BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Sport

Salah hodhi “benzinë zjarrit” kur kujtoi dështimet e Liverpulit, trajneri Klop: Është kohë reflektimesh

Salah hodhi “benzinë zjarrit” kur kujtoi dështimet e

Liverpuli ishte një nga skuadrat më të dobëta në Premier League këtë sezon, duke kos i arritur objektivat e veta. Sidomos kjo e krahasuar me ambiciet që kishte klubi dhe vetë objektivat që kishte shpalosur stafi teknik me në krye teknikun gjerman Jurgen Klop. Duhet thënë se “resat| anglezë dështuan këtë vit në të gjitha frontet, duke qenë në ditën më të keqe të tyre gjatë viteve të fundit, ose më saktë gjatë erës Klop. Tekniku nuk ka dhënë dorëheqjen, pret të mbyllet sezoni e të shpalosë platformën e vet për të dalë nga situata, ku Liverpulit i duhen përforcime urgjente dhe të ndryshojë strategji. Por nuk ka vetëm kritika nga jashtë. Mediat britanike mësojnë se disa lojtarë janë të pakënaqur dhe këtë pakënaqësi e kanë shprehur publikisht në media. Diçka e tillë duket se e ka bezdisur Klopin që i ka marrë me ironi deklaratat e lojtarëve, aq sa për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme, ka deklaruar se do të bëjë çmos që situata të ndryshojë në favor të Liverpulit dhe madje ka shprehur optimizëm për të dalë nga kjo gjendje. Kështu, Jurgen Klop, trajner i Liverpulit, u pyet në lidhje me reagimin e sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah, i cili pranoi se ishte “i shkatërruar” dhe tha se nuk kishte “asnjë justifikim” për dështimin në Champions. “Është krejtësisht normale. Ishte një përshkrim normal i asaj që po ndjeja. Ai ka të drejtë, kjo nuk është koha më e mirë për mesazhe optimizmi. Por sot e pashë në kafene dhe po buzëqeshte. Nuk e di pse, nuk pyeta, por isha në humor të mirë”, reagoi Klop. “Ne e dimë që kjo nuk do të ishte një kohë e mirë për ne. Dhe në këtë rrugë gjithmonë kemi thënë se nuk jemi aspak të lumtur. Bëmë gabime dhe nuk ishim në gjendje të reagonim, se nuk ishim mjaftueshëm konsistencë”, nënvizoi ai. Trajneri gjerman, gjithsesi, sheh dhe nota pozitive në sezonin e Liverpulit. “Në dhomat e zhveshjes është një atmosferë e mirë, mësuam të përballemi me dështimet, nuk pati ndarje mes trajnerit dhe lojtarëve, as nuk ia drejtuam gishtin askujt. Nëse nuk kualifikoheshim në Champions League, më e mira që mund të arrinim do të ishte vendi i 5-të dhe këtë bëmë. Nëse do të më pyesnit dhjetë ndeshje më parë nëse do të ishte e mundur, do të përgjigjesha jo. Por lojtarët u përgjigjën mirë dhe nuk ishte për shkak të dhjetë ndeshjeve të fundit që ne përfunduam në vendin e 5-të, por për shkak të mungesës së qëndrueshmërisë që kishim më parë. Po, kemi bërë autokritikë, por nuk ka arsye të ulim kokën dhe të qëndrojmë kështu deri në fillim të sezonit të ardhshëm. Marr shumë sinjale të mira dhe kjo është ajo që do të çoj në sezonin e ardhshëm”, përfundoi Klop.