BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Sahit Prizreni: Sporti po kapitullon, politika e shfrytëzon në fushata elektorale

Sahit Prizreni: Sporti po kapitullon, politika e shfrytëzon në fushata

Mundja është një prej sporteve me taban në Shqipëri, një sport me traditë, me arritje dhe natyrisht një sport i dashur ndër të rinjtë. Nga të gjitha sportet individuale dhe sportet e rënda në përgjithësi, mundja është ndoshta sporti më i vështirë, ku duhet gërshetimi i forcës fizike me artin e kapjeve dhe manovrimeve, si dhe qëndrueshmëria psikologjike. Nuk është vetëm mundja që lëngon, pasi sporti shqiptar në tërësi është në pozita të vështira, si pasojë e mungesës së infrastrukturës, por edhe financimit. Vetë shteti pranon se nuk ka para mjaftueshëm për të përballuar aktivitetet sportive dhe ka arritur puna deri atje sa vihen në diskutim zhvillimi i Ballkaniadës së mundjes në Tiranë. Duke folur për këto probleme, një prej mundësve më të mirë në historinë e këtij sporti në Shqipëri, Sahit Prizreni, u shpreh skeptik për të ardhmen, duke thënë se politika e ka përdorur sportin për qëllime elektorale dhe se Ligji i Sportit është një fasadë e shëmtuar që nuk e zgjidh asnjë hall të sportit tonë. Dhe kur flet Sahit Prizreni për këto probleme, i cili ngre shqetësimin për sportin në rang kombëtar, atëherë duhet marrë seriozisht alarmi për gjendjen e sportit tonë dhe mungesën e tij të perspektivës. I ndodhur aktualisht në pozitën e sekretarit të Federatës Shqiptare të Mundjes, ai pranon se pakësimi i prurjeve të reja në çdo sport, është këmbana më e madhe e alarmit për sportin shqiptar në tërësi.

Mundja ka humbur paksa freskinë e saj, atë namin që e karakterizonte vazhdimisht dhe prezantimin dinjitoz në aktivitetet ndërkombëtare. Çfarë e pengoi mundjen të merrte pjesë në Lojërat Olimpike Rinore që do të zhvillohen në Argjentinë?

Nuk dua të lidh mungesën e rezultateve me ndonjë institucion, por gjërat duhen parë përtej një gare të thjeshtë ku sportisti zbret në tapet dhe ndeshet me kundërshtarin. Për të shkuar deri atje duhet punë e madhe organizative, stërvitje, investim, kohë, durim etj. Fakt është se raportet institucionale të mundjes sot me një seri dikasteresh janë të ftohta, jo aq miqësore. Ka një trysni që nuk thuhet, nuk shprehet në shkresa e diskutime, por ndjehet, preket dhe është evidente. Unë shpesh habitem për këto raporte të pakuptimta, që bëhen pengesë për arritjen e objektivave të përbashkët dhe objektivi madhor është prezantimi me dinjitet i Shqipërisë dhe sportit shqiptar në botë. Ne s’arritëm të çonim sportistë në lojërat e Buenos Airesit, sepse nuk patëm kohë të përgatitemi, kjo për shkak se nuk u vumë në dijeni. E morëm vesh shumë vonë, pas Europianit. Madje pjesëmarrja në Europian ishte jashtë buxhetit tonë, sepse, siç e dini dhe ju, federatat kanë pak kapacitete financiare për të siguruar pjesëmarrje në të gjitha veprimtaritë. Mbi të gjitha dua t’i mëshoj faktit se raportet institucionale me KOKSH dhe dikasteret e tjera të sportit janë të ftohta.

Për sportin në Shqipëri është folur shumë, për infrastrukturën, organizimin e dobët, mungesën e bazës materiale, mungesën e stafit të duhur teknik, punën e dobët nëpër shkolla etj. Po mundja, pse çalon?

Të gjitha këto që ju përmendët janë në themel të gjithë problematikës që ka sporti ynë sot në tërësi dhe mundja në veçanti. Duhet nisur që në zanafillë dhe duhet të pyesim: Kush janë shembujt që duhen ndjekur sot në sport? Sepse nuk ka asnjë shembull pozitiv, shteti për sportin investon zero, kurse klubet kanë rënie dramatike. Në Tiranë dhe në Durrës, ku ka qenë vazhdimisht baza e të gjitha sporteve, ka pakësim të prurjeve në nivele të frikshme. Ne këtë nuk e shohim si problem shqetësues vetëm për federatën tonë, sepse sot ky është problem kombëtar i sportit. Kemi një buxhet modest që përpiqemi ta menaxhojmë me aq sa mundemi. Problemi madhor qëndron në politikat e munguara sportive. Nuk kemi shembuj dhe nuk ka stimuj, të gjitha të tjerat vijnë radhazi.

