishme për mundjen. Mos harroni, ne jemi vazhdim i brezave të shkëlqyer të mundjes shqiptare dhe ky sukses i fundit duket se është në zemrën e secilit prej atyre kontributorëve të këtij sporti kaq të dashur ndër ne.