BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Sport

Serie A/ Lacio barazim spektakolar me Atalantën, Strakosha “paqe” me Gjimshitin

Serie A/ Lacio barazim spektakolar me Atalantën, Strakosha

Serie A luajti dje tri ndeshjet e para të javës së 8-të të saj, ku padyshim spikati fitorja e Napolit që e afron me kryesuesit (Juventusin dhe Interin), por nuk mund të lihet jashtë vëmendjes dueli dramatik midis Lacios dhe Atalantës, i mbyllur në barazim 3-3, por që dhuroi emocione dhe spektakël. Në pjesën e parë po udhëhiqte Atalanta 0-3, por në pjesën e dytë Lacio e barazoi në 3-3, duke bërë që të dyja skuadrat të merrnin nga një pikë. Për mënyrën se si shkoi ndeshja, Atalanta humbi dy pikë, kurse Lacio fitoi nderin e saj në fushë. në këtë takim luajti titullar në portën e Lacios, Thomas Strakosha, kurse mbrojtësi kuqezi i Atalantës, Berat Gjimshiti, ishte në stol. Kjo sfidë u përshkrua në median sportive italiane si mjaft e nxehtë dhe me emocione të shtuara, por e bukur në vetvete. Ka qenë një sfidë me një numër rekord rastesh të krijuara në të dy portat dhe për këtë meritë kanë skuadrat dhe stafet teknike që aplikuan një lojë të hapur dhe modul taktik me presing në sulm. Pjesa e parë u dominua totalisht nga zikaltrit e Gasperinit, që shënuan dy herë me Muriel dhe një herë me Papu Gomez, duke çuar rezultatin në 0-3 dhe duke dhënë sinjalin se fitorja do të ishte thjesht formalitet. Por reagimi i Lacios ishte vërtetë spektakolar dhe dy penallti të shndërruara në gol nga Çiro Imobile, në minutën e 69-të dhe të 93-të, si dhe goli i Korreas në të 70-ën, bëri që bardhekaltrit të shmangnin humbjen dhe të merrnin një pikë, që ka vlera të mëdha, për mënyrën sesi erdhi. Sidoqoftë, Atalanta mbetet në vend të tretë, kurse Lacio në vend të pestë.

Napoli, fitore që e afron me kreun

Napoli mundi dje 2-0 Hellas Veronën e Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës. Ishte sulmuesi polak, Arek Milik, ai që shënoi dy herë në këtë përballje, për t’ia siguruar pikët e plota Napolit. Golin e parë e shënoi në minutën e 37-të pas asistimit nga Ruizi, derisa të dytin e shënoi në minutën e 67-të pas asistimit nga Insinje. Me këtë fitore Napoli arrin në kuotën e 16 pikëve dhe mban vendin e katërt. Kurse Verona në vendin e 13 ka nëntë pikë. Ndërkohë, kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nuk ndihet i lumtur te Napoli. Ai po aktivizohet shumë pak dhe dëshiron të ndryshojë ambient. Roma e ka kërkuar prej kohësh, por ka gjasa që kjo tentativë të finalizohet në afatin kalimtar të janarit. Sipas “Carriere dello Sport”, objektivi i Hysajt është të nis një aventure të re dhe të ndihet përsëri protagonist. Gazeta shkon më tej duke dhënë dhe detaje të marrëveshjes personale midis Hysajt dhe Romës. Marrëveshja do të arrihej në bazën e një kontrate 5-vjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon. Kërkesa e napolitanëve është 20 milionë euro, shifër kjo e konsideruar shumë e lartë për arkën e ekipit kryeqytetas, i cila po pretendon që mund ta “rrëmbejë” shqiptarin për një shifër të përgjysmuar. Nëse marrëveshja nuk finalizohet, me shumë mundësi shqiptari do t’i ndjekë pjesën më të madhe të ndeshjeve nga pankina.

Adriatik BALLA