Këto fenomene sporti ynë i ka vuajtur në tranzicion prej shumë vitesh. Pse duket sikur nuk ka “dritë në fund të tunelit”?

Më ndjeni, por sporti shqiptar po kapitullon. Terrene s’ka, në shkollë s’bëhen organizime veprimtarish që të afrohen fëmijët në disiplinat sportive dhe të shihet prirja e tyre, seleksionimi e grumbullimi. Duket paradoksale, por nëse më parë shkollat kishin “brumin”, sot në shkolla vështirë të gjesh një element që të mbush mendjen se mund të bëhet mundës apo ndonjë sportist cilësor. Bazat e sportit merren në vogëli, pra në nivelet e para të shkollës, kjo gjë mungon tërësisht tek ne, sepse vetë shkolla duket e çorganizuar në këtë aspekt. Ka mungesë të kërkesës së llogarisë që është e domosdoshme. Kur nuk është mësuesi i edukimit fizik i apasionuar dhe i ditur, atëherë mos prit të zbulohen fëmijë me talent në disiplina të ndryshme. Pra mungon profesionalizmi në shkolla që do ta mundësonte këtë. Edhe atje ku ka pasion dhe përpjekje, ka mungesë stimujsh. Këto gjëra shkojnë varg sepse janë hallka të një zinxhiri të tërë. Prandaj them se është problem kombëtar ky. Edhe në mundje, duhet ta themi, prurjet lënë për të dëshiruar. Por ne si sport i mundjes kemi dhe disa probleme të tjera.

Konkretisht?

Po bëjmë përpjekje që të organizojmë kurse trajnerësh, sepse atje ku fëmijët duhet të shpërthejnë ndodh e kundërta, digjen pa hyrë në rrugën e profesionalizmit. Të paktën, ata pak fëmijë e të rinj që kemi, t’i orientojmë në rrugën e duhur me teknikë të aftë. Problemi është si t’i orientojmë të rinjtë në këtë rrugë, sepse ka plot fëmijë në Shqipëri që nuk ngopin barkun me bukë e jo më të kenë kushte të ushtrojnë sportin. Si mund t’i kërkojmë një fëmije të bëjë sport kur ai nuk ka bukë të hajë? Si mund ta fusim në këtë rrugë kur atij i duhet të paguajë në disa forma për t’u regjistruar në aktivitete. Ka ca gjëra me të vërtetë që të bëjnë pesimistë dhe unë nuk e kuptoj se si dikasteret që hartojnë politikat sportive janë kaq të mefshta dhe të pandjeshme.

Ju keni ushtruar dhe profesionin e trajnerit dhe e njihni mirë mentalitetin e mundjes në Shqipëri. A ka ndonjë strategji për të thithur talentin?

Natyrisht që ka metoda për të shkuar te talenti dhe për ta afruar atë. Por buxheti që kemi ne si federatë, që shkon në 50 mln lekë të vjetër në vit, nuk na lejon të bëjmë “eksperimente” apo të shtrihemi përtej asaj që duket si një kufizim financiar. Brenda këtij buxheti përpiqemi të bëjmë të gjitha, por kjo nuk mjafton, asnjëherë nuk mjafton. Vetë ligji nuk na lejon të japim ndonjë kontribut për teknikët që t’i stimulojmë. Motivimi ynë shkon deri në 150 mijë lekë të vjetra në formë inkurajimi për të bërë sa të mundin që të afrojnë fëmijë të talentuar apo të stërvisin ndonjë element cilësor. Por të jemi të vetëdijshëm në atë që themi dhe analizojmë: politikat e sportit nuk i bëjnë federatat por ministria e linjës nëpërmjet drejtorive dhe ekspertëve të saj. Pra politikat sportive i harton shteti, gjë që deri tani duket të jetë i dështuar sepse gjendja e sportit në tërësi nuk është e mirë.

Çfarë kërkohet si pikë e parë?

Ne kërkojmë sportistë të siguruar, sepse kjo është baza kryesore, madje, mund të them pa drojë se ky është shqetësimi më i madh që ka sporti ynë sot. Sot asnjë federatë nuk e ka këtë mundësi, prandaj lypset një strategji nga ministria apo qeveria. Me këtë situatë ku operojmë aktualisht, e tipit “as mish e as peshk”, ne na bie që sportistët t’i përzëmë nga garat. Ka sportistë që vijnë nga ana e anës për të bërë garë dhe vijnë me shpenzimet e tyre, kjo çështje duhet zgjidhur, plus që duhen siguruar, pasi garat në sporte të tilla kanë rrezikun e madh të dëmtimit dhe këtu lind pikëpyetja, nëse ky sportist është i pasiguruar, kush i mbulon shërbimet e tij shëndetësore e jetësore? Paguajnë diçka klubet për sportistët e regjistruar, por këto pagesa janë qesharake, për mbijetesë. Prandaj insistoj sot që sporti ynë operon në kushte mbijetese. Dhe kur flitet për mbijetesë, nuk bëhet fjalë për progres apo perspektivë.

Është dhe mungesa e një drejtorie përkatëse për sportin në ministrinë e linjës. Zyra për sportin duhet të jetë më aktive. Pse nuk ndodh?

Sot ne nuk kemi një drejtori të mirëfilltë për sportin në MASR. Për të kuptuar se në çfarë gjendje kemi rënë po ju jap një shembull domethënës që tregon shumë. Ne kemi një kampionat ballkanik këtu në Tiranë në fillim të muajit nëntor. Por kur mbetet pak më shumë se një muaj nga zhvillimi i aktivitetit, ne nuk kemi garanci nga MASR që do të bëhet. Përgjigja që na japin është se s’ka lekë. Ballkaniada zhvillohet në Tiranë dhe ne dëshirojmë të tregojmë vlerat tona sportive, të mikpritjes dhe të përmirësojmë sadopak imazhin, por në ministri na përcjellin me një shprehje klasike “ikni, se s’ka lekë”. A e di ministria dhe institucioinet e sportit në tërësi se ky aktivitet është në kalendarin e federatës botërore dhe Shqipëria mban përgjegjësi për organizimin e tij? Nuk bëhen veprimtaritë duke gjetur mik si të lëvrojnë fondet, nuk mund të ecet kështu, e nuk mund të shkohet gjëkundi me këto forma. Paradoksi: ne presim një Ballkaniadë në Tiranë, por nuk kemi lekë ta bëjmë! Është krijuar një gjendje kaotike edhe në marrëdhëniet mes institucioneve, ku nga fondet përfitojnë kryesisht zyrtarët e jo sportistët e si shembull mund të merret KOKSH-i. Mjerë sportistët ku operojnë dhe mjerë sporti ynë në ç’duar është! Megjithatë, ne nuk do të dorëzohemi, do të bëjmë çfarë është e mundur për të sensibilizuar dhe shpresojmë ta bëjmë Ballkaniadën këtu në Tiranë.

Në vitet e fundit të karrierës tuaj si sportist, për shkaqe që dihen, ju përfaqësuat Australinë. Për krahasim, si e trajtojnë sportistin në Australi?

Unë nuk dua të flas në shifra sesi paguhen sportistët atje, por ju siguroj që sportistët në Australi sponsorizohen edhe në detaje. Mbi të gjitha, ka strukturë që funksionon, gjë që nuk e ka Shqipëria. Këtu bën secili në kokën e tij, si t’i dojë qejfi, pa pasur kurrfarë kontrolli e analize. Këtu mundin e bëjnë sportistët e meritat i marrin ata që s’kanë lidhje me këtë punë. Sporti në Shqipëri është një pazar për interes të politikës, e cila e përdor në fushatat elektorale e për qëllime politike. Vendet e zhvilluara i kanë zgjidhur këto gjëra duke respektuar ligjet përkatëse. Nga Australia mua ende më vijnë emaile që më kërkojnë në shkolla për të dhënë eksperiencë, etj. Kurse këtu njerëzit që kanë dhënë kontribut në sport flaken në rrugë, as u merr njeri mendim dhe nuk e di pse ka një qasje të tillë të gabuar e aspak dashamirëse për ata që kanë shkruar me djersë historinë e sportit në Shqipëri.

Është miratuar një Ligj për Sportin që i zgjidh këto probleme, të paktën kështu pretendohet.

Seriozisht e keni?! Për çfarë Ligj Sporti flisni?! Ligji që kanë miratuar këta është një fasadë, një flluskë sapuni. Ai nuk zbatohet, ai nuk zgjidh asgjë, sepse nuk kanë dorë në të njerëzit e sportit. Një ligj merr vlerë kur zbatohet e respektohet dhe është gjithëpërfshirës, jo kur bëhet sa për sy e faqe nga njerëz që nuk e njohin sportin dhe historinë e sportit shqiptar.

Intervistoi: Adriatik BALLA