Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Saki sulmon Balotelin: Futbolli lojë inteligjente, s’është për budallenjtë

Postuar: 09/09/2018 - 07:55

Italia barazoi me Poloninë mbrëmjen e dy ditëve më parë, duke bërë një paraqitje mjaft të dobët, aq sa barazimi u cilësua rezultat i padrejtë për polakët. Në fushë zhgënjeu ndër të tjera edhe sulmuesi Mario Baloteli, i cili ka marrë kritika të forta dhe nga specialistët e futbollit në Itali. Edhe pse rikthimi në Kombëtaren Italiane u prit me entuziazëm dhe u përgëzua madje dhe trajneri Roberto Mançini, duket se Supermario ka probleme reale të përshtatet me kombëtaren e tij në këtë periudhë. Performancat e tij kanë luhatje të theksuar dhe ai nuk është më djaloshi që shkëlqente si në Europianin e vitit 2008. Këtë shqetësim dhe kritikë e përforcoi me fjalët e tij ish-trajneri legjendar i Milanit Arrigo Saki, i cili përdori dhe një fjalor disi të rëndë për natyrën e tij, kur tha se futbolli është sport inteligjent që kërkojnë lojtarë të zgjuar e jo budallenj. Pavarësisht cilësive të padiskutueshme teknike e fizike, Balotelit i duhet të zhdërvjelltësohet në fushën e lojës dhe të kuptojë operacionin taktik të grupit që të tregohet efikas dhe potencialisht i suksesshëm me skuadrën e tij kombëtare. Kështu, i ftuar në emisionin “Deejay Football Club”, në “Radio Deejay”, ish-trajneri i njohur italian, Saki, i është përgjigjur kështu pyetjes në lidhje me Mario Balotelin, i kritikuar gjerësisht për paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj Polonisë: “Shumë gazetarë pyesin për të me të drejtë, pasi futbolli është një sport skuadre. Trajneri duhet të grumbullojë lojtarë inteligjentë, sepse inteligjenca vlen më shumë se këmbët dhe muskujt. Në skuadrën tim merrja lojtarë me pasion, shpirt gare dhe personalitet. Të gjithë kanë makina, por pa benzinën askush nuk ecën përpara. Benzina, në futboll, është inteligjenca, shpirti i skuadrës dhe pasioni. Italia U-21? Ishte e turpshme ta shikoje në fushë. Armiku më i keq i lojtarëve nuk është kundërshtari, por ata vetë”, është shprehur mes të tjerash ish-trajneri i famshëm i Milanit, Arrigo Saki. Duhet thënë se me ardhjen e Mançinit u krijua ideja e një ndryshimi për mirë të kombëtares axurre, por nuk ndodhi kështu. Sot kombëtarja italiane ka shumë probleme, nuk ka kualitetin e dikurshëm dhe harmoninë në reparte siç kishte dikur. Sot Italia nuk të tremb, sikurse ndodhte për dekada me radhë. ia kanë marrë dorën të gjithjë tani dhe Polonia e tregoi së fundmi me lojën e saj të mrekullueshme ndaj të kaltërve, duke i vënë në vështirësi serioze. Madje Italinë e shpëtoi nga disfata e rëndë portieri Donaruma, padyshim më i miri i italianëve. Jo më kot Sarri fajëson sulmin dhe në veçanti Balotelin, sepse ai kujton peshën e lojtarit në fushë në radhët e skuadrës, peshën e tij në repartin ku operon dhe peshën e rolit individual. Këtë peshë dhe këtë funksion Baloteli nuk e përballoi dot, nuk e realizoi dot dhe për pasojë Italia çaloi. Kuptohet, një skuadër duhet të funksionojë si e gjitha dhe nuk ishte faji i Balotelit vetëm që ndikoi në këtë lojë të dobët në duelin ndaj polakëve, por se skuadra e Mançinit është larg pritshmërive. 

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 07:38

Luka Modriç është lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s.

Postuar: 25/09/2018 - 07:35

Midis Atalantës dhe Etrit Berishës në këtë moment ka një ngërç që duket i vështirë për t’u

Postuar: 25/09/2018 - 07:33

Kukësi po rikonstrukton stadiumin dhe deri sa të ketë impiantin tij në kushte moderne po luan sa

Postuar: 24/09/2018 - 22:56

Në çmimet “THE BEST”, të shpërndara ditën e sotme nga FIFA, kanë votuar edhe trajneri

Postuar: 24/09/2018 - 22:26

 Luka Modriç është futbollisti më i mirë FIFA për vitin 2018.

Postuar: 24/09/2018 - 20:17

Një hetim për financat dhe shpenzimet e klubit gjigant të Francës, Paris Saint-Germain është riha

Postuar: 24/09/2018 - 19:24

Luciano Spalletti do të mungojë në ndeshjen e radhës së Inter ndaj Fiorentina-s ditën e martë pas