BREAKING NEWS

Pas Skënder Brataj një tjetër zyrtare e njohur shqiptare del pozitive, kjo është Drejtoresha e Operatorit të Shërbimit shëndetësor e prekur nga COVID-19

Pas Skënder Brataj një tjetër zyrtare e njohur shqiptare del
x

Sport

Sergio Ramos bën gjestin fisnik, ndihmon Spanjën në këtë moment të vështirë të mbërthyer nga pandemia

Sergio Ramos bën gjestin fisnik, ndihmon Spanjën në

Kapiteni i klubit spanjoll të futbollit, Real Madrid, Sergio Ramos, njoftoi se ka bërë një donacion me pajisje mjekësore për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit të ri.

Në një postim në median sociale, futbollisti tha se ka dhuruar 264.571 maska, 15 mijë teste dhe 1.000 pajisje mbrojtëse për operatorët shëndetësorë në Spanjë.

Ramos tha se këtë donacion e ka realizuar përmes Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) dhe se pajisjet do të arrijnë në Spanjë më 27 mars.

Ndërkaq, përmes një deklarate, UNICEF falënderoi Ramosin, i cili njëkohësisht është ambasador i kësaj agjencie.

Spanja, me 3434 të vdekur, radhitet e dyta në botë pas Italisë për sa i përket numrit të viktimave nga virusi, aktualisht po përjeton probleme serioze në aspektin e pajsijeve mjekësore.