Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shanë federatën, Disiplina “masakron” Flamurtarin me 5 mln lekë gjobë e 1 ndeshje pa tifozë

Postuar: 19/11/2017 - 07:49

Komisioni i Disiplinës i federatës Shqiptare të Futbollit mori dje në shqyrtim fenomenet negative të ndodhura në ndeshjet e kampionatit tonë në të gjitha kategoritë, duke dhënë edhe vendimet e rastit penalizuese për shkelësit e rregullores sportive. Edhe një herë tjetër Flamurtari e pëson keq nga vendimi i Disiplinorit. Kështu, sharjet e tifozëve FSHF nuk i i ka toleruar aspak dhe klubi vlonjat është penalizuar me një gjobë të rëndë 5 milionë lekë të vjetër.

Vendimet

KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100,000 (njëqind mijë) Lekë. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 500,000 (pesëqind mijë) Lekë dhe 1(një) ndeshje pa tifozë. Zyrtari i KF “Veleçiku”, Klodian Harlicaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zytari i KF “Oriku”, Fatmir Rexha, , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i KF “Devolli”, Staviol Treni, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i KF “Këlcyra”, Saimir Kule, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. KF “Gramozi”, për sjellje të keqe të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të Nenit 65/3.b të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës. Lojtari i KF “Porto” U-17, Ersiljo Djala, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (Katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i KF “Akademia” U-17, Hilmi Likollari, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. KF “Kastrioti” U-17, për mos paraqitje ne ndeshjen me KF “Brains” U-17 planifikuar te luhej me datë 12.11.2017, në bazë të nenit 55 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në rezultatin 3-0. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:15

Me një ndeshje dhe fitore dramatike në minutat e fundit të takimit, Gjermania mund të eleminohet për shkak të golavarazhit jo të favorshëm.

Postuar: 23/06/2018 - 23:00

Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e dytë

Postuar: 23/06/2018 - 22:01

Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e dytë

Postuar: 23/06/2018 - 21:45

Gjermania ende nuk ka gjetur golin e fitores pasi Suedia po bën rezistencë.Si mos mjaftonte kjo,

Postuar: 23/06/2018 - 21:16

Kombëtarja e Gjermanisë ka gjetur golin e barazimit ndaj Suedisë.Gjermanët kanë barazuar ndaj sue

Postuar: 23/06/2018 - 20:35

Është gati e pabesueshme por Suedia në momentin më të mirë të Gjermanisë ka kaluar në avantazh 1-

Postuar: 23/06/2018 - 20:30

Politika serbe nuk ka qëndruar kaq brenda kornizave si në rastin e presidentit Vuçiç.Vojislav She