BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Sport

Shkeli rregullat e “fair play”-it financiar, Evertonit i hiqen 10 pikë e zbret në vend të fundit në Premier League

Shkeli rregullat e “fair play”-it financiar, Evertonit i hiqen 10

Premier League është kampionati më i fortë dhe më i ndjekur në botë. Padyshim që klubet angleze dominojnë sot skenën e futbollit europian, qoftë me financat e mëdha që qarkullojnë, po ashtu me nivelin sportiv që paraqet. Por jo gjithçka shkon vaj me klubet angleze. Ka prej tyre që kanë plot probleme dhe që shkelin rregullat. Por ata që shkelin rregullat në Angli destinohen të marrin penalitete të rënda dhe në këtë formë duket se e ka pësuar edhe një klub i njohur britanik. Kështu, mësohet se Evertoni është në pikiatë në klasifikim pasi është dënuar për parregullsi financiare që thyejnë rregullat në fuqi të Premier League dhe tani e gjen veten me vetëm 4 pikë në klasifikim nga 14 që kishte, po aq sa dhe Bërnli me të cilin ndan vendin e fundit të renditjes, pas dënimit që është kontestuar nga klubi. I janë hequr plot 10 pikë. “Një komision i pavarur vendosi dënimin me 10 pikë, për t’u aplikuar menjëherë duke qenë se është siguruar se Everton ka shkelur rregullat”, lexohet në komunikatën e Premier League që zbardh vendimin e marrë nga një komision i pavarur që ka ndjekur çështjen.

Shkeljet kanë të bëjnë me mbylljen e periudhës së bilanceve 2021-2022. Everton kishte pranuar se kishte kaluar kufirin e humbjeve të lejuara, por jo se sa e kishte kaluar. “Pas një auditimi pesë ditor muajin e kaluar, komisioni zbuloi se humbjet në këtë periudhë shkonin në shumën e 142.4 milionë eurove, shifër që kalon kufirin e lejuar prej 120.1 milionësh. Për këtë arsye komisioni vendosi ta ndëshkojë me zbritjen e 10 pikëve”. Everton reagoi menjëherë me një komunikatë të shpërndarë në faqen e tij zyrtare. “Klubi gjykon se komisioni ka marrë një dënim disproporcional dhe të padrejtë dhe për këtë arsye do të apelojë. Everton këmbëngul se ka qenë gjithmonë i hapur dhe transparent në informacionet ekonomike që i ka dhënë Premier League dhe gjithmonë ka respektuar integritetin e procesit. Për këtë arsye i hedhim poshtë akuzat se kemi vepruar në keqbesim. Këmbëngulim se si ashpërsia ashtu dhe pesha e dënimit nuk janë as të drejta dhe as të arsyeshme duke marrë në konsideratë provat e dhëna”, lexohet në komunikatën e klubit. Everton me 10 pikë më pak rrëshqet në vendin e fundit të klasifikimit. Skuadra vinte pas një serie pozitive prej 3 ndeshjesh, me sukseset në shtëpinë e Kristal Palace dhe Uest Hem, si dhe barazimin në shtëpi me Brighton. Pas pauzës Everton riniset duke pritur Mançester Junajtid dhe fitorja kthehet në një objektiv të rëndësishëm aq sa beteja për të rimarrë në gjykatë 10 pikët e humbura.