BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Sport

Shiten të gjitha biletat, pritet një “Air Albania” i zjarrtë ndaj Polonisë, mungon Gjimshiti

Shiten të gjitha biletat, pritet një “Air Albania” i

Tashmë festa për fitoren me Hungarinë është lënë pas dhe po mendohet e punohet për sfidën e radhës, që do të jetë akoma më e vështirë dhe vendimtare për fatet e kualifikimit, të paktën për pjesëmarrje në “play-off”. Kjo pasi të martën në mbrëmje kuqezinjtë i pret një tjetër finale, akoma më e rëndësishme se ajo ndaj maxharëve, këtë herë në “Air Albania” ndaj Polonisë, rivalit direkt për vendin e dytë në grup, që të siguron një biletë për fazën “Play-Off” të Botërorit. Lajmi i keq për trajnerin Reja dhe grupin kuqezi është mungesa e Berat Gjimshitit, që pësoi një frakturë në dorë gjatë një përplasjeje në zonë në minutën e 25-të të ndeshjes me Hungarinë dhe u largua nga fusha me barelë, për t’u dërguar direkt në spital. Si trajneri, ashtu edhe presidenti Duka konfirmuan se mbrojtësi nuk do të jetë në dispozicion për sfidën ndaj polakëve në kryeqytet dhe vendin e tij në fushë pritet ta marrë njëri mes Kastriot Dermakut dhe Frederik Veselit, me këtë të fundit më favorit.

Shiten të gjitha biletat

Nuk ka vetëm lajme të këqija, pas dëmtimit të Gjimshitit që do të mungojë, por në përfaqësuese ka dhe lajme të mira. Një prej tyre lidhet me faktin se në kuadër të ndeshjes me Poloninë, janë shitur të 22 mijë biletat e vëna në dispozicion nga FSHF-ja dhe stadiumi “Air Albania” do të jetë i tejmbushur, për të përkrahur pareshtur djemtë kuqezi në fushën e blertë. Pikërisht tifozeria kuqezi do të jetë lojtari i 12-të në “Air Albania”, me shpresën që të bëjë diferencën në një përballje, ku marrja e tre pikëve “blindon” Shqipërinë në vendin e dytë të grupit. Shitja e të gjitha biletave është konfirmuar edhe zyrtarisht tashmë, madje biletat janë “zhdukur” nga qarkullimi prej një jave, duke dëshmuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje, vendimtare, ku kuqezinjtë synojnë fitoren.

Ekipi i varur nga Broja

Kombëtarja është e varur këto kohë nga shërbimet e sulmuesit të talentuar, Armando Broja. Kjo gjë u konfirmua edhe në duelin ndaj hungarezëve të shtunën. E bëri këtë në minutën e 66-të dhe pasi qëndroi disi në hije, në të 80-ën shpiku një aksion nga hiçi, duke dominuar kundërshtarët qoftë fizikisht, qoftë teknikisht dhe më pas lëshoi një diagonale nga një kënd mjaft i vështirë, duke e dërguar topin në të vetmin vend që mund të hynte gol. Festa kuqezi është e pamasë, pasi ia kanë dalë të grumbullojnë 9 pikë në tre ndeshjet e fundit dhe protagonist padyshim që është Armando Broja, ndaj të cilit duket se kuqezinjtë kanë krijuar varësi dhe këtë e konfirmojnë më së miri shifrat. Në të tre ndeshjet e fundit Broja ka luajtur një total prej 83 minutash (13-të dhe 25-të ndaj Hungarisë, 45 ndaj San Marinos), por ka qenë padyshim vendimtar, pasi ka shënuar tre gola, nga një për çdo ndeshje dhe ka dhënë dy asiste, duke qenë i përfshirë (gol ose asist) në 5 nga 7 golat që kuqezinjtë kanë shënuar në tre sfidat e fundit eliminatore. Iu deshën 363 ditë për të gjetur golin e parë kuqezi, por duket se tani Armando Broja nuk ka ndërmend të ndalet dhe objektivi i radhës është të “fundosë” edhe Poloninë, në një “Air Albania” që do të ketë vend për 22 mijë zemra kuqezi, përveç miliona të tjerëve që do ta ndjekin nëpërmjet ekranit.