
Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Sheiku Al Khelaifi: Mbape e do me zemër klubin e PSG, do të mbetet gjatë këtu

Shkruar nga Adriatik BALLA 30 Shtator 2023

A do të qëndrojë Kilian Mbape te Paris San Zhermen apo do të fluturojë, siç duket, drejt Madridit, për t’iu bashkuar Realit, në fund të këtij sezoni? Presidenti i klubit parizien, Naser Al Khelaifi, u fokusua tek “ylli” francez në një intervistë për median polake: “Kilian Mbape është një lojtar i PSG-së. Ai e do këtë klub. Është një lojtar fantastik, më i miri në botë. Ne jemi të lumtur që e kemi dhe do ta kemi ta kemi më gjatë”. Numri një i PSG-së iu përgjigj gjithashtu një pyetjeje për mbi interesimin e mundshëm për Robert Levandovskin, përpara se ky i fundit të kalonte te Barcelona: “Politika ime është të mos flas për lojtarë që nuk janë te PSG dhe për transferime që do të ndodhin ose duhet të kishin ndodhur. Por nuk është sekret që Roberti është një sulmues fenomenal. Çdo klub i madh në botë e ka ditur dhe në një moment ka menduar për blerjen e tij. Por Levandovski është në Barcelonë sot dhe unë e respektoj këtë. Ju, polakët, duhet të jeni krenarë që ai është një makinë goli dhe një djalë i mire. Jemi takuar dhe unë mund të flas vetëm mirë për të”, tha ai. Ndërkohë, Reali i Madridit pretendons e herët a vonë do ta bindë sulmuesin e PSG-së që të veshë fanellën e “los Blancos”. Në të vërtetë Reali i Madridit e monitoron situatën e sulmuesit në vazhdimësi dhe ka bindjen se brenda vitit të ardhshëm do ta sjellë në kryeqytetin spanjoll. Por nuk është vetëm Kilian Mbape për sulmin e ri të Realit të Madridit. Merkato e verës së ardhshme pritet të jetë e zjarrtë në kryeqytetin spanjoll. Tekniku Karlo Ançeloti do të largohet e do të marrë Brazilin. Ndaj presidenti Florentino Perez ka dy preferenca për pasuesin e tij: Ksabi Alonso dhe Roberto De Zerbi. Ndërkohë, shtypi iberik shkruan se kreu i Realit, përveç firmës me Mbape, do të tentojë edhe blerjen e Son Heung-Min. 31-vjeçari korean është pjesë e Totenhemit prej vitit 2015. Këtë sezon është zgjedhur kapiteni i skuadrës pas largimit të Herri Kejn drejt Bajernit të Mynihut. Son, i cili ka kontratë deri në 2025 me Spurs, ka shënuar 5 gola deri tani në Premier League, duke ndihmuar skuadrën të bëjë mirë dhe të sigurojë rezultate pozitive. Te Reali nuk e kanë fshehur kurrë simpatinë për të. Dhe në verë pritet që Perez të nisë ofensivën finale për t’i dhuruar trajnerit të ri një futbollist fantastik. Vetë Son shpreson që të luajë një ditë me skuadrën më të titulluar në Europë. Ai dëshiron të fitojë trofe dhe Reali është mundësia më e mirë për ta bërë. Por marrëveshja s’do të jetë e lehtë.
Më të lexuarat


Miqësorja me Zvicrën testi i duhur, por Silvinjos i intereson më shumë forma e lojtarëve

Faruk Kalleshi, “Everesti” i shtangës shqiptare

“Shpresoj që Shqipëria do te jetë befasia e madhe e këtij grupi”, De Biasi: Për fitore ndikon faktori...

Protesta dhe postimi në rrjetin social, Haland mund të marrë dêminim e ashpër

Çfarë ndodhi? Ish-i dashuri i modeles shqiptare largohet nga 'Demat e kuq'

Mbappe rinovon kontratën me PSG? Ja si qëndron e vërteta

Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur

Tensionet në derbin e kryeqytetit, arrestohen 4 tifozë, 3 të proceduar

Totenhemi ndal marshimin e Sitit brenda në “Etihad”, fitojnë edhe Çelsi e Liverpuli

Tirana e Partizani “djegin” stadiumin “Air Albania” në derbin e madh, por barazimi u jep nga një pikë
