Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Salah e Ronaldo janë gati për finalen, te Liverpuli shqetësohen për agjërimin e egjiptianit

Postuar: 25/05/2018 - 07:44

Finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet nesër në mbrëmje në Kiev, midis Realit të Madridit dhe Liverpulit. Do të jetë një finale e madhe e spektakolare, nisur jo vetëm nga emrat e skuadrave, por edhe përbërja e tyre. Vëmendja shkon te sulmuesit, Kristiano Ronaldo i Realit dhe Mohamed Salah i Liverpulit. Portugezi u shpreh dy ditë më parë se ndihej në top-formë dhe madje premtoi se do të ishte pikërisht ai që do të përcaktonte edhe fatet e trofeut, duke nënkuptuar se është përgatitur për të qenë vendimtar dhe fitues i këtij trofeu. Nga ana tjetër, Mohamed Salah po përjeton një sezon magjik dhe ka ambiciet e tij. Por te Liverpuli ka një shqetësim që lidhet me agjërimin e sulmuesit, i cili është një besimtar i devotshëm i fesë islame. Salah mban dietë të fortë dhe agjëron rregullisht, por kjo sjellje shkakton debat në media dhe specialistët besojnë se agjërimi ia humb cilësinë dhe performancën sportive dhe kjo mund të kushtëzojë Liverpulin në ndeshjen e së shtunës në Kiev ndaj Realit të Madridit. Nga ana tjetër, legjenda braziliane Rivaldo thotë se ai duhet të shkojë në Barcelonë pasi që aty do të adaptohet dhe jo në Real Madrid. “Nga Premier Liga? Zgjedh Salah sepse është një lojtarë i madh. Ai di të bëj ndryshime në lojë”, ka thënë lojtari më i mirë në botë për vitin 1999. Salah do të këtë mundësi që të tregojë vlerat e tij edhe këtë të shtunë kur Liverpul do të luaj kundër Real Madridit në Kiev në finale të Ligës së Kampionëve. Këtë vit pa asnjë dyshim ai do të jetë në garë për Topin e Artë kundër Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesi. Rivaldo beson që kjo është e kuptueshme madje thotë se Salah në njëfarë mënyrë e ka bërë vetën lojtarë të madh me atë që ka treguar në Premier Ligë por edhe në Serie A. “Jo, nëse atje nuk ishte, ishte afër, ai duhet të vazhdojë, sikurse bëjnë Mesi e Ronaldo. Shpresojë që të këtë sukses edhe në kampionat, sepse nuk është lojtarë për vetëm një kampionat. Ai duhet ti rrezojë nga froni Kristiano Ronaldo dhe Mesin që janë në kulm që 10 vite ai është shumë afër. Do ta ketë shumë më të vështirë në Premier Ligë sepse kampionati është i vështirë, më i vështirë se ai spanjoll. Por, do i sugjeroja që kur të largohet të shkojë në Barcelonë dhe jo në Real Madrid”, tha ai. Nga ana tjetër, trajneri Jurgen Klop ka ftuar 24 futbollistë për të udhëtuar drejt Kievit për finalen e Champions League kundër Real Madridit të shtunën në mbrëmje. “Reds”-at do të nisen drejt Kievit sot enjte pasdite, për ta nisur fazën finale të përgatitjeve para finales. I ftuar është edhe Emre Xhan, i cili mendohet se do t’i bashkohet Juventusit shumë shpejt dhe nuk ka luajtur që prej muajit mars për shkak të problemit me shpinë. Kjo është lista e plotë e të ftuarve nga Klop: Karius, Klyne, Van Dijk, Vijnaldum, Lovren, Milner, Firmino, Salah, Henderson, Klavan, Moreno, Mane, Lallana, Mignolet, Xhan, Robertson, Ings, Solanke, Filips, Xhons, Vard, Vudbërn, Kamaço, Aleksander Arnold.

/ Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/06/2018 - 23:55

Anglia nesër do të luajë ndeshjen e parë në Botëror dhe kundërshtar është Tunizia. Ndoshta nga kundërshtari apo për ndonjë fakt tjetër futbollistët nuk duken edhe aq të përqendruar.

Postuar: 17/06/2018 - 23:13

Legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror, Diego Armando Maradona ka mbetur i zhgënjyer m

Postuar: 17/06/2018 - 23:10

Zvicra e shqiptarëve e nisi me rezultat pozitiv, aventurën në Kupën e Botës Rusi 2018, teksa bara

Postuar: 17/06/2018 - 23:03

Ilir Meta e ktheu një pjesë të Presidencës në një “stadium” të vogël mbrëmjen e së di

Postuar: 17/06/2018 - 22:57

Ndeshja midis Brazilit dhe Zvicrës përfundoi në barazim ku të dyja skuadrat kishin për treguar në

Postuar: 17/06/2018 - 22:35

Nëse mbrëmë kujtuat se Rama nuk e kishte shumë seriozisht me foton që postoi pas ndeshjes Argjent

Postuar: 17/06/2018 - 22:14

Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit, ka thumbur futbollistin shqiptar të Zvicr