BREAKING NEWS

Rritja e frikshme e përhapjes së koronavirusit në 24 orët e fundit, ministrja Manastriliu mbledh Komitetin Teknik dhe komunikon vendimin e rëndësishëm për në 1 qershor

Rritja e frikshme e përhapjes së koronavirusit në 24 orët e
x

Sport

“S’bëj seks 10-15 ditë para ndeshjes”, sportisti shqiptar habit me deklaratën në studio: Mos m’i bini telefonit për...

“S’bëj seks 10-15 ditë para ndeshjes”, sportisti

Kampioni i Ballkanit në sportin e xhudos, Indrit Çullhaj ka folur së fundmi në lidhje me teorinë se përpara çdo ndeshje meshkujt nuk duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale.

I ftuar në “Ditë e re”, Çullhaj u shpreh se ajo periudhë zgjat 10 deri në 15 ditë.Teksa u pyet për teorinë e 24 orëve dhe ai tha se nuk bën seks për 10 ose 15 ditë për të qenë në formë në ndeshje.

 
Biseda në studio
 
Kelvi Kadilli: Është teoria konspirative që thotë se sportistët e suksesshëm nuk duhet të bëjnë seks 24 orë para ndeshjes. E aplikon këtë gjë?
 
Indrit Çullhaj: Po e aplikoj. Por jo 24 orë, kush e tha? Janë 10 ditë, 15 ditë.
 
Kelvi Kadilli: Nuk duhet të bësh seks 10 ditë që jesh mirë?
 
Indrit Çullhaj: Mos mi bini telefonit për 10 ditë (qesh). Është normale. Për sportin e xhudos që është agresiv gjithë kohës, edhe truri, mendja, lëvizjet janë gjithë kohës agresive. Kur rri një femër zbutesh dhe kur shkon atje do fillosh nga e para që të bëhesh më i fortë, je edhe më i fokusuar, të gjitha ndikojnë nga pak.