BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Salah zbulon idhullin e tij: Zidane është inspirim si lojtar e si trajner

Salah zbulon idhullin e tij: Zidane është inspirim si lojtar e si

Sulmuesi egjiptian i Liverpulit ka fjalë të ëmbla edhe për trajnerin e tij aktual, Jurgen Klop, por ngre në “qiell” teknikun francez të Realit të Madridit

Në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së kampioneve, spikat dhe dueli midis Realit të Madridit dhe Liverpulit. Klop kundër Zidane, por mbi të gjitha Salah kundër Serxhio Ramos, në një rikthim të finales së Kievit, një sfidë që hyri në historinë e kompeticionit. Është pikërisht Salah ai që flet në një intervistë dhe jo rastësisht duke qenë se egjiptiani është një ndër objektivat e merkatos së Realit dhe flitet për një lamtumirë të mundshme nga “Anfield”, në fund të sezonit. Gjithsesi, për merkaton ka kohë, tani i duhet të përqendrohet në dy ndeshje që nuk janë të zakonshme. Në dispozicion të Zidane është Vinicus, djalosh me një talent të jashtëzakonshëm, por që nuk shënon aq sa pritet prej tij, për të Salah ka një këshillë personale. “Nuk kam lindur goleador, por kam punuar shumë. Kujtoj se, kur luaja me Bazelin, nuk shënoja shumë, pastaj shkova te Çelsi, Fiorentina dhe Roma. Aty punova shumë me Spaletin, thuajse çdo ditë pas stërvitjes shkonim, unë dhe ai, në fushë dhe punonim për finalizimin, ndërtova një fushë të vogël edhe në kopshtin e shtëpisë për t’u stërvitur”, nënvizoi ai. Për sa u përket trajnerëve, nga Salah vijnë fjalë të ëmbla mjaltë për Zidane. “Është trajner i madh, ka fituar 3 Champions dhe po bën shumë mirë. Ishte një ndër idhujt e mi si futbollist, kur isha i vogël, dhe është po kaq i mirë edhe si trajner”, theksoi më tej Salah. Çfarë mund të thuhet atëherë për trajnerin e tij aktual, Jurgen Klop?! Salah flet me një ftohtësi shqetësuese. “Ai, yni, është një raport normal mes profesionistësh, kështu mund ta përshkruaj”, nënvizoi ai. Një frazë që të bën të mendosh për atë që flitet në merkato, me tifozët që pyesin nëse një ditë do të luajë në La Liga, ndoshta te Reali i Madridit. Në këtë rast, sulmuesi, “luan në mbrojtje”. “E ardhmja nuk varet nga unë. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por preferoj të mos flas tani. Shpresoj që të luaj gjatë futboll, kështu që, përse jo? Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, ndoshta një ditë do të luaj në Spanjë”, shtoi më tej Salah. Nuk mungoi në daljen e tij para gazetarëve as episodi i disa viteve më parë kur ai u dëmtua keqas në finalen e Ligës së kampioneve nga Serxhio Ramos. Në fakt, Mohamed Salah ka këmbëngulur se është plotësisht i përqendruar në ekipin e vet Liverpuli, e jo në yllin e Real Madridit Sergio Ramos, para takimit mes tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme. “Ylli” i Liverpulit, Mohamed Salah thotë se e ka lënë prapa problemin me Serxh Ramosin e Realit të Madridit. Në takimin e fundit mes tyre, në finale të Ligës së Kampionëve më 2018 në Kiev, Salah u detyrua ta braktisë fushën i përlotur herët në ndeshje, pasi Ramosi ia kishte dëmtuar krahun pas një ndërhyrjeje të ashpër. Para takimit të parë me Ramosin që prej atij rasti, Salah ka thënë se nuk po mendon për kapitenin e Madridit. I pyetur nëse është i motivuar që do të përballet me Ramosin përsëri, Salah qeshi dhe tha: “Ajo ndeshje është në të kaluarën, prandaj nuk mendoj për të. Po mendoj për ekipin tim. Të gjithë janë të përqendruar në ekipin e vet dhe të gjithë dëshirojnë të fitojnë, kaq”.