BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x
BREAKING NEWS

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë opozitës: Mos më detyroni të bëj punën tuaj

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë
x

Sport

Saimir Dauti: Europiani i futbollit e sfidoi koronavirusin, në Shqipëri problemi i futbollit është ekonomik

Saimir Dauti: Europiani i futbollit e sfidoi koronavirusin, në

Prej një viti e gjysmë, bota ka qenë e shqetësuar për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit, i cili mori jetë të shumta njerëzish, por krijoi dhe një gjendje frike e pasigurie të jashtëzakonshme në mbarë globin. Gjithsesi, situata po shkon drejt stabilizimit dhe shumë vende i kanë thyer rregullat e barrierat. Megjithatë, askush nuk ka mundur ta mposhtë koronavirusin më mirë sesa sporti. Europiani i fundit e vërtetoi këtë, ku pas një kohe të gjatë impiantet u mbushën me spektatorë, ndërkohë që në Shqipëri pritet që të rihapen stadiumet në sezonin e ri. Nga ana tjetër, problemi me futbollin shqiptar vijon të jetë i njëjtë, klubet nuk kanë siguri financiare dhe puna me moshat mbetet e paktë dhe shqetësuese. Por ka dhe sinjale pozitive, sikurse është kthimi i Dinamos në elitë, një skuadër që i mungonte Superiores prej një dekade. Prandaj dhe gazeta “Sot”, zgjodhi të intervistojë një dinamovit për këto zhvillime, Saimir Dautin, ose “Sallaken” e famshëm të Dinamos së artë. Konkret, me gjuhë specialisti, me mendim të argumentuar e të përmbledhur dhe me gishtin në “plagë”, Dauti jep mendimet e tij edhe për ecurinë e skuadrave tona në Europë.

- Ju keni luajtur me Dinamon dhe keni kontribut në këtë klub qoftë si lojtar e trajner. Kjo skuadër, pas një dekade “errësire” është rikthyer në elitë. Ky është lajm i mirë, sigurisht, por sa e aftë do të jetë Dinamo e sezonit të ri për të qenë konkurruese e fituese?

Vonesa 10-vjeçare e Dinamos në elitë e ka dëmtuar rëndë klubin dhe imazhin e tij. Ky dëmtim është i karakterit psikologjik, por më së shumti i lidhur me tifozët. Një skuadër që rri gjatë larg elitës humbet lidhjet me mbështetësit, bie nga pesha e saj, por megjithatë klubi po strukturohet, ka shenja të përtëritjes, madje gjendja po ndryshon për mirë dhe urojmë të jetë kështu, se ndryshe për Dinamon do të ishte katastrofë. Por rikthimi nuk do të jetë fushë me lule, natyrisht, Dinamo do të hasë në vështirësi për të qenë në ato objektiva që i ka vënë vetes. Gjithsesi, nëse ka sponsorizim të rregullt dhe nëse bëhen blerjet e duhura, atëherë skuadra do të rritet dhe do të kthehet në majë.

- Në fakt Dinamo ka bërë disa goditje në treg, emrat me të cilët ka arritur marrëveshje janë cilësorë, kjo nuk diskutohet...

Pikërisht për këtë flas, sepse në një kampionat si yni duhet që elementët të bëjnë diferencë dhe blerjet kanë rëndësi në këtë fazë. Kam dëgjuar se ka bërë blerje të mira. Ibraimi, por edhe Imami e ndonjë tjetër janë zgjedhje të mira. Tani të shohim se si e sa do të shprehen këta në fushën e lojës.

- Nuk duhet të harrojmë edhe zgjedhjen e trajnerit. Ardhja e Shkëmbit ka treguar seriozitet, apo jo?

Mund të ketë pikëpamje të ndryshme në këtë pikë, por unë i mëshoj idesë time që Shkëmbi është djalë inteligjent, e njeh futbollin vendas, mentalitetin e tij dhe është trajner me shpirt fituesi. Edhe si futbollist ka qenë lojtar i zgjuar dhe unë besoj se ai do ta interpretojë si duhet rolin e tij.

- Por, siç ndodh zakonisht në futbollin tonë, ka pak figura të klubit që angazhohen. Ndoshta edhe Dinamo duhej të kujdesej për figurat e saj që ata të merrnin pjesë në këtë ristrukturim të klubit. A mund të ketë ndikim ky element?

Natyrisht që klubet kanë historinë e tyre, e cila ka përfaqësuesit e saj. Dinamo ka historinë e vet si klub dhe nga kjo histori e Dinamos kanë dalë figura të mëdha e të respektuara të sportit tonë. Ky është fakt i pamohueshëm. Nëse drejtuesit e klubit kanë vendosur që të angazhojnë sa më shumë figura të klubit pranë skuadrës kjo është gjë e mirë. Urdhëro, Mançini, që mori tek Italia bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm si Vialin etj. Dua të them që stafet kompletohen sipas një strategjie, e cila duhet të ketë në vëmendje historinë e klubit. Sidoqoftë, të shohim se si do të ecin gjërat në vazhdim.

- Të flasim pak për Europianin e këtij viti, ishte i veçantë në disa drejtime, kjo jo vetëm për shkak të kushtëzimeve që solli pandemia e koronavirusit, por edhe se luhej në shumë vende njëherësh. Çfarë i solli futbollit ky eveniment?

Ky Europian do të mbahet mend gjatë për disa gjëra të veçanta, por kryesorja mendoj unë është se sfidoi dhe triumfoi ndaj koronavirusit. Nga ana tjetër, nuk mund ta mohoj se ishte i organizuar mirë dhe ndeshjet luheshin në stadiumet më të mira. Një tjetër veçanti ishte se ekipet e vogla u shfaqën të mëdha dhe të mëdhatë u bënë të vogla dhe shembulli konkret ishte Zvicra me Francën. Ardhja në finale e Italisë dhe Anglisë, në këndvështrimin tim ishte e merituar për të dyja skuadrat. Finalen e fitoi Italia sepse u tregua racionale në veprime, kurse trajneri i Anglisë gaboi në zgjedhjet e tij për listën e atyre që gjuanin penalltitë. Nuk mund të lësh përgjegjësinë e penalltisë së fundit një 18-vjeçari që është futur në minutat e fundit si zëvendësues. Këtu problemi nuk është tek ana teknike e gjuajtjes së penalltisë pasi lojtarët aty janë teknikë të gjithë, por gjuajtja e penalltisë është problem psikologjik dhe Anglia e humbi finalen nga gabimi në zgjedhje i emrave. Për t’u kthyer sërish në fillim, kur thashë që futbolli e sfidoi koronavirusin, jam i bindur që ky Europian dha shumë në këtë drejtim. Nga ana tjetër, kam edhe dilema apo dyshime, sepse ndryshe nga sa lejohej, u pa që në shumë ndeshje impiantet ishin në kapacitet maksimal, sikurse ai i Budapestit apo edhe “Uembli” në finale. Nuk e kuptoj këtë, në një anë rreziku i infektimit e në anën tjetër stadiumi plot.

- Desha një mendim tuajin, jo vetëm si specialist, për ecurinë e skuadrave tona në Europë. Le ta nisim me Teutën, për të cilën fjala “zhgënjim” duket pak. Çfarë ndodhi?

Shqetësimi dhe konstatimi juaj është i drejtë. Një skuadër kampione e një vendi duhet të tregojë më shumë dinjitet dhe cilësi në përballjet ndërkombëtare. E them këtë sepse skuadra kampione është imazhi i kampionatit të një vendi dhe në këtë drejtim Teuta është më shumë sesa zhgënjim. Përballet dhe humbet me modestët e Andorrës dhe këtu ka diçka që nuk shkon. Një ekip kampion merr më shumë përgjegjësi. Analizat teknike i takojnë stafit, por në pikëpamje të imazhit rezultatet e saj janë më tepër se zhgënjyese.

- Partizanin duket se e “vrau” shorti...

Po, edhe unë i këtij mendimi jam. Partizani u paraqit mjaft mirë në turin e parë dhe tregoi personalitet, por ndaj Bazelit, të themi të vërtetën siç është, nuk pati shpresa. Zviceranët kanë një ekip me cilësi të lartë, me lojtarë që luajnë në ekipin kombëtar, pra skuadër më cilësore dhe Partizani nuk kishte çfarë të bënte përballë tyre. Nuk dua ta justifikoj, por që kur i ra në short Bazeli unë nuk kisha shpresë kualifikimi.

- Vijon të surprizojë Laçi, ndërsa Vllaznia është në kërkim të ditëve të saj më të mira. A kanë shanse?

Ecuria e mirë e Laçit nuk është rastësore, sepse kjo skuadër ka disa vite që ruan një profil të qëndrueshëm, ka objektiva dhe synon t’i realizojë ato. Në këtë pikë është skuadër me ambicie dhe duhet vlerësuar. Ka fituar 1-0 ndeshjen e parë dhe unë mendoj se Laçi është i aftë të marrë një barazim në kthim e ta kalojë turin. Tani të shohim se si do të paraqitet në ndeshjen e kthimit. Sa i takon Vllaznisë, ajo e humbi ndeshjen e parë, por me rezultat minimal, kështu që shpresat e përmbysjes në Shkodër janë të mëdha. E bëri në turin e parë, mund ta bëjë sërish. Le të shpresojmë të ndodhë më e mira.

- Sot futbollit tonë i mungojnë disa klube të traditës: Lushnja, Besa, Elbasani, Tomori i Beratit, Luftëtari, Apolonia, Besëlidhja e Lezhës etj, bëhen gati 10 ekipe që kanë një histori në futbollin shqiptar. Një kampionat elitar ka nevojë për emrat historikë. A ndikon kjo në nivelin e një kampionati?

Shiko! Ky është një realitet, shumë klube me emër janë në inferiore. Por në fund të fundit kampionati është me 10 skuadra dhe në elitë do të qëndrojnë ata që fitojnë më shumë. Problemi i futbollit tonë, mendoj unë, është i karakterit ekonomik. Klubet që përmendët ju duket se nuk kanë në vijë financat dhe kur vjen puna tek aspekti ekonomik, i gjithë futbolli ynë lë për të dëshiruar. Ligj sporti efikas ende nuk kemi, ana organizative ka mangësi, plus problemet e tjera, por ana ekonomike është kryesorja. Nuk qëndron problemi tek infrastruktura, pasi klube të tilla e kanë infrastrukturën por nuk kanë fuqi financiare të ngrenë skuadra cilësore për të konkurruar në elitë.

- Së fundmi, kemi biseduar shpesh për një problem që shqetëson jo pak. Klubet prodhojnë pak lojtarë e pak cilësi. Në kohën e rinisë tuaj prodhoheshin më shumë talente, thuajse çdo klub kishte fidanishte, kurse sot shumë zhurmë për asgjë. Deri kur kështu?

Ky po që është një problem shumë serioz dhe nëse nuk merren masat e duhura mund të zgjasë dhe vështirësojë më tej problemin. Në atë periudhë është prodhuar më shumë, ky është fakt, kurse tani në kampionat “xhirojnë” të njëjtët emra. Ikin 3-4 andej, vijnë po ata 3-4 këtej. Kjo ndodh sepse ne nuk u japim rëndësi ekipeve të moshave. Unë gjithmonë e kam thënë që tek moshat duhet të shkojnë trajnerët më të aftë. Ka teknikë të mirë në qarkullim, sigurisht, por një nga arsyet që kemi pak prodhim cilësie tek moshat është se ka trajnerë mediokër. Nëse duhet të punojmë për të ardhmen duhet që moshat të marrin rëndësinë e duhur. Në të kundërt do të shohim të njëjtët emra që qarkullojnë sa këtej-andej në kampionat, dhe niveli i garës mbetet në vend-numëro.