Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shaqiri konsiderohet lojtar i Interit, mungon vetëm firma, ja detajet e marrëveshjes

Shaqiri konsiderohet lojtar i Interit, mungon vetëm firma, ja detajet e marrëveshjes

Postuar: 08/01/2015 - 16:04

Klubi i Interit ka bërë goditjen më të madhe të kësaj merkatoje, pasi Xherdan Shaqiri mund të konsiderohet tashme një lojtar zikaltër. 
 
Akordi mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Bajernit për transferimin e 23-vjecarit në Milano u arrit për shumën e 15 milionë Eurove edhe pse prestigjozja gjermane Bild shkon edhe më tej teksa shkruan se shuma që do të derdhë Interi në arkat e Bajernit për shërbimet e Shaqirit kap shifrën e 18 milionë Eurove. Futbollisti i përfaqësues zvicerane sipas asaj që zbulojnë mediat italiane është transferuar te zikaltërit në formën e huazimit për 2 milionë Euro me Interin, që është i detyruar ta blejë përfundimisht Shaqirin për 13 milionë Euro verën e ardhshme.
 
Mesfushori nga Kosova, mëngjesin e sotëm nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e organizuar nga trajneri i Bajernit, Guardiola dhe pritet nga sot apo nesër të firmosë për Interin deri në vitin 2019. Shaqiri është blerja më e re për Interin pas Podolskit, i cili inaguroi pjesëmarrjen e tij tek zikaltrit në “Derbin e Italisë” me Juventusin, ndeshje që u mbyll në barazim. 
 
Ndërkaq, në takimin e organizuar në Mynih mes dy klubeve ishin prezentë shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl Heinz-Rummenige, drejtori i përgjithshëm i Interit, Marco Fassone dhe njeriu që merret nga afër me merkaton e klubit zikaltër, Piero Ausilio. Me afrimin e Xherdan Shaqirit, drejtuesit e Interit ia kanë plotësuar dëshirën trajnerit Roberto Mancini, i cili kishte kërkuar me ngulm dy sulmues krahu në skuadrën e tij dhe pas Lukas Podolskit, tashmë trajneri 50-vjeçar mund të mbështetet edhe te një futbollist i klasit Botëror si Shaqiri. 
 
Mbyllet kështu aventura e 23-vjeçarit me Bajernin, 2 vjet e gjysëm pas transferimit të tij në Alianz Arena. Me bavarezët Shaqiri regjistron 79 prezenca dhe 17 gola të shënuar. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 07:50

Një prej trajnerëve më të mirë në qarkullim, i cilësuar madje nga shumica e specialistëve dhe opinionistëve si më i miri aktualisht në botë, Pep Guardiola, e tregoi dhe një herë tjetër se nuk toleron kur është fjala p

Postuar: 20/07/2019 - 07:49

Kukësi ka bërë ndryshime dhe këto lëvizje kanë nisur nga pankina.

Postuar: 20/07/2019 - 07:48

Kombëtarja do të luajë në fillim të shtatorit dy ndeshje në kuadër të grupit H për eliminatoret e

Postuar: 19/07/2019 - 17:03

Lajm i hidhur për futbollin e Tiranës dhe Kombëtares.

Postuar: 19/07/2019 - 07:17

Lionel Mesi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Postuar: 19/07/2019 - 07:16

Lojtarët e përfaqësueses janë duke menduar për ndeshjet e radhës në kuadër të eliminatoreve të Eu

Postuar: 19/07/2019 - 07:14

Skuadrat shqiptare janë eliminuar nga Liga e Europës mbrëmjen e djeshme, duke mos ia dalë asnjëra