BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Sport

Shiriti i kapitenit, me afrimin e eliminatoreve nxjerr “kokë” sërish problemi i liderit në Kombëtare

Shiriti i kapitenit, me afrimin e eliminatoreve nxjerr “kokë”

Në fund të marsit Shqipëria do të luajë ndeshjet e para eliminatore në kuadër të Kupës së Botës Katar-2022”. Padyshim që kryendeshja e kësaj periudhe është ajo kundër përfaqësueses angleze, e cila do të jetë jo vetëm më e vështira, por njëherësh dhe një “barometër” serioz për të matur presionin e kuqezinjve dhe natyrisht cilësinë e skuadrës së trajnerit Edi Reja. Në fund të marsit skuadra do të grumbullohet por ende pa u mbledhur ka nisur debati për shiritin e kapitenit. Siç dihet, kapiten i ekipit është mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili e mban shiritin prej dy vjetësh, që kur nga skuadra u tërhoq Ansi Agolli dhe Mërgim Mavraj. Natyrisht, kriteret për ata që mbajnë shiritin e kapitenit dihen, por edhe rregullat që ka vendosur stafi i Kombëtares, prandaj Hysaj është kapiten “de jure”. Por problemi qëndron se Hysaj nuk po aktivizohet në mënyrë të qëndrueshme tek Napoli dhe pavarësisht eksperiencës së tij në Kombëtare, në fushë zbresin lojtarët më në formë dhe në repartin e mbrojtjes Kombëtarja në këtë moment ka lojtarë që luajnë më shumë dhe janë në shpërthim edhe shumë kualitete të reja, që mund ta nxjerrin “jashtë loje” shkodranin Hysaj. Që shiriti do të jetë objekt debati e sherri në ekip lidhet dhe me minutazhin e plotë dhe formën e pazakontë që po shfaqin mbrojtësit Berat Gjimshiti dhe portieri Etrit Berisha. Ky i fundit ka më shumë gjasë të mbajë shiritin e kapitenit, nisur nga numri i ndeshjeve si kuqezi, por edhe faktit se gëzon formë të mirë dhe se Strakosha vështirë se rikuperohet e të jetë në formë maksimale pas operacionit që ka bërë së fundmi.

Rreshtimi, Hysaj sërish në vështirësi

Trajneri Edi Reja aplikon dy skema taktike në radhët e Kombëtares, një 3-5-2 që është skemë e preferuar dhe që skuadra jonë i përshtatet mjaft mirë, por edhe një 4-4-2 klasike, të cilën e aplikoi gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve dhe skuadra në disa takime rezultoi që përshtatet gjithashtu e madje mund të marrë edhe rezultat pozitiv. Ndaj Anglisë është e sigurt që do të luhet me 4 mbrojtës, madje dhe mesfushorët mund të marrin direktiva ,mbrojtëse. Kapiteni Hysaj edhe këtu vështirë se do të futet në formacion, pasi minutazhi i tij me Napolin nuk është aq i mirë sa i disa mbrojtësve të tjerë që kanë qenë aktiv në këtë periudhë. Kështu në repartin difensiv ka lojtarë më në formë në këtë moment sikurse janë Gjimshiti, Ismajli, që të dy pjesë e Serisë A, pa harruar Kumbullën që luan me Romën, gjithashtu në kampionatin elitar italian. Në këto rrethana, angazhimi i Hysajt në mbrojtje është i vështirë, por për të mbajtur shpirtin e grupit të bashkuar dhe për të mos e “njollosur” Hysajn, trajneri Reja mund ta vendosë atë si mesfushor i krahut të djathtë, një rol që ai e mbulon me siguri. Sidoqoftë, problemi i parë për t’u zgjidhur, edhe pse nuk duhet të jetë shqetësim, është padyshim shiriti i kapitenit, që në një skuadër duhet ta mbajë lideri. Por skuadrës tonë muajt e fundit i ka munguar lideri dhe ky është fakt.

Mbrojtësi/ Kumbullës i vjen një tjetër shans tek Roma

Mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla, do të luajë titullar në përballjen mes Romës dhe Fiorentinës në “Artemio Franchi”. Aktivizimin e mbrojtësit shqiptar e konfirmoi vetë trajneri Paulo Fonseka në konferencën për shtyp para ndeshjes. Roma e ka detyrimin të ngrejë kokën pas hapit të gabuar në sfidën e shtëpisë me Milanin. “Kumbulla është gati dhe ai do të luajë nesër, Smalling do të thirret, por ai nuk është në gjendjen më të mirë fizike për të luajtur 90 minuta”. Nuk do të ketë rotacion në repartin e avancuar, ku pikë referimi do të jetë sërish Borja Majoral. Në portë do të jetë Pau Lopez. “Borja Majoral do të luajë nesër, nuk do të ketë rotacion. Është e vërtetë që kemi pasur shumë ndeshje, por me shumë probleme në mbrojtje është më e vështirë për t’u menaxhuar loja. Ne do të ndryshojmë 2-3 lojtarë. Në portë do të luajë Pau Lopez”, tha një zyrtar i klubit.