BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Sport

Shkëlqimi dhe rënia e Vllaznisë, statistikat tregojnë se shkodranët s’kanë forcë për titullin

Shkëlqimi dhe rënia e Vllaznisë, statistikat tregojnë se

Vllaznia u tregua “Hirushja” e këtij kampionati deri në javën e 20-të të tij, por në dy xhirot e fundit, dy humbje radhazi, por edhe barazimet e mëparshme, kanë sjellë dobësimin e ritmit të saj dhe natyrisht rënien në statistika, ku rivalët janë afruar ndjeshëm dhe tani skuadra shkodrane e sheh veten të rrezikuar në kryesim. Madje ecuri e rivalëve është e tillë që e parakalojnë Vllazninë, pasi kanë grup më cilësor dhe janë në proces përmirësimi ne ngjitjeje. Kurse shkodranët patën një start të mirë, por nuk kanë qëndrueshmëri e as grup që bën diferencën dhe kjo nuk u jep atyre shanse të jenë fitues të titullit në aspektin pragmatik, kurse teorikisht janë plotësisht në valle. Në fakt, pati një shkëlqim dhe më pas një rënie të pashpjegueshme të Vllaznisë, e cila në lojën e bërë në ndeshjet e fundit nuk ka qenë ajo e fillimit, përkundrazi, Vllaznia e javëve të fundit është një skuadër mediokre. Ndoshta ekipi nuk e përballon volumin e ndeshjeve dhe grupi vetë nuk ka cilësi të mjaftueshme që të bëjë diferencën ndaj rivalëve, gjë që nuk i jep shanse skuadrës shkodrane. Statistikat thonë se në 5 ndeshjet e fundit Vllaznia ka marrë vetëm 4 pikë, më saktë një fitore, një barazim e tri humbje. Rivalët e saj kanë gati trefishin. Kështu, Teuta dhe Laçi, që mbajnë vendin e dytë e të tretë me nga 40 pikë secila, kanë marrë gjatë 5 ndeshjeve të fundit nga 4 fitore e një barazim, pra nga 13 pikë. Edhe Partizani me 11 pikë në 5 ndeshjet e fundit është me ritëm më të lartë. Pra këta janë rivalët për titull, që kanë një ecuri shumë më të mirë sesa Vllaznia. Në këto rrethana, për shkodranët vendimtare në 14 javët e mbetura të garës janë duelet direkte.

Çfarë po e mundon Vllazninë?

Dhjetë pikë larg vendit të dytë. Kaq ishte distanca që Vllaznia kishte deri pak muaj më parë. Tani që flasim, pranë kuqebluve nuk qëndron vetëm një skuadër pranë por plot tri. Në të tilla kushte presioni sa vjen e shtohet në kampin shkodran. Nëse deri para pak muajsh kishin luksin që t’i lejonin vetes edhe ndonjë gabim të vogël, momentalisht një gjë e tillë kategorikisht është e ndaluar. Ndaj Teutës ishte humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit të Superiores. Të sigurosh kreun është e vështirë por ta mbash atë është edhe më e vështirë. Sigurisht që ana psikologjike dukshëm ndikon në lojën e shkodranëve, është shndërruar edhe në një lloj ngërçi në lojën e kuqebluve. Në Shkodër duan të gjejnë shkaqet e këtyre humbjeve, teksa vështirësia për të dalë nga kjo situatë bëhet edhe më e vështirë, aq më tepër kur ndjekësit duket sikur janë më të motivuar për t’i parakaluar shkodranët, sepse motivimi nuk u mungoi edhe kur kuqeblutë ishin 10 pikë larg. Vetëm një fitore në 5 takimet e fundit dhe ajo ndaj Apolonisë një rivale, që të paktën në letër konsiderohej e kalueshme. Është momenti për të reaguar, por mes dëshirës dhe mundësive për ta bërë të mundur një gjë të tillë në mes është një det i tërë.

Apolonia frenoi marshimin e “demave” në momentin më të mirë, Partizani humbi një shans

Nëse barazimi ndaj Laçit mund të konsiderohej një rezultat i pranueshëm për vështirësinë që paraqiste ajo sfidë, ai ndaj Apolonisë është një hap i gabuar i të kuqve. Sigurisht që nuk ka vend për ta dramatizuar situatën, por keqardhja për pikët e lëna është e pashmangshme. Për me tepër që kryeqytetasit do të mund të kishin kapur kreun, teksa për skuadrën e Dajës ky ishte barazimi i nëntë sezonal, i dyti radhazi në kampionat. Ndoshta nënvlerësimi i kundërshtarit solli këtë rezultat, por gjithsesi për një skuadër si Partizani që ka synime madhore kurrsesi nuk duhet t’i lejojë vetes gabime të tilla. Është normale që për shkak të ngarkesës që sjell kalendari i ngjeshur ekipi mund të hasë vështirësi, por në ndeshje të tilla, ku pavarësisht modestisë që provojnë të tregojnë ekipet e mëdha, fitorja është detyrim. Sidoqoftë, sfida ndaj Skënderbeut mund të konsiderohet si një mundësi e mirë për të rikthyer Partizanin tek suksesi, kjo për shkak të formës jo të mirë që po tregojnë korçarët dhe të karikojë të kuqtë për sfidat e ardhshme.