BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Sport

Shehi ka dilema për formacionin e Tiranës, Vllaznia e Josës shpreson mrekullinë

Shehi ka dilema për formacionin e Tiranës, Vllaznia e Josës

Tirana e Vllaznia do të zbresin sot në fushë, për të matur forcat me kundërshtarët e tyre në Ligën e Konferencës, në turin e dytë të saj. Tirana ka humbur 0-1 duelin e parë me boshnjakët e Zrinjskit, por ka shpresë se mund të rikuperojë, pra të përmbysë. Ndërkohë, Vllaznia ka barazuar 1-1 ndeshjen e parë në Shkodër me Universitatea Krajovën, përballë një rivali që është shumë i vështirë, por beson se mund ta realizojë mrekullinë e kualifikimit në raund të tretë.

Tirana sot ndaj Zrinjskit, Shehi ka dilema për formacionin

Ekipi është i qetë në njëfarë mënyre, ndërsa realisht mendjen shumë lojtarë e kanë te merkatoja dhe një klub europian. Tirana do t’i japë edhe një shans skuadrës në sfidën e dytë me Zrinjskin. Numri një i bardhebluve, Refik Halili, mësohet të ketë kërkuar një “all in” në sfidën e dytë të enjten në Bosnjë. Sipas asaj që është bërë e ditur, Halili realisht për të dyja sfidat e Europës ka qenë i pakënaqur me atë që kanë dhënë lojtarët në fushën e lojës. Ama ai kërkon që të mos prishë qetësinë e grupit dhe të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe për 90 minutat e Bosnjës. Dilema e vetme e Orges Shehit është Hasani apo De Silva në sulm. Trajneri Shehi dje ka provuar të dyja formacionet. Tirana pritet të luajë ndaj boshnjakëve me një 11-she që fillon nga Bekaj në portë, Toshevski, Behiratçe, Najdovski e Ismajlgeci në mbrojtje. Në mesfushë, Aleksi, Totre e Limaj. Sulmi është i përbërë nga treshja Xhixha, Seferi dhe De Silva që është gati për të qenë në fushën e lojës. Megjithatë, formacioni mund të ndryshojë nëse Shehi aktivizon Hasanin. Ky i fundit luan djathtas, ndërsa në qendër spostohet Seferi në vend të De Silvës që ulet në stol. Mungesa e vetme e Shehit është Qefalija që ka nisur stërvitjen, por zor se luan, pasi u dëmtua në sfidën e parë me boshnjakët. Edhe Husein ka një shans titullari.

Vllaznia shpreson tek mrekullia ndaj Universitatea Krajovës

Vllaznia mori një barazim 1-1 në sfidën e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës përballë Universitatea Kraiovës, e luajtur në “Loro Boriçi”. Në duelin e kthimit që do të luhet në Rumani, Vllaznia do ta ketë shumë të vështirë, pasi kundërshtari ka shumë cilësi. Universitatea Krajova shpreson ta përmbysë Vllazninë e të sigurojë kalimin e turit të dytë, por edhe shkodranët shpresojnë në mrekulli. Barazimi i ndeshjes së parë jep shpresë. Ndoshta trajneri Mirel Josa do të zbatojë filozofinë e një loje mbrojtëse të fortë me qëllim kundërsulmi, e ndoshta duke u përgatitur edhe për një 120-minutësh sfilitës e pse jo edhe penalltitë. Pavarësisht se rumunët janë favoritë, Josa e Vllaznia shpresojnë se mund t’ia dalin. Sot në mbrëmje është sfida e së vërtetës. Ndërkohë, stadiumi u mbush plotë me tifozë në sfidën e parë dhe për këtë arsye rumunët kërkojnë që të ndodh e njëjta gjë edhe në shtëpinë e tyre. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi rumun i ka bërë thirrje tifozëve që të bëjnë të njëjtën gjë që tifozët e Vllaznisë bënë në sfidën e parë. “Shqiptarët na mirëpritën ne me një stadium të mbushur plot. Merrni shallet dhe le t’ia bëjmë jetën një ferr të gjallë në ndeshjen e kthimit. Çdo gjë për t’u kualifikuar”, ishin fjalët e shkruara nga klubi.