BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Sport

“Selman Stërmasi” pa tapet, Partizani fton fansat ta mbështesin në “Elbasan Arena”

“Selman Stërmasi” pa tapet, Partizani fton fansat ta

Dueli mes Partizanit dhe Laçit konsiderohet i rëndësishëm për atë që pretendon “kurorën e dimrit”. Por ky duel i planifikuar në kryeqytet do të shtyhet për të hënën, në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në Elbasan. Shkak për këtë është bërë mbjellja e barit në “Selman Stërmasi” dhe Partizani ka vendosur të luajë në “Elbasan Arena”. “Ju njoftojmë se ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Klubi ka zhvendosur luajtjen e kësaj sfide jashtë kryeqytetit si pasojë e mbjelljes së fushës të stadiumit “Selman Stërmasi” nga KF Tirana, proces i cili do të zgjasë 15 – 20 ditë”, shkruan klubi i Partizanit. Të kuqtë kanë vendosur që ndeshjen e radhës në kampionat kundër Laçit, ta zhvillojnë në “Elbasan Arena”, aty ku u duk se do të jetë zgjidhja për të kuqtë. Megjithatë, as kjo fushë nuk pritet të jetë në gjendjen më të mirë duke parë kushtet e motit dhe ndeshjet e shumta që janë zhvilluar së fundmi në të. Sikur të mos mjaftonte fakti që vetëm pak ditë më parë luajti Shqipëria kundër Andorrës, si edhe Shqipëria U-20 kundër Kroacisë U-20, të shtunën do të luhet një tjetër takim. Skuadra e Kukësit do të presë Bylisin dhe verilindorët shprehen se kanë zgjedhur “Elbasan Arenën” si shtëpinë e tyre dhe të gjitha ndeshjet pritëse, do të zhvillohen atje. Në këto kushte, Partizanit i duhet të luajë sërish në një fushë që nuk e ka gjendjen më të mirë. Ndërkohë, pas mbylljes së eliminatoreve të Europianit 2020, në fundjavë do të rikthehet Kategoria Superiore me 5 takimet e javës së 13, që do të luhen në tre ditë të ndryshme, të shtunën, të dielën dhe të hënën. Kështu të shtunën në orën 13:30, Kukësi do të presë surprizën e këtij sezoni, Bylisin në një ndeshje që premton të jetë mjaft interesante dhe e luftuar, për vetë synimet e të dy skuadrave. Verilindorët vijnë pas humbjes në Laç dhe duan 3 pikët për të mos humbur kontaktet me Partizanin kryesues, por edhe për të realizuar një farë hakmarrjeje për atë humbje mes polemikash në Ballsh në fazën e parë. Nga ana tjetër Bylisi pësoi humbje pas shumë javësh, teksa u mposht në shtëpi nga Skënderbeu, por ndaj Kukësit do të ketë në dispozicion organikën e plotë dhe do të tentojë rikthimin tek suksesi. Po në orën 13:30 do të luhet edhe sfida mes dy skuadrave që mbyllin renditjen, Flamurtarit dhe Luftëtarit. Këto ekipe kanë grumbulluar shumë pak pikë deri në këtë moment të kampionatit dhe mbeten me shpresa për të ndryshuar pas merkatos së janarit, por deri atëherë do të duhet të grumbullojnë sa më shumë pikë, për të tentuar mbijetesën në gjysmën e dytë të kampionatit. Në orën 16:30 vëmendja do të zhvendoset në Korçë, ku Skënderbeu vendas do të presë Tiranën e Julian Ahmatajt. Pas debutimit me fitore në Gjirokastër, bardheblutë kanë regjistruar dy barazime radhazi dhe do të kërkojnë rikthimin te fitorja në Korçë. Nga ana tjetër Skënderbeu vjen pas një 90-minutëshi mjaft të mirë në Ballsh, ku arriti të triumfojë 2-3, por korçarët kanë treguar se e kanë shumë të vështirë të ruajnë ritmin dhe të konfirmojnë 2-3 paraqitje pozitive radhazi. Të dielën vëmendja do të jetë në Shkodër, ku Vllaznia do të presë Teutën në “Loro Boriçi”, në orën 16:30. Të dy skuadrat kanë vetëm dy pikë diferencë nga njëra-tjetra në renditje (Vllaznia 16 dhe Teuta 18), teksa shkodranët do të kërkojnë rikthimin te fitorja që mungon prej 3 javësh dhe largimin nga zona e rrezikut. Java e 13 do të mbyllet të hënën në orën 18:00, ku në “Elbasan Arena” do të luhet përballja mes Partizanit dhe Laçit. Kampionët në fuqi kryesojnë me meritë renditjen me 22 pikë në 12 javë, por vijnë pas një barazimi befasues në Vlorë ndaj Flamurtarit dhe do të kërkojnë rikthimin te fitorja. Nga ana tjetër përballë është Laçi, që nën drejtimin e Armando Cungut ka arritur të marrë 4 fitore radhazi dhe është ngjitur në vendin e tretë të renditjes me 19 pikë. Kurbinasit po kalojnë një moment “të artë” të udhëhequr edhe nga forma e mrekullueshme e sulmuesit Nuabueze, që po shënon rregullisht, ndaj sfida e të hënës në mbrëmje pritet të jetë vërtetë interesante.

Adriatik BALLA