Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)
x

Sport

Setien publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Bayern, bavarezët humbin Davies

Setien publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Bayern,

Ekipi i Barcelonës duket se ka qenë me shumë fat në prag të përballjes me Bayern Munich në Champions League. Teksa katalanasit kishin nisur përgatitjet për sfidën me gjermanët, një lajm i hidhur erdhi nga testet anti-Covid, pasi një lojtar ka rezultuar pozitiv. Fati e deshi që i prekur të jetë një emër jashtë listës së Setien për përballjen me bavarezët dhe nuk ka pasur kontakt me lojtarët e tjerë. Klubi spanjoll nuk e ka bërë të ditur identitetin e lojtarit, mirëpo ka treguar se nga nëntë lojtarët e testuar, njëri ka dalë pozitiv me COVID-19. “Pas testeve PCR të bëra pasditen e të martës në një grup prej nëntë lojtarësh për shkak të fillimit të përgatitjeve parasezonale, njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Lojtari nuk ka simptoma, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është karantinuar në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e Barçës. Nga ana tjetër dje Setien ka publikuar listën prej 26 lojtarëve të skuadrës së Barcelonës që do të udhëtojë drejt Lisbonës për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku përfshihet Ousmane Dembele për herë të parë pas nëntë muaj. Të gjithë kanë pritur kthimin e francezit. Setien madje e konsideroi thirrjen e tij për ndeshjen kthyese të 1/8-të me Napolin të shtunën e kaluar, por Dembele nuk e arriti në fund t’ia dalë. Dembele tani është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i tij dhe mund të marrë disa minuta në ndeshjen çerekfinale kundër Bayern Munich të premten mbrëma. Nëse ai nuk paraqitet si zëvendësues, ai mund të fillojë si titullar dhe të zëvendësohet. Skuadra prej 26 personash është pa mbrojtësin Samuel Umtiti, i cili do të mbetet në Barcelona për të vazhduar rikuperimin e tij nga lëndimi. Në mënyrë të veçantë, Martin Braithëaite ka udhëtuar me skuadrën, pavarësisht se ai nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve pasi nuk është i regjistruar. Të ftuar janë edhe nëntë lojtarë nga Barcelona B e kanë bërë skuadrën. Barcelona do të niset për në Lisbonë nga Aeroporti El Prat të enjten në ora 10:15 dhe më pas do të stërvitet pasdite në Estadio Da Luz.

Situata te gjermanët

Përveç virusit, Barçës i ka buzëqeshur fati edhe sa i takon situatës te gjermanët. Bayern Munich ka konfirmuar se Alphonso Davies ka munguar në stërvitjet e zhvilluara dje. Mbrojtësi kanadez ka pësuar lëndim në muskulin aduktor, duke ndier dhimbje që i pamundësuan të stërvitej.“Mund të konfirmojmë se Alphonso Davies ka lëndim në muskulin aduktor dhe nuk mori pjesë në stërvitjet e sotme”, thuhet në njoftimin e Bayernit. Në pikëpamje të parë, gjermanët duken disi më favoritë duke parë formën e këtij sezoni dhe eliminimin që i bënë Çelsit me shifrat e përgjithshme 7-1. Por, te katalanasit është Lionel Mesi dhe ai mund të përmbysë të gjithë parashikimet. Së fundmi, pyetjes se si mund të ndalet argjentinasi i është përgjigjur mesfushori Leon Gorecka. Si ndalet Mesi? “Mendoj se kësaj pyetje kanë provuar t’i përgjigjen 100 nga 1000 persona. Mënyra e vetme është të punojmë si skuadër. Të gjithë e njohin talentin e Mesit, mund të gjej zgjidhje në situata të ndërlikuara. Duhet të luajm si skuadër. Nuk e di nëse dikush mund t’ia heq dëshirën për të luajtur, duhet të përgjigjemi si skuadër dhe të bëjmë lojën tonë”, u shpreh Gorecka