BREAKING NEWS

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6 marsit, janë të përfshirë ministra, kryetarë bashkish dhe...

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita: Ky është personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që
x
BREAKING NEWS

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës, pezullohen 87 leje drejtimi

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës,
x
BREAKING NEWS

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën, Policia e Shtetit në konferencë të jashtëzakonshme (VIDEO-LIVE)

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën,
x
BREAKING NEWS

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në krizë të madhe”, Spartak Ngjela ngre alarmin dhe paralajmëron goditje të bujshme nga SPAK: Ka një plan!

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në
x
BREAKING NEWS

Befason Yuri Kim, shfaqet në mes të Tiranës si asnjëherë më parë

Befason Yuri Kim, shfaqet në mes të Tiranës si
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata/ Suedia në NATO, Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi: Nuk do të keni “po” nga ne pa kthyer ...

Ndizet situata/ Suedia në NATO, Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi: Nuk
x
BREAKING NEWS

Rikthimi i Ilir Metës dhe Sali Berishës në politikë? Frrok Çupi del me deklaratën e fortë, zbulon çfarë po përgatitet: Këta të dy...

Rikthimi i Ilir Metës dhe Sali Berishës në politikë? Frrok
x

Sport

Salah: Jam lojtari më i mirë në botë, në finalen e Champions hakmerremi ndaj Realit

Salah: Jam lojtari më i mirë në botë, në finalen e

Finalja e UEFA Champions League do të jetë një kurorë e sezonit aktual futbollistik për klube në Europë dhe në finale janë Reali i Madridit dhe Liverpuli. Sulmuesi egjiptian i Liverpulit, Mohamed Salah, ka folur për mediat, duke thënë se ndihet i motivuar për t’u hakmarrë ndaj madrilene. Në fakt, pavarësisht rënies së formës këto javët e fundit, egjiptiani ka shënuar 30 gola në total në 48 ndeshjet e këtij sezoni në të gjitha kompeticionet dhe është favorit për të fituar “Këpucën e Artë” të Premier Ligës. Dhe 29-vjeçari është dakord se paraqitjet e tij e meritojnë çmimin që ka fituar dhe këmbëngul se ai është më i mirë se çdo lojtar tjetër në rolin e tij, përfshirë shokët e skuadrës, Sadio Mane dhe Luis Diaz. “Nëse më krahasoni me çdo lojtar në pozicionin tim, jo vetëm në skuadër, por edhe në botë, do të zbuloni se unë jam më i miri, – tha Salah për “beIN SPORTS”. – Unë fokusohem gjithnjë në punën time dhe bëj më të mirën. Dhe shifrat e mia janë prova më e mirë e fjalëve që po them. Më pëlqen gjithnjë që të krijoj një sfidë të re për veten, të punoj në një mënyrë të ndryshme dhe të bëj diferencën. Kjo është detyra ime”, theksoi Salah. Ndërkohë, egjiptiani foli edhe për duelin në finalen e Champions League përballë Realit të Madridit. Deklaratat e yllit të sulmit të Jurgen Klopit vijnë përpara dy finaleve të rëndësishme të sezonit, që nisin këtë të shtunë në “Wembley”, ku do të diskutojnë Kupën FA me Çelsin ndërsa më 28 maj, në Paris, “Reds”-at do të kërkojnë titullin e 7-të të Champions-it në betejën me Realin e Madridit. Salah do të gjejë këtë fundjavë në “Wembley” fytyra të njohura ndërsa do të luajë përballë ish-skuadrës së tij nga e cila u largua në vitin 2016 drejt Romës. Dhe ai nuk është penduar për largimin nga “Stamford Bridge”. “Përpara vitit 2018 disa thoshin se unë nuk mund të bëja asgjë pasi lashë Çelsin, por unë vazhdova të bëja gjëra të mëdha. E mendoj pozitivisht dhe përpiqem të jem në rrugën e duhur”, shtoi ai, Në fund, ai nuk harron që të përsërisë se mezi po e pret finalen e Champions-it për të mbyllur atë llogari të hapur kundër spanjollëve në finalen e Kievit 2018. Sulmuesi la fushën i dëmtuar në minutën e 25-të pasi nxori shpatullën në atë dyluftim të famshëm me Ramosin. Dhe ai moment nuk është shlyer ende nga kujtesa e tij, si një ngjarje shumë e vështirë, e paharrueshme. “Më kujtohet finalja e fundit kundër Realit sikur të kishte qenë dje. Ne jemi të mirëpërgatitur dhe shpresojmë që të marrim hakmarrjen tonë në finalen e radhës”, nënvizoi në fund sulmuesi egjiptian i Liverpulit, Mohamed Salah.