BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Salah thyen rekordin e Drogba si golashënuesi më i mirë afrikan në Premier League

Salah thyen rekordin e Drogba si golashënuesi më i mirë afrikan

Egjiptiani arrin në 104 gola të shënuar në kampionatin elitar anglez, por “kërcënohet” nga Sadio Mane që ka kapur shifrën e 100 golave

Ringritja e Liverpulit me trajnerin gjerman Jurgen Klop kulmoi me fitimin e Champions League dhe një vit më pas me titullin kampion në Premier League, por kjo skuadër vijon të ruajë pozita elitare në Angli. Së fundmi, Liverpul mori një fitore pa vuajtje në transfertën ndaj Uatfordit, pasi triumfoi me rezultatin e thellë 0-5, falë një tripletë të brazilianit Firmino dhe golave të Salah e Mane. Egjiptiani shënoi një gol të jashtëzakonshëm dhe shkoi në kuotën e 104 realizimeve në Premier League, duke u bërë kështu lojtari afrikan që ka shënuar më shumë, pasi barazoi rekordin e Didier Drogba. Megjithatë duke qenë se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e ka mbyllur me futbollin e luajtur, egjiptianit të “the reds” do t’i duhet vetëm një gol për ta mbajtur i vetëm këtë rekord, që i kërcënohet nga shoku i tij i skuadrës, Sadio Mane. Ky i fundit ka prekur shifrën e 100 golave të shënuar në Premier League dhe ajo që e bën më interesante statistikën e sulmuesit nga Senegali, është fakti që asnjë prej golave nuk e ka shënuar me penallti. Sadio Mane bëhet kështu futbollisti i tretë në historinë e Premier League, që prek shifrën e 100 golave, të shënuar me aksion. Ndërkohë që Salah ka marrë vëmendjen e analistëve dhe opinionistëve të Premier League, trajneri i tij tek Liverpuli nuk i ka kursyer elozhet për të, duke e quajtur madje edhe si lojtarin më të mirë në botë. Klop dha plot lëvdata për Salah pas fitores 5-0 të Reds ndaj Uatford të shtunën, duke e cilësuar sulmuesin si më të mirin në botë. Kujtojmë që Salah shënoi një gol dhe një asistim si pjesë e rrugës, e cila e mban Liverpulin në krye të Premier League, një pikë para Mançester Siti. “Ai është me siguri një nga më të mirët në botë tani, por nuk ka të bëjë me mua dhe atë që them se është më i miri” tha Klop për “BT Sport” pas lojës. “Për mua ai është më i miri. Unë e shoh atë çdo ditë dhe kjo ndoshta e bën më të lehtë për mua, por atje është Robert Levandovski , Kristiano Ronaldo ende shënon si i çmendur dhe Lionel Mesi. Por, në këtë moment, ai është me siguri në krye të asaj liste”, u shpreh Klop. Ndërkohë, bisedimet e Salah me klubin e Liverpulit për të zgjatur kontratën po vijojnë e deri tani është bërë punë pozitive. Agjenti i Mohamed Salahut ka udhëtuar në Liverpul për të diskutuar me krerët e klubit anglez për rinovim të kontratës, njofton “Mirror”. Salahu është duke shkëlqyer te Liverpuli dhe krerët e klubit janë të interesuar për ta mbajtur atë. Kërkesat e Salahut janë mjaft të larta. Ai kërkon një pagë javore që kalon 500 mijë funte.