
Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Seferi bëhet “shënjestër” e preferuar, e kërkojnë në Poloni dhe Azerbajxhan

Shkruar nga Dario VELAJ 17 Qershor 2022

Interesimi nga klubet e huaja për sulmuesin e Tiranës dhe kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi po shtohet me kalimin e ditëve. Pas mbylljes së sezonit të fundit si kampion i Shqipërisë me fanellën bardheblu duke shënuar 18 gola dhe dhuruar10 asiste në 43 ndeshje, 25-vjeçari ka ngjallur së fundmi interesin e klubit të kampionatit azer Gabala. Media vendase futbollistike “Premyer Liqa” shton se klubi transkaukazian po punon për të përforcuar boshtin e skuadrës në kuadër të pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës. Statistikat personale në fushë dhe titulli kampion i 26-të me bardheblutë kanë bërë që Seferi të pëlqehet shumë nga trajneri i Gabalas, Elmar Bakshiev. Megjithatë, siç raporton më tej kjo media, thuhet se për futbollistin nga Kumanova ka interesime dhe nga klube të tjera brenda dhe jashtë Azerbajxhanit. Emri i një tjetër klubi që dëshiron shërbimet e futbollistit kuqezi është Vidzev Lodz, skuadër polake, që vitin e ardhshëm do të luajë në nivelin më të lartë të futbollit vendas. Pas suksesit në këtë sezon, kryeqytetasit bardheblu po studiojnë variantin më të mirë për të shitur Seferin. Vlera e tij në “Transfermarkt” përllogaritet në 650 mijë euro.
Halili kërkon 1.5 milionë euro: Seferi meriton të luajë në Serinë A
Presidenti i Tiranës, Refik Halili kërkon me çdo kusht që të bëjë Taulant Seferin futbollistin me transferimin më të shtrenjtë nga kampionati shqiptar. Javën e kaluar, ai bëri me dije se 25-vjeçari do të largohet nga klubi më i titulluar në futbollin shqiptar për 1.5 milionë euro, gati 2.3 herë më shumë se kostoja e tij në “Transfermarkt”. Madje, në një intervistë për një media në muajin prill, presidenti bardheblu u shpreh se Seferi meriton të luajë në Serinë A. Halili zbuloi se ka në plan ta shesë sulmuesin bardheblu pas mbylljes së fushatës në Kupat e Europës. “Kam pasur shumë besim te ai. Vjet ka pasur shumë dyshime për të dhe ne bëmë marrëveshjen tre-vjeçare me të. Për Seferin do të jetë oferta më e mirë në Kupat e Europës. Për mua ai lojtar e meriton të luajë edhe në Serinë A. Pritet që t’i rritet vlera nga ndeshja në ndeshje”, deklaronte presidenti i Tiranës për Seferin.
Karriera në Shqipëri e Seferit, nga thuajse i larguar në rilindje me titull
Sulmuesi shqiptar u ofrua në formë huazimi për Tiranën nga zviceranët e Jang Boisit në janar të 2021. Bardheblutë dështuan të mbronin titullin kampion, madje sezonin 2020-2021 nuk arritën as të luanin në Ligën e Konferencës. Vetë Seferi nuk bindi mjaftueshëm në 6 muaj e parë te bardheblutë duke shënuar 7 gola në 23 ndeshje. Në verë, Jang Boisi pranoi ta shiste Seferin te Tirana. Teuta, kampionia e Shqipërisë në sezonin 2020-2021 e mori Seferin në 6 ndeshjet që zhvilloi në Kupat e Europës (Liga e Kampioneve dhe Liga e Konferencës). Sërish me “Djemtë e detit”, Seferi zhgënjeu totalisht duke mos shënuar asnjë gol. Megjithatë, sezoni 2021-2022 shënoi një kthesë të madhe në karrierën e tij duke ia dalë të kontribuonte në 28 gola të Tiranës (18 të shënuar dhe10 të asistuar), që ndikuan në sigurimin e titullit të 26 kampion. Vlera e tij në merkato u rrit ndjeshëm dhe siguroi më pas dhe aktivizim me kombëtaren e Shqipërisë ku shënoi në sfidën e parë të Ligës së Kombeve me Islandën. Tashmë, e ardhmja pritet të qartësohet pas ndeshjeve europiane të Tiranës.
Më të lexuarat


Lajm shokues! Futbollisti humb jetën në moshë shumë të re, flasin mjekët: Bëmë gjithçka për të, por nuk ia doli

Leicesteri i shtohet listës së klubeve të Premier League që duan Brojën

Hidhet shorti për sezonin e ri në Itali e Spanjë, s’ka surpriza rreth “klasikeve”

Flet “Maradona i Dibrës”, Shpëtim Toska: Biografia m’u bë pengesë të arrija më shumë, por publiku ishte krah meje

UEFA vendos ku do të luajë Partizani në Europë, vjen lajmi i mirë për skuadrën shqiptare

Ngrihen akuza korrupsion ndaj presidentit të PSG-së

Zidane: Unë trajner i PSG-së ose Francës? Kurrë mos thuaj kurrë!

Tirana shans të shkojë në fazën e grupeve europiane nëse kalon turin në Champions

Orë vendimtare për kuqezinjtë, Sadiku e Strakosha në pritje të lëvizjes së madhe

Ky është super sulmuesi që ka zgjedhur Guardiola për sezonin e ri
