BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Sport

Selmani nxjerr në “pension” Berishën, i rrëmben rolin titullar në portë

Selmani nxjerr në “pension” Berishën, i rrëmben rolin

Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha do të kenë tani e tutje një rivalitet shumë të fortë me Gentian Selmanin, ish-portierin e Laçit që tani luan në Superligën e Turqisë dhe që për herë të parë në përfaqësuese merr rol titullari. E mori këtë rol në mungesë të dy portierëve kryesorë, por paraqitja e mirë që bëri në miqësoren me Uellsin, mund të rezultojë me fat për të, sepse trajneri Edi Reja ka mbetur i kënaqur nga cilësia e tij në fushë. Pra, Selmani është portier cilësor dhe me moshë të re e premtuese, prandaj ai mund të nxjerrë në “pension: të parakohshëm titullarët e mëdhenj, Berishën dhe Strakoshën, që në këto muajt e fundit kanë pasur probleme. Madje Berisha është goxha në moshë dhe kjo mund të kushtëzojë rënie të paevitueshme të performancës, kurse Strakosha, në krizë tek Lacio dhe i pasigurt për të ardhmen, mund të dalë në treg në kërkim të një ekipi të ri dhe kjo do të çojë ujë në “mullirin” e Selmanit, i cili i dha shenjat e para të një performance cilësore dhe u tregua në lartësinë e duhur për të fituar një vend titullari në ekipin kombëtar. Aktivizimi ose jo në formacion në ndeshjet e ardhshme zyrtare, duke nisur nga duelet e shtatorit, mund të konfirmojnë qëndrimin e Rejës në krah të Selmanit, edhe pse ta thuash këtë është ende herët.

Përshtypjet e Selmanit për lojën e Kombëtares dhe të ardhmen

“Gardiani” kuqezi, Gentian Selmani, ka qenë risia e vetme e Edi Rejës në ndeshjen kundër Uellsit. Portieri ka përfituar nga mungesa e dyshes Berisha-Strakosha për të bërë debutimin e tij si kuqezi dhe tregoi mjaft siguri në këtë ndeshje të parë në katërkëndorin e Kombëtare. Në fjalët e tij për faqen e FSHF, ai theksoi e kishte pasur emocione në këtë duel, ndërsa shtoi se barazimi kishte qenë mëse i merituar. “Mendoj se ishte një ndeshje e luftuar. Një barazim ishte rezultati i drejtë pasi të dy ekipet nuk është se krijuam shumë raste. Ne u munduam të bënim lojën tonë por nuk arritëm finalizimin. Këto ndeshje tani shërbejnë për ndeshjet eliminatore në shtator dhe me këtë grup që kemi, besoj se kemi lojtarë të mirë. Mendoj se mund të bëjmë mirë në eliminatoret e shtatorit pasi për atë po përgatitemi. Kjo ishte ndeshja ime e parë, normale që do të kisha emocione, duke e ditur që isha në formacion. Por u mundova t’i menaxhoj mirë, të jepja më të mirën time duke luajtur thjesht dhe besoj se ndihmova ekipin që morëm këtë barazim. Shpresoj që të vazhdoj të punoj fort e të jap performanca edhe më të mira”, tha Selmani.

Kuqezinjtë bëjnë stërvitjen e parë në Pragë, i kalon në “lupë” edhe Duka

Shqipëria mbërriti ditën e djeshme në Pragë, ku zhvilloi dhe stërvitjen e parë në prag të ndeshjes miqësore me Republikën Çeke. Trajneri Reja e kishte ndarë grupin në dy pjesë, ku pjesa e futbollistëve që u aktivizuan titullarë, patën një ngarkesë më të vogël fizike sesa lojtarët që hynë nga stoli apo ata që nuk morën minuta në miqësoren me Uellsin. I pranishëm në stërvitjen e kombëtares, ishte dhe presidenti i FSHF, Armand Duka që u pa teksa bashkëbisedonte me trajnerin italian Edi Reja, teksa ishte i shoqëruar dhe nga zv.presidenti Lutfi Nuri. Entuziazmi pas barazimit me Uellsin shfaqej dhe në ekip pavarësisht se ishte vetëm një miqësore, me kuqezinjtë që u përpoqën të argëtoheshin duke punuar në seancën e përgatitur nga Edi Reja. Duke qenë se ndeshjet janë në një distancë 3 ditore nga njëra tjetra, Reja nuk e ngarkoi fizikisht grupin duke u ndërtuar më tepër si një seancë shlodhëse për muskujt ndërsa punoi paksa dhe me mënyrën se si do të luhet ndaj Republikës Çeke. Këtë të hënë kuqezinjtë do të zhvillojnë dhe stërvitjen e fundit në Pragë dhe do të mbajnë dhe konferencën zyrtare për shtyp përpara kësaj sfide. Mbetet të shihet se me çfarë moduli taktik do të luajë trajneri Reja në këtë miqësore të radhës, por gjasat për rezultat pozitiv janë të mëdha dhe trajneri do ta shfrytëzojë këtë për të rritur kreditet e tij.