BREAKING NEWS

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë për parandalimin e koronavirusit, ka shkaktuar më shumë të vdekur

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë
x

Sport

Serie A në krizë, 6 klube nuk paguajnë prej janarit, shfrytëzuan aktet ligjore të emergjencës

Serie A në krizë, 6 klube nuk paguajnë prej janarit,

Futbolli në mbarë Europë e më gjerë është vendosur në pozita të vështira, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Natyrisht, pritet të ketë një rikthim gradual deri në arritjen e gjendjes normale, por duket se problemet që ka përhapur Covid-19 po e vështirësojnë së tepërmi kthimin e shpejtë të skuadrave në fushat e lojës e në ndeshjet zyrtare. Por nuk është vetëm ky problemi. Duket se klube të rëndësishme të futbollit në shumë vende europiane kanë dhënë shenjën e parë të krizës, një dimension që nuk ishte njohur më parë. Të paktën nga Italia nuk vijnë lajme të mira. Kështu, raportohet nga mediume serioze italiane se janë gati 30% e klubeve elitare të Serisë A që nuk kanë paguar lojtarët e tyre prej muajit janar, një fakt tronditës që tregon qartazi krizën e thellë financiare që ka prekur futbollin europian e veçmas atë italian. “Kriza financiare prek edhe futbollin italian. Jo vetëm ligat e vendeve të vogla në Europë pasi edhe në Itali klubet kanë probleme financiare sidomos pas pandemisë së koronavirusit”, shkruajnë mediumet më të mëdha italiane, që kanë afruar informacion të thelluar për gjendjen e klubeve. Kështu, gazeta e njohur “La Repubblicca”, ka bërë me dije se problemet janë më të mëdha nga aq sa duken, sepse ndryshe nga pjesa më e madhe e klubeve që u kanë ulur pagat futbollistëve të tyre gjatë kësaj periudhe, 6 prej tyre nuk paguajnë aspak futbollistët që prej muajit janar. Kjo vonesë e rrallë vjen për shkak të shfrytëzimit të dispozitave ligjore të emergjencës, që lejon klubet të mos deklarojnë pagat e dhëna gjatë periudhës shkurt-mars-prill, që është edhe fasha kohore e shtrirjes së pandemisë. Presidentët e klubeve janë në vështirësi financiare dhe kanë shfrytëzuar “anekse” ligjore për të arritur të shtyjnë sa më shumë dhënien e pagave për futbollistët e tyre. Nuk bëhet me dije se cilët klube nuk janë treguar korrektë me lojtarët, por mësohet se këta të fundit kanë rënë dakord të heqin dorë nga pagat e tyre vetëm në rast se ato para shkojnë për lojtarët e akademive dhe ekipeve të femrave, që janë shumë herë më pak të paguar se kolegët e ekipeve të para. Ndërkohë, shumica e skuadrave të Serisë A u janë kthyer stërvitjeve, kuptohet me një program të reduktuar si fillim dhe tejet të monitoruar. Në fillim ishte Interi i Antonio Konte, testimet e të cilit dolën negativ prej virusit, ndërsa dje ishte radha e napolitanëve të testonin veten me një program të reduktuar stërvitor. Sikurse shkruajnë mediat italiane, pas dy muajsh pauze, Napoli i rikthehet këtë të diele stërvitjeve, sigurisht individuale dhe me masat e duhura të sigurisë. Ka qenë vetë klubi napolitan që ka njoftuar rifillimin e stërvitjeve pasi të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë rezultuar negativ pas testeve që iu nënshtruan: “Përfundon testet diagnostikuese, nga 10 maji të gjithë mund të zhvillojnë stërvitje individuale duke respektuar rregullat e vendosura”, thuhet ndër të tjera në postimin e klubit. Gatuzo ka në dispozicion grupin e plotë, të gjithë lojtarët ndodhen në Napoli, të gatshëm për të rifilluar stërvitjen.