BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Sport

Sarri: Puna tek Juventusi ka presion të madh, por unë do t’i shkoj deri në fund sezonit

Sarri: Puna tek Juventusi ka presion të madh, por unë do t’i

Interi korri një fitore të madhe përballë Milanit, në derbin e “Madoninës” fundjavën e kaluar, duke marrë tri pikë të vyera në rrugëtimin e vet sezonal, rrugëtim që ka si objektiv titullin kampion në Serie A italiane. Natyrisht, ky objektiv është i vështirë, pasi në garë për trofeun është edhe Juventusi, që shihet edhe si skuadër pretendente kryesore. Megjithatë, trajneri Antonio Konte i zikaltërve shpreson në gabimet e “Zonjës së Vjetër” në javët dhe muajt në vazhdim. Atmosfera tek Juventusi nuk është më e mira dhe këtë e dëshmojnë rezultatet e fundit, sidomos humbja e papritur me Hellas Veronën, në një ndeshje ku shkëlqeu veçanërisht mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë, Marash Kumbulla. Por trajneri Mauricio Sarri është përpjekur ta ftohë situatën, për të mbajtur nën kontroll grupin. Nga mediat sportive italiane mësohet se tekniku juventin, Maurizio Sarri, thotë se nëse ai s’do të mundë ta përballonte presionin që e sjell puna e tij – siç ka ndodhur gjatë ditëve të fundit, shkaku i dy disfatave në tri ndeshjet e fundit – atëherë do të ishte bërë postier e jo trajner. Bardhezinjtë i kanë humbur dy ndeshjet e fundit si mysafirë dhe kjo ka bërë që mediumet italianë të raportojnë për një shkarkim të mundshëm të Maurizio Sarrit, i cili është thënë se mund të zëvendësohet nga Pep Guardiola këtë verë ose të kthehet Masimiliano Alegri. Por, për Sarrin këto probleme janë normale pasi që ai thotë se presioni është gjithmonë i pranishëm kur punon si trajner. “Nëse nuk do të kisha dashur të përballur me sfida, atëherë do të isha bërë postier. Kjo është puna ime”, tha Sarri në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit. “Ne jemi në rrugë të mirë për t’i arritur synimet që ia kemi caktuar vetes në fillim të sezonit. Natyrisht se do të reflektojmë për gabimet që e kemi bërë në ndeshjet që kanë shkuar keq”, nënvizoi Sarri. Mediumet italiane raportuan se Sarri u takua me presidentin e klubit Andrea Anjelin pas disfatës me rezultat 2:1, mirëpo Sarri insistoi se kjo s’u bë shkaku i rezultateve. “Ne e kishim plan të takoheshim për darkë pas ndeshjes kundër Fiorentinës. Por, unë isha në “Coverciano” dhe presidenti ishte i zënë më diçka tjetër, kështu që darka ishte shtyrë për atë ditë”, ka thënë Sarri. “E patëm një darkë normale, ashtu siç ishte planifikuar”. Kristiano Ronaldo ka qenë në superformë gjatë dy muajve të fundit, mirëpo mediat italiane kanë raportuar se ai do të pushojë në ndeshjen kundër Milanit që të mos rrezikojë të lëndohet për Ligën e Kampionëve. “Do ta shohim. Unë kam folur me të dhe ai më ka thënë se po ndihet mirë. Ne ta vlerësojmë gjendjen e tij, se a ka nevojë për pushim, ndeshje pas ndeshjeje”, përfundoi Sarri. Duhet thënë se situata ka qenë paksa e ndërlikuar, kjo dhe për qëndrimet tensionuese të Kristiano Ronaldos që kërkon më shumë nga grupi, por ajo që i hedh benzinë zjarrit është se Sarrit i veshin mediat italiane emrat e pasuesve, duke e bërë largimin e tij nga Juventusi si fakt të kryer e brenda një kohe të shkurtër. Dy ndeshjet e radhës në kampionatin italian janë vendimtare për teknikun 61-vjeçar.