BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x

Sport

Seferi largohet nga Tirana, pritet të luajë në një kampionat të huaj

Seferi largohet nga Tirana, pritet të luajë në një kampionat

Tirana ka probleme, të cilat u shfaqën menjëherë në sipërfaqe pas eliminimit të skuadrës nga kompeticionet europiane. Edhe pse e nisi aventurën e saj në Europë këtë sezon në UEFA Champions League, si kampione e vendit, Tirana nuk ia doli të lerë asnjë gjurmë përballë skuadrës luksermburgase Dudelanzh, duke i humbur të dy ndeshjet. Më pas, duke qenë se formula parashikon zbritjen nga Champions në Conference League, Tirana pati shans të dytë, pikërisht në raundin e dytë të këtij kompeticoni, përballë Zrinjskit boshnjak, por as aty s’la gjurmë, duke i humbur të dy duelet dhe duke e mbyllur aventurën e saj europiane me katër humbje në katër takime të luajtura, diçka që nuk kishte ndodhur për vite me radhë. kuptohet, situata është e ndezur dhe disa largime të rëndësishme kanë ndodhur, pra kriza e Tiranës është evidente. Dy ditë më parë në stërvitjen e skuadrës zbarkoi presidenti Refik Halili dhe drejtuesit e klubit, ku kanë diskutuar për të ardhmen. Ndërkohë, një nga elementët kryesorë të grupit, ai që fitoi “Këpucën e Artë” si kryegolashënues, Taulant Seferi, nuk është parë në stërvitje dhe informacionet e para flasin për një “divorc” mes tij e klubit bardheblu. Pra Seferi sigurohet e do të largohet nga Tirana, ndërkohë që kjo e fundit kishte shpresë se do të fitonte shumë prej shitjes së tij.

Situata në klub dhe mungesa e Seferit

Është e qartë tashmë se kriza e Tiranës nuk është vetëm në lojë e rezultate, por edhe në menaxhim, pasi klubi nuk po gjen futbollistë në treg. Kjo do të thotë ndryshe se klubi nuk ka financa të mjaftueshme për të marrë lojtarë të huaj cilësorë, ndërsa elementët vendas kanë pranuar alternativa të reja më premtuese. Gjithsesi, Tirana ka nisur përgatitjet për kampionatin. Pas disa ditësh pushim në Europë, bardheblutë janë grumbulluar në “Skënder Halili”. Në ditën e parë binte në sy mungesa e Taulant Seferit, i cili kishte marrë leje, por burime thonë që sulmuesi e ka mbyllur me Tiranën dhe pret që të firmosë me një skuadër të re. Ashtu siç dihet, me skuadrën nuk ishte i pranishëm Enur Totre. Lojtari tashmë është zyrtarisht i larguar edhe nga klubi. Nga ekipi është larguar edhe Marlind Nuriu. Edhe futbollisti i krahut të djathtë ka vendosur që ta provojë veten diku tjetër, pasi kërkon më shumë minuta në fushën e lojës, ama mungesa e madhe ishte Taulant Seferi. Sulmuesi nuk ishte me grupin, ndërsa burime në klub pranojnë se ai do të bashkohet me skuadrën shumë shpejt. Gjithsesi, burime të tjera të sigurta për gazetën bëjnë me dije se Seferi e ka mbyllur me Tiranën dhe tashmë është i larguar, edhe pse mund të kthehet për disa ditë në skuadër. Dy ditë më parë, që në fillim të stërvitjes, në “Skënder Halili” u shfaq presidenti Refik Halili. Ai diskutoi gjatë me Tefik Osmanin, ndërsa më pas ndoqi me kujdes përgatitjet e bardhebluve që ishin më të paktë në numër se zakonisht. Në fund të stërvitjes Halili ka takuar trajnerin Orges Shehi. Për më shumë se 1 orë është folur për gjendjen e ekipit dhe të ardhmen dhe kampionatin e ri. Ndërkohë, kampionati do të nisë zyrtarisht më 20 gusht